Lajmet

Murati raporton sot në Komisionin për Mirëqenie Sociale

Në këtë takim do të diskutohet edhe për planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, temë kryesore do jetë diskutimi rreth strategjisë legjislative lidhur me skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Takimi do të nis në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës./UBTNews/

Aktualitet

Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Published

on

I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.

Sorensen ka shkruar në platformën X se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme si pjesë e dialogut.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.

Continue Reading

Aktualitet

Qetësi në pikat kufitare, kolona vetëm në dalje të Merdarës deri në 40 minuta

Published

on

Në pikat kufitare të vendit mëngjesi ka nisur i qetë me kolona të pakta në numër.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona ka vetëm në dalje të Merdarës deri në 40 minuta.

Në hyrjet dhe daljet në pikat tjera kufitare kolona nuk ka aspak.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes një grua nga aksidenti në Korçë

Published

on

Një grua ka qenë duke ecur me biçikletë në drejtim të Korçës kur është përplasur nga mbrapa nga një mjet, duke e lënë të dëmtuar rëndë, por ka vdekur sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas burimeve të siguruara gruaja mendohet se po vinte nga arat ku ka punuar gjatë ditës dhe në biçikletë kishte të ngarkuara prodhimet bujqësore.

Segmenti i rrugës Voskopojë – Korçë është i pa ndriçuar çka ka bërë të vështirë për drejtuesin e mjetit fushëpamjen, aq më tepër kur gruaja me biçikletë nuk kishte shenjë ndriçues nga mbrapa, raporton “Euronews Albania”.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Duhet thënë se ky aks rrugor edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës është bërë burim aksidentesh.

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje.“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren./REL

Continue Reading

Të kërkuara