Lajmet

Murati: Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket bllokimit të llogarisë së Komunës së Suharekës. Ai ka thënë se ankesat karshi qeverisë në këtë drejtim janë në adresë të gabuar, pasi qeveria nuk bllokon këto llogari.

Në një konferencë për media të martën, ministri tha se po ka tendencë të shfrytëzohen për sulme politike ndaj qeverisë.

Ndërsa, ka folur edhe për kontratën kolektive, për të cilën u shpreh se nënshkruesi i kësaj kontrate ka qenë bashkëpartiaku i kryetarit që dje ishe ankuar se qeveria ka bllokuar llogaritë.

Ai ka theksuar se bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga urdhrat e formës së prerë të gjykatave, vendimeve të gjyqësorit për pagimin e obligimeve të prapambetura.

“Në lidhje me llogaritë e komunave dhe bllokimin që kishim rastin më e fundit, konsideroj që ankesat edhe janë në adresë të gabuar, dhe madje po ka tendencë të shfrytëzohen për sulme politike ndaj qeverisë. Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë qoftë nga Asociacioni i Komunave apo edhe nga niveli komunal, që të tentohet të bëhet bartja e fajit. Qeveria nuk bllokon llogari, nëse ka shkuar njoftimi prej thesarit që po bllokohen llogaritë, është ngjashëm sikur të pretendojmë, që kur vjen mesazhi që të ka dalë paga në banka, banka ta ka qit pagën, në fakt punëdhënësi e ka qit, por banka të njofton. Edhe në këtë rast, thesari është banka e komunave që i njofton për veprimet që ndërmerren, dhe nuk ka bllokim të llogarive të tilla. Bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga urdhrat e formës së prerë të Gjykatave, vendimeve të gjyqësorit për pagimin e obligimeve të prapambetura. As tendencë politike nuk ka këtu e as nuk është obligim i qeverisë që qeveria ua ka bartë. Se paku kjo qeveri nuk u ka bartë komunave këtë obligim, çfarëdo politike që kemi shtuar në këtë mandat, e kemi përcjellë edhe me buxhetin përkatës”, ka thënë Murati.

Sa i përket kontratës kolektive, Murati ka theksuar se ka qenë pikërisht, Ramë Likaj, ministër në qeverinë e PAN-it, ministër i AAK-së, që ka nënshkruar një kontratë kolektive. Ai shtoi se për t’u zgjidhur problemi, duhet fillimit të identifikohet.

“Për në tepër, nëse shohim tërësinë e buxhetit, pra, gjatë mandatit tonë qeverisës buxheti i komunave është shtuar për më shumë se 200 milion euro, d.m.th i kanë më tepër seç kanë pas buxhet kur kemi marrë mandatin në fillim të qeverisjes. Ndërkaq, nëse duam të shohim se kush e ka nënshkruar, kanë qenë pikërisht qeverisjet e kaluara, e madje nënshkruesi i kontratës kolektive ka qenë bashkëpartiaku i kryetarit që dje ishe ankuar se qeveria ka bllokuar llogaritë. Ka qenë pikërisht, Ramë Likaj, ministër në qeverinë e PAN-it, në qeverinë Haradinaj, ministër i AAK-së, që ka nënshkruar një kontratë kolektive, shkelje ligjore, pa mbulesë buxhetore dhe ka fut në obligim gjitha këto komuna duke shkaktuar një dëme mbi 100 milion euro, dhe ende nuk kemi llogaridhënie për këtë çështje. Pra, le të adresojmë, sepse për t’u zgjedh problemi, fillimisht duhet të identifikohet cili është problemi, jo të merremi me pasojën, por duhet të merremi me shkakun dhe shkaktarin”, ka shtuar Murati.

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara