Lajmet

Berisha thotë se Kurti po viktimizohet para elektoratit në lidhje me tentim atentatin ndaj tij

Berisha e sheh si viktimizim para elektoratit të Kurtit në “luftën kundër Serbisë”.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se televizioni publik po i shërben Qeverisë, ndërsa tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

Duke folur për raportimet për tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka thënë se do të propozojë formimin e një komisioni hetimor lidhur me këto pretendime. Sipas tij, Kurti “përpiqet të krijojë armiq të brendshëm” për shkak “të dëmeve që ia bëri Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Sipas tij, këto veti janë të “diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste”.

“Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimorë brenda parlamentar. Së pari do ta ngrisë në këtë komision ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisë unë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit, kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vucicin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën”, ka thënë Berisha.

“Dëmet që i bëri Kosovës me takimin  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me një vendim të panevojshëm sepse çështja është rregulluar me ligj dhe me Kushtetutë. Nga ky kompleks mundohet me kriju armiq të brendshëm, atëherë kjo është shumë shqetësuese, vetitë e propagandës armiqve të brendshëm janë vetitë e diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste dhe bashkësitë, kështu e kemi pasur regjimin e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

Teksa ka folur për këtë çështje, Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

“Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e  bënë publike fare media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve e lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit e shmang mundësin duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjeshtë  një lloj strategjie e viktimizimit dhe me dëshmu para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëjë unë Serbisë sa që po dojnë edhe mem vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve, kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai katheksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd. Por Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ka pasur tentim për atentat.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme në një deklarim për media.

Ishte Radiotelevizioni Publik i Kosovës që fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentativë kundër kryeministrit të Kosovës.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara