Lajmet

Murati: Rritja e çmimit të tatimit në pronë ishte paraparë me ligj

Murati tha se deri tani janë marrë dy vendime apo udhëzime administrative.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot deklaroi se duhet të sqarohet se tatimi në pronë si tatim, është tatim që mblidhet nga komunat dhe janë të hyra komunale, pra komunat i përdorin ekskluzivisht për t’iu ofruar shërbime dhe infrastrukturë qytetarëve në komunat ku jetojnë.

Murati u shpreh se kjo gjë duhet të sqarohet pasi siç tha, ka pasur pretendime se Qeveria ka rritur tatimet për të rritur të hyrat, por, kjo sipas tij, nuk ka ndodhur.

Sa i përket çështjes së tatimit në pronë, Murati tha se deri tani janë marrë dy vendime apo udhëzime administrative.

“E para ka qenë për formimin, pra udhëzimi administrativ për këshillin mbikëqyrës për licencim të vlerësuesve të pronave të paluajtshme, që është marrë apo është nënshkru nga ministri i Financave dhe është bërë me datën 15 shtator të vitit 2021 dhe s’ka të bëjë fare pra me çështjen në fjalë të faturave të tatimit në pronë. Vendimi tjetër që është marrë ka qenë udhëzimi administrativ i miratuar me datën 1 nëntor të vitit 2021 që ka pasur të bëjë me pezullimin e shërbimeve komunale për tatim-paguesit në pronë e që me fjalë tjera ka qenë, nëse ju kujtohet ai vendimi për të heqë obligimin që qytetarët e kanë pasë të pagujnë tatimin në pronë në mënyrë që të mundësohet regjistrimi i veturës, domethënë kjo është bërë në nëntor të vitit 2021”, tha ai, duke shtuar se si qeveri çka kanë dërmarrë deri më tani në këtë aspekt ka qenë si ta lehtësojmë jetën e qytetarëve.

Ministri potencoi se ligji i miratuar në vitin 2018 për tatimin në pronë, ishte i miratuar nga qeveria Mustafa në vitin 2017, kur ministër ishte Avdullah Hoti, por tha se ky ligj s’ishte miratuar në kuvend sepse qeveria kishte rënë. Ai u shpreh se ligji i njëjtë ishte proceduar në qeverinë Haradinaj disa muaj më vonë, me ç’rast ishte mituar dhe në janar të vitit 2018 kishte hyrë në fuqi.

Murati deklaroi se ky ligj i ka pëcaktur disa afate dhe disa kushte që obligojnë institucionet e vendit të respektohen.

“Domethënë ky ligj i miratur në vitin 2018 ka paraparë që sipas nenit 7 të këtj ligji, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, të hyjnë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, domethënë më përpara s’ka qenë tatimi tokave, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji ka fillu të tatimohen edhe tokat, sepse niher kanë qenë vetëm ndërtesat. Pra, që nga viti 2018 e këtej kanë fillu të tatimohen edhe tokat dhe viti i pestë, pra viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind. Domethënë këta e obligon ligji. Dhe nuk është marrë asnjë vendim, as s’ka pasë nevojë të merret asnjë vendim, sepse ky ligj e ka përcaktu qysh në vitin 2018 që tokat duhet të tatimohen. Dhe, pjesa më e madhe e rritjes së faturave pra shkon nga ky tatim për shkak se tatimi në tokë, pra një pjesë e madhe që nuk janë tatimuar në të kaluarën ose janë tatimuar me norma të reduktuara sipas nenit 7 të ligjit të miratuar në vitin 2018, në vitin 2023 aplikohet me automatizëm tatimi i ri”, tha ai.

Ai shtoi se arsyeja e dytë ka të bëjë edhe me vlerësimin e pronave rezidenciale, por edhe me shkallët tatimore.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të marten ka reaguar lidhur me çmimin e rritjes së tatimit në pronë. MF ka potencuar se tatimi në pronë është tatim, i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

Për shtrenjtimin e tatimit në pronë, ditëve të fundit ka pasur kritika nga deputetë të opozitës dhe qytetarë.

Lajmet

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite dënojnë sulmet e rebelëve Houthi ndaj aeroportit të Riadit

Published

on

By

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite – të njohura si grupi R4 – kanë dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme të rebelëve Houthi të Jemenit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Riadit, duke i cilësuar ato si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm për sigurinë rajonale.

Sipas autoriteteve saudite, një sulm i ri i kryer të dielën ka lënë një person të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, vetëm një ditë pasi një goditje tjetër nga Houthit shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të lënduar.

Përmes një deklaratë të përbashkët, katër fuqitë rajonale shprehën solidaritetin e tyre me Riadin dhe konfirmuan mbështetjen për të gjitha masat mbrojtëse që Arabia Saudite do të ndërmarrë. Ato bënë përgjegjës grupin Houthi për pasojat mbi paqen ndërkombëtare dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve.

Zotimi për mbrojtje vjen në kuadër të marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në gusht mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, e cila parashikon reagim të përbashkët ushtarak dhe vendosje të shpejtë të forcave mbrojtëse në rast sulmi ndaj ndonjërës prej palëve. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes, kërkojnë pagat dhe trajtimin e lëndës

Published

on

By

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar të hënën para Gjykatës Supreme në Prishtinë, duke kërkuar përshpejtimin e trajtimit të lëndës së tyre gjyqësore, vonesa e së cilës i ka lënë pa paga.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, vonesat në vendimmarrjen e gjyqësorit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve, ndonëse stafi ka vazhduar të kryejë detyrat e punës dhe t’u ofrojë shërbime qytetarëve.

Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza, theksoi se kërkesa e tyre kryesore është mosvonesa e drejtësisë.

“Jemi këtu para Gjykatës Supreme sepse pas kësaj lënde janë qindra punëtorë dhe familje që presin një përgjigje. Ne nuk po kërkojmë ndërhyrje në drejtësi, por kërkojmë që drejtësia të mos vonohet, sepse në mes është jeta e familjeve tona”.

Prebreza u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë, duke ngritur pyetjen se sa gjatë duhet të presin punëtorët për të marrë pagat që u takojnë me ligj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten Shiroka-Pula

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas një takimi zyrtar të zhvilluar me përfaqësues të këtij misioni diplomatik.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada amerikane konfirmoi përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës në realizimin e objektivave strategjike.

“Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Halil Bashota merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për ekokritikën në Londër

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Halil Bashota ka prezantuar punimin e tij shkencor dhe ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Konferencën Ndërkombëtare për Ekokritikën dhe Studimet Letrare, të organizuar nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR), në Birkbeck, University of London, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Punimi i profesorit Bashota trajtoi ekopoetikën dhe modernizmin përmes veprave të poetit amerikan William Carlos Williams, me fokus të veçantë në poezitë “Asphodel” dhe “The Red Wheelbarrow”. Përmes kësaj analize, ai shqyrtoi mënyrën se si poezia e Williams-it ndërton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, trajton botën natyrore dhe nxjerr në pah rëndësinë ekologjike të përditshmërisë.

Konferenca e cila u organizua nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR) në Birkbeck, University of London, shërbeu si një platformë për dialog ndërdisiplinor dhe diskutime mbi mënyrat se si letërsia, kultura dhe studimet mjedisore ndihmojnë në kuptimin e marrëdhënies së njeriut me natyrën dhe sfidat ekologjike bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara