Lajmet

Mungon siguria në parqet e kryeqytetit, komuna premton vendosjen e kamerave

Published

on

Përdorimi i motoçikletave, qentë endacakë dhe përdorimi i narkotikëve mbesin dukuri shqetësuese për qytetarët që frekuentojnë në parqet e kryeqytet, veçanërisht në atë të Gërmisë. Për të pasur më shumë siguri në parqe, qytetarët kërkojnë vendosje të kamerave në parqe, ndriçim të mjaftueshëm dhe shenjëzim të shtigjeve.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se ndriçimi në parqe do të shtohet, do të rregullohen lodrat për fëmijët, do të bëhet shejnëzimi i shtigjeve, vendosja e kamerave jo vetëm në parqe, por në të gjithë kryeqytetin, si dhe do të shtohet numri i patrullave policore.

Megjithatë, ai tha se është shtuar edhe një dukuri e re që është sipas tij, shqetësuese, si përdorimi i motoçikletave që po frekuentohen nëpër shtigjet e vizitorëve, që janë në Gërmi.

“Kemi lloj-lloj të them kërcënime apo edhe ankesa që sillen sa i përket sigurisë të qytetarëve duke filluar prej qenve endacakë që janë në parqe, që i frekuentojnë dhe vazhdojnë edhe me dëmtimin e veturave , dëmtimin e pronës, vjedhjen e veturave, përdorimi i narkotikëve , mirëpo edhe një dukuri e re që rishtazi ka filluar të ndodhë, që është brengosje edhe për ne si kryeqytet dhe për policinë e Kosovës është edhe përdorimi i motoçikletave si me dy apo katër rrota që frekuentojnë edhe nëpër shtigjet e vizitorëve që janë në Gërmi dhe si të tillë e paraqesin rrezik për qytetarët“, tha Fushtica.

Fushtica tha se është me rëndësi vendosja e kamerave edhe në parqe, por edhe në pjesë tjera të kryeqytetit , dhe vendosja e masave tjera shtesë që parashihen për këtë plan.

“Ne i kemi marrë ankesat e qytetarëve dhe si kryeqytet kemi vendosur dhe kemi pasur javën e kaluar takimin e parë me iniciativë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe kemi formuar grupin punues për hartimin e planit të sigurisë për të gjitha parqet e kryeqytetit. Në këtë plan që do të hartohet janë të përfshirë të gjitha palët e interesit, duke filluar nga Policia e Kosovës, shërbimi i zjarrfikësve, Drejtoria e parqeve, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Urbanizmit, është edhe Shoqata Alpine që kujdesët relatvisht për parkun e Gërmisë dhe të gjithë palët tjera të interesit për të hartuar masat e nevojshme, që të rritet siguria e parqeve në kryeqytet. Duke filluar me shejnëzimin e shtigjeve, përmirësimi i ndriçimit, përmirësimi edhe i lodrave, por ç’është me rëndësi vendosja e kamerave edhe në parqe edhe në pjesë tjera të kryeqytetit, dhe vendosja e masave tjera shtesë që parashihen për këtë plan”, vijoi Fushtica.

Sa i përket ndriçimit Fushtica tha se ndriçimi është një komponent shumë i rëndësishëm i sigurisë, pasi që sipas tij, aty ku ka ndriçim ka më shumë siguri.

Ai tha se aty ku nuk ka ndriçim ka rrezik për zhvillim të aktiviteteve kriminale.

“Sa i përket ndriçimit mendoj që është një hapësirë e madhe, dhe po punohet dita ditës. Drejtoria për shërbime publike është përgjegjëse për këtë pjesë, është duke e mbuluar dhe duke vazhduar të mbulojë. Duhet të kemi parasysh se ndriçimi është një komponent shumë i rëndësishëm i sigurisë, aty ku ka ndriçim ka më shumë siguri, aty ku s’ka ndriçim ka rrezik për zhvillim të aktiviteteve kriminale dhe si të tillë ne ndërlidhemi me këtë çështje. Pra edhe do të shikohet aty ku nuk ka ndriçim të mjaftueshëm, të shtohet numri i ndriçimit, të përmirësohet, të riparohet, por më së shumti të vendosen kamerat të monitorimit në mënyrë që të monitorohen aktivitete të dyshimta… Kamerat do të vendosen në çdo park, por jo vetëm në çdo park, ne vetëm kemi fillur me projektin, është në procesin e tenderimit, dhe do të vendosen kamerat në çdo pjesë të kryeqytetit, dhe si të tilla do të monitorohen nga policia e Kosovës“, theksoi Fushtica.

Ndërkaq, për qenët endacak Fushtica ceku se, shpreson që do të ketë edhe strehimore të tjera që do të hapen nga qytetarët me subvencionim, me sterilizim, vaksinim dhe lëshim.

Sipas tij, sa për kontrollimin e parqeve nga Policia e Kosovës do të rritet numri i patrullave në parqet.

Fushtica gjithashtu theksoi se duhet të analizohen bashkërisht dhe të gjendet mënyra më e mirë se si të bëhet jo vetëm parandalimi i aktiviteteve kriminale, por edhe zbulimi i veprave kriminale që ndodhin në parqet e qytetit.

Për sigurinë në parqe, një qytetar i lagjes “Taukbashçe”, Avdyl Tolaj tha se janë të rrezikuar qentë endacak.

“Nga ana njerëzore nuk njoh raste se ka ndodhur diçka, por sa i përket qenëve sigurisht që janë të rrezikuar. Ky kryetari që kam shumë respekt për të, por duket se nuk ka mundur me arrit qëllimin… po shoh shumë qenë edhe nëpër qytet. Rinia, sidomos femrat janë shumë të frustëruara, ndoshta nuk i sulmojnë, por tash kanë marrë frikë. Kështu që ishte dashur të ketë një përkujdesje pak më të madhe… Prishtina ka nisur njëfarë tubimi, në qendra të tjera jo, por ka mundësi që i fusin këtu që të shtohet numri i banorëve”, tha Tolaj.

Ndërsa një qytetarë tjetër, Drin Demaj, në parkun e Gërmisë tha se nuk janë të sigurtë, mund të ketë rrezik nga qentë në mbrëmje.

“Normal që, sidomos në parkun e Gërmisë nuk janë të sigurt se mali është afër, nuk është vend i banueshëm, mundet me pasur rrezik nga qentë, ndoshta edhe prej dikujt se natën normal që nuk ka as njerëz të mirë që rrijnë, mundet me pasë, po ma mirë është me frekuentua ditën”, thekson Demaj.

Ndërkaq, Shyqyri Thaçi, një qytetarë tjetër në parkun e “Taukbahqes” u ankua për rrjedhjen e kanalizimit që kalon në dy tre vende që disa vite, dhe sipas tij nuk po rregullohet nga institucionet përkatëse.

“Në “Taukbahqe”, në këtë park, ku unë jetoj këtu afër, dhe dal rregullisht, këtu janë të sigurtë qytetarët natën, se gjithmonë ka më shumë qytetarë dhe ka drita. Nuk e di që ka ndodhur këtu diçka ndonjëherë, ndonjë incident, që dikush ka ngacmuar një qytetarë këtu. Në parqe të tjera kam dëgjua atje në qytet, në parkun afër Fabrikës së Tullave, kanë ndodhë incidente, por këtu jo. Është një park që mbahet shumë bukur, por problemi është se atje diku rrjedhin kanalizimet në dy vende, është mirë me paraqit, kanalizimet rrjedhin që disa vite në dy tre vende dhe nuk e rregullojnë “, shtoi Thaçi.

Sa i përket sigurisë në parqe, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për KosovaPress.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve -Prishtinë dhe Klubi Alpin Prishtina kanë mbajtur një mbledhje për “Hartimin e Planit për Siguri në Parqet e Kryeqytetit”.

Në këtë mbledhje është diskutuar për elementet e domosdoshme për trajtimin e çështjes së sigurisë në parqet e kryeqytetit, evidentimin e faktorëve kërcënues, vendosja e pajisjeve të sigurisë, monitorimi, verifikimi dhe kontroll të vazhdueshme në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret për realizimin e këtij plani.

Lajmet

United Hospital në shërbim të shëndetit të meshkujve – diagnostikimi i hershëm i kancerit të prostatës, prioritet i mjekësisë moderne

Published

on

By

Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm përbën një nga faktorët më të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve malinje, United Hospital, si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, po promovon rëndësinë e kujdesit parandalues, diagnostikimit profesional dhe qasjes bashkëkohore ndaj shëndetit të pacientëve.

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese Nëntori Blu, të dedikuar shëndetit të meshkujve, United Hospital vë në pah rëndësinë e kontrolleve të rregullta urologjike dhe zbulimit në kohë të kancerit të prostatës, një ndër sëmundjet malinje më të përhapura te meshkujt në nivel global. Sfida kryesore e kësaj sëmundjeje qëndron në faktin se në fazat fillestare mund të zhvillohet pa simptoma të dukshme, duke e bërë kontrollin parandalues një domosdoshmëri dhe jo thjesht një rekomandim shëndetësor.

Një rol të rëndësishëm në vlerësimin e shëndetit të prostatës ka analiza e PSA-së (Antigjeni Specifik i Prostatës), e cila realizohet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Vlerat e rritura mund të sinjalizojnë ndryshime të ndryshme në prostatë, përfshirë zmadhimin beninj, inflamacionin apo mundësinë e një procesi malinj. Megjithatë, PSA-ja nuk përbën e vetme një diagnozë të kancerit, por është një instrument i rëndësishëm në vlerësimin e mëtejshëm nga specialisti i urologjisë.

Sipas rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Urologjisë (EAU), diskutimi për testimin e PSA-së mund të fillojë nga mosha 50-vjeçare te meshkujt me rrezik mesatar, ndërsa te ata me histori familjare të kancerit të prostatës rekomandohet të fillojë më herët, zakonisht nga mosha 45-vjeçare.

Me infrastrukturë moderne, teknologji bashkëkohore dhe staf profesional, United Hospital synon të ofrojë standarde të avancuara të shërbimeve shëndetësore, duke e vendosur pacientin, sigurinë dhe cilësinë e kujdesit në qendër të angazhimit institucional.

Mesazhi i këtij nëntori është i qartë: shëndeti nuk duhet të presë shfaqjen e simptomave. Kontrolli në kohë mund të bëjë dallimin vendimtar. Kujdesi për veten është përgjegjësi, ndërsa diagnostikimi i hershëm është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit më të suksesshëm.

United Hospital – profesionalizëm, teknologji dhe përkushtim për shëndetin tuaj.

Nëntori Blu në United Hospital: Kontrolle të specializuara urologjike me paketa promocionale për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Nëntori Blu”, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve dhe luftës kundër kancerit të prostatës, United Hospital ka ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese dhe shëndetësore, duke ofruar dy paketa të veçanta kontrollesh urologjike me çmime promocionale.

Duke qenë se kanceri i prostatës mund të zhvillohet për një kohë të gjatë pa shfaqur simptoma të dukshme, diagnostikimi i hershëm dhe kontrollet periodike përbëjnë një element thelbësor në identifikimin e ndryshimeve patologjike dhe në përcaktimin e trajtimit të duhur. Në këtë drejtim, United Hospital synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbime profesionale diagnostikuese.

Nën kujdesin e Dr. Ardit Nelës, specialist i Urologjisë, pacientëve u ofrohen dy paketa të dedikuara për vlerësimin e shëndetit urologjik, të cilat përfshijnë vizitën specialistike, ekzaminimin ultrasonografik dhe analizat përkatëse laboratorike.

Paketa e parë urologjike, e cila nga çmimi i rregullt prej 70.50 euro ofrohet me çmim promocional prej vetëm 30 eurosh, përfshin:

Vizitë te specialisti urolog dhe ECHO (ultratingull).

Hemogram.

Ure dhe kreatininë.

Glikemi.

Analizë të urinës.

Analizën PSA.

Paketa e dytë urologjike, nga 72 euro në vetëm 30 euro, përfshin:

Vizitë te specialisti urolog dhe ECHO (ultratingull).

Hemogram.

Sedimentacion.

Analizë të urinës.

Urinokulturë me antibiogram.

Përmes kësaj oferte, United Hospital synon të ndërthurë ekspertizën profesionale, diagnostikimin bashkëkohor dhe qasjen më të lehtë të pacientëve në shërbimet shëndetësore, duke e vendosur parandalimin dhe kujdesin për shëndetin në qendër të vëmendjes.

Mesazhi i kësaj fushate është i qartë: mungesa e simptomave nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesën e sëmundjes. Prandaj, kontrollet periodike dhe konsultat me specialistët mbeten hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit.

📞 Terminet dhe informatat: 046 60 70 70

📍 United Hospital – M2 Prishtinë–Ferizaj, kilometri i 7-të, Prishtinë

Për informata dhe termine:

Tel: 046 60 70 70

Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Pranim-dorëzimi i raporteve për vrasjen e Arlinda Zekajt përplas anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila pas diskutimeve publike ka vijuar punimet prapa dyerve të mbyllura.

Kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit i ka dorëzuar zyrtarisht raportet e kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim institucional rreth përgjegjësive në këtë rast.

Mirëpo, dorëzimi i dokumenteve ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ekzekutivin për pengim të hetimit dhe tentim të mbulimit të dështimeve të shtetit.

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha Rrahmani.

Nga ana e tij, kryetari Burim Ramadani është zotuar para mediave se procesi hetimor do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe mbi bazën e fakteve zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara