Lajmet

Murati: Sot është dita vendimtare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se dita e sotme është vendimtare për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe tre kandidatë të papërfunduar, me gjashtë tentativa të mundshme për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit, që duhet të vijë nga komuniteti jo-shumicë serb.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Murati ka qenë i prerë për sa i përket qëndrimit ndaj Listës Serbe, duke përjashtuar çdo mundësi për mbështetje ndaj saj.

“Po besoj që të gjithë e kemi kuptuar që sot është dita vendimtare sa i përket seancës konstituive, do të thotë kanë mbetur edhe tre kandidatë ende ta pa ezauruar me 6 tentativa të mundshme për t’u zgjedhur nënkryetari i 5 që duhet të vijë nga radhët e komunitet jo shumicë serb. Votë për Listën Serbe ne nuk kemi sepse marr parasysh edhe të kaluarën e tyre edhe faktin që ata nuk i njohin institucionet dhe Republikën e Kosovës si dhe përfshirjen e tyre në sulmin terrorist në Banjskë dhe që rrjedhimisht ata vazhdojnë që të jenë të dirigjuar nga kryeterroristi Milan Radoiçiq, Alternativa e vetme për me dalur nga ngërçi dhe për të konstituuar Kuvendin është deputeti Nenad Rashiq”, tha ai.

Lajmet

Suharekë: Dyshohet se u godit nga rrufeja, vdes një person

Published

on

By

Një person në Suharekë ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë autoritetet kompetente, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, njofton Policia.

Hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse, ndërsa raporti i obduksionit pritet të konfirmojë zyrtarisht shkakun e vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me gjetjen e një trupit të pajetë të një burri në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur të martën, më 30 qershor 2026, rreth orës 13:05.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit janë ndërmarrë masat e para procedurale për zbardhjen e rrethanave.

“Lidhur me rastin është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa rezultatet e autopsisë pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së viktimës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.

Sipas raporti 24-oresh, bëhet me dije se i dyshuari dhe viktima janë të dy shtetas kosovarë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti tashmë ka kaluar në fazën e hetimeve të mëtejshme në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa i dyshuari mbetet në ndalim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, akti që hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

Published

on

Sot shënohen 36 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një prej akteve më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës dhe një moment vendimtar në rrugën drejt shtetësisë.

Më 2 korrik 1990, 111 delegatë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë dhe e barabartë në kuadër të federatës, përkatësisht konfederatës së atëhershme jugosllave.

Për shkak se ndërtesa e Kuvendit ishte e rrethuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, delegatët e shpallën deklaratën jashtë objektit të parlamentit, duke sfiduar presionin e regjimit të kohës dhe duke shënuar një akt të guximshëm politik.

Deklarata e 2 Korrikut konsiderohet si dokumenti i parë institucional që hodhi themelet e procesit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, duke shprehur qartë vullnetin politik për barazi me republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Ky akt historik u bë bazë për zhvillimet e mëvonshme politike dhe juridike, përfshirë miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990 dhe referendumin për pavarësi, duke i hapur rrugën shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara