Teknologji

Musk me mesazh të ri për stafin e Twitter: Rritni angazhimin me orë të zgjatura në punë

Apo të marrin paketën e largimit prej tri pagave.

Published

on

Miliarderi amerikan Elon Musk i dërgoi një mesazh të ri stafit të Twitter-it, në të cilin u dha atyre afat deri nesër për të vendosur nëse duan të qëndrojnë në kompani me “orë të zgjatur pune dhe intensitet të lartë pune” apo të marrin paketën e largimit prej tri pagave.

Musk tha se do të konsideronte çdo punonjës që të largohej nëse deri të enjten në mbrëmje me orën e Nju Jorkut ata nuk do të kishin klikuar në një lidhje që konfirmonte se ata “duan të jenë pjesë e Twitter-it të ri”.

“Çfarëdo vendimi që merrni, faleminderit për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”, thuhet në mesazh.

“Në perspektivë, për të arritur depërtimin e Twitter 2.0 dhe për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më konkurruese, do të duhet të jemi jashtëzakonisht të angazhuar. Kjo do të thotë orë të gjata pune me intensitet të lartë pune. Vetëm performanca e jashtëzakonshme e punës do të marrë notë kaluese”, thuhet në mesazh.

Twitter pushoi më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në fillim të këtij muaji menjëherë pasi Musk mori kontrollin e kompanisë.

Musk kritikoi shpenzimet dhe kulturën e punës së Twitter-it, duke thënë se kompania kishte nevojë për një shkurtim të madh të shpenzimeve dhe një rinisje të shërbimeve të saj.

Teknologji

Sukses i madh për Switch 2, Nintendo rrit pritshmëritë e shitjeve

Published

on

Nintendo të martën njoftoi se ka rritur parashikimin e saj për shitjet e konsolës së re Switch 2, duke e çuar në 19 milionë njësi për vitin financiar që përfundon në mars 2026, nga 15 milionë sa ishte më parë.

Kompania me seli në Kioto gjithashtu rriti pritshmëritë për fitimin operativ vjetor me 16%, duke arritur në 370 miliardë jen (rreth 2.45 miliardë dollarë).

Pasardhësi i pajisjes së suksesshme Switch doli në treg në një kohë të ndjeshme, gjatë luftës tregtare të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, çka testoi aftësinë e Nintendo-s për të menaxhuar zinxhirin e furnizimit.

Deri në fund të shtatorit, kompania shiti 10.3 milionë njësi Switch 2, të nxitura nga tituj të njohur si “Mario Kart World” dhe “Donkey Kong Bonanza”.

Raporti i fitimit operativ për gjysmën e parë të vitit ra në 13.2%, nga 23.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë sezonit të rëndësishëm të blerjeve të fundvitit, pritet që kërkesa të mbështetet nga lojërat e reja si “Pokemon Legends: Z-A” dhe “Kirby Air Riders”.

Aksionet e Nintendo-s ranë me 0.8% para publikimit të rezultateve financiare, por mbeten 40% më të larta krahasuar me fillimin e vitit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

YouTube po ju thotë: “Mjaft me Shorts”, po vjen kohëmatësi i ri

Published

on

YouTube po teston një veçori të re për të kufizuar kohën që përdoruesit kalojnë duke parë Shorts, raporton TechCrunch.

Platforma do të shtojë një kohëmatës ditor, i cili do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit nëpërmjet cilësimeve.

Përdoruesit do të mund të vendosin një kufi kohor ditor për shikimin e videove Shorts. Pasi të arrihet ky kufi, në ekran do të shfaqet një njoftim që i kujton përdoruesit të bëjnë pushim.

Edhe pse njoftimi mund të mbyllet me një klikim, qëllimi i funksionit është të ndërgjegjësojë përdoruesit për kohën e tepërt që mund të kalojnë duke parë përmbajtje të shkurtër, shpesh orë të tëra në mënyrë pasive.

Në të ardhmen, YouTube planifikon ta integrojë këtë opsion edhe me kontrollin prindëror. Kështu, prindërit do të kenë mundësi të vendosin kufij për kohën që fëmijët mund të kalojnë në Shorts, dhe në këtë rast njoftimi nuk do të mund të hiqet nga fëmijët.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shumë platforma sociale po përballen me kritika dhe padi për varësinë që shkaktojnë tek përdoruesit.

Sipas Bloomberg Law, mbi 2 mijë padi janë ngritur kundër kompanive të rrjeteve sociale, me akuza se platformat janë ndërtuar qëllimisht për të nxitur sjellje varësie dhe për të mbajtur përdoruesit të lidhur për periudha të gjata. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Ayaneo hyn në tregun e smartfonëve me pajisjen e parë për lojtarë

Published

on

Kompania Ayaneo, e njohur për konsolat portative dhe mini-PC-të e saj, po zgjerohet tani në tregun konkurrues të smartfonëve, duke synuar lojtarët mobilë.

Prodhuesi ka publikuar një “teaser” zyrtar për smartfonin e tij të parë, të cilin e përshkruan si “një telefon i vërtetë për lojtarët”.

Në videon promovuese shihet pjesa e pasme e pajisjes me dy kamera të integruara dhe pa dalje të dukshme, një dizajn që ngjan me modelet RedMagic.

Derisa detajet teknike ende nuk janë zbuluar, pritet që telefoni të përdorë sistemin Android.

Sipas Ayaneo, ky projekt lindi “nga dashuria e pastër për lojën dhe ndjekja e ëndrrave”.

Më shumë informacion pritet të publikohet në teaser-at e ardhshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

TikTok fshin mbi 189 milionë video

Published

on

Platforma e njohur e videove të shkurtra TikTok ka njoftuar se gjatë periudhës prill–qershor 2025 ka hequr më shumë se 189 milionë video në mbarë botën, për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit.

Sipas raportit zyrtar, mbi 99% e përmbajtjeve të fshira janë identifikuar nga sistemet automatike të platformës, ndërsa më shumë se 90% e videove janë hequr përpara se të shiheshin nga ndonjë përdorues.

Fshirje brenda pak orësh

TikTok thekson se 80.6% e videove të fshira janë hequr brenda një periudhe mesatare prej vetëm dy orësh nga momenti i publikimit.

Në Turqi, janë fshirë 4.4 milionë video, nga të cilat 99.4% janë identifikuar si përmbajtje që shkelin rregullat, dhe 97% janë larguar brenda 24 orëve.

Cilat ishin shkeljet më të zakonshme?

Sipas raportit, përmbajtjet më problematike i përkasin kategorive: Tema të ndjeshme dhe përmbajtje për të rritur – 30.6%. Mallra të rregulluara dhe aktivitete tregtare – 30.5% Siguria dhe mirëqenia e të rinjve, ku 99.4% e videove u hoqën përpara se të shiheshin.

Transmetimet dhe reklamat

Përveç videove të zakonshme, TikTok ka hequr edhe 36 milionë transmetime të drejtpërdrejta (live) gjatë tremujorit të dytë të vitit, rritje prej 100% krahasuar me periudhën e mëparshme. Gjithashtu, janë fshirë mbi 8 milionë reklama për shkelje të politikave të reklamimit.

Presioni në rritje ndaj rrjeteve sociale

Raporti publikohet në një periudhë kur platformat sociale përballen me presion në rritje nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare për të kufizuar përmbajtjet e dëmshme – veçanërisht ato që prekin të miturit, dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme.

Me mbi 1 miliard përdorues aktivë, TikTok vazhdon të përballet me kritika dhe hetime në lidhje me sigurinë e të rinjve dhe menaxhimin e të dhënave personale të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara