Aktualitet

Mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve, pengesë për avancimin e sistemit të drejtësisë

Raportin e ka prezantuar Gëzim Shala nga IKD.

Published

on

Mungesa e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve është pengesa kryesore e avancimit të sistemit kosovar të drejtësisë drejt një sistemi llogaridhënës, me integritet dhe profesional.

Kjo është e gjetur e raportit “Llogaridhënia pa progres- Analizë e (mos) zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar sot.

Raportin e ka prezantuar Gëzim Shala, nga IKD, i cili tha se ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë që i është bërë zbatimit në praktikë të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai tha se nga 276 ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët gjatë viti 2020 dhe gjysmës së parë të vitit 2021 kanë hedhur poshtë gjithsej 233 ankesa disiplinore.

“Ajo që vije në pah nga monitorimi i IKD-së është mungesa e vullnetit për ngritjen e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila mungesë e vullnetit ka bërë që as sistemi i ri i llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve mos të jep efektet e dëshiruara […] Njëra nga gjetjet e këtij raporti është trajtimi i ankesave disiplinore nga autoritetet kompetente, përkatësisht nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët. Mbi 80 përqind të ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë hedhur nga autoritetet kompetente, përkatësisht nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, ajo çfarë bie në sy në këtë rast është mungesa e arsyetimeve meritore ndaj aktvendimeve me të cilat edhe hedhen ankesat disiplinore. Në anën tjetër në ato pak raste të cilat kanë shkuar në KGJK apo në KPK për hetim të mëtutjeshëm të rasteve disiplinore KGJK dhe KPK në shumicën dërrmuese të rasteve i kanë liruar gjyqtarët dhe prokurorët nga përgjegjësia disiplinore”, tha ai.

Ai tha se IKD ka gjetur se masa më e rëndë e shqiptuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në rastet disiplinore ka qenë zvogëlimi i pagës.

Shala ka pasur kritika edhe sa i përket Institucionit te Avokatit të Popullit, siç tha ai, për mos veprim në rastet e hedhjeve të ankesave disiplinore nga ana e autoriteteve kompetente.

“Aspekt tjetër jashtëzakonisht problematik në këtë drejtim është qasja që Avokati i Popullit ka pasur në sistemin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve. IAP vazhdimisht ka thënë se të njëjtit nuk kanë kompetencë për të trajtuar ankesat ndaj rasteve disiplinore, përjashtimisht nëse vet autoritetet kompetente nuk vendosin në këto raste. IKD ka avokuar vazhdimisht se bazuar në Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit ka të drejtë që nëse një rast është hedhur dhe Avokati i Popullit gjen arsye se nuk është dashur të hedhet ta procedojë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës përkatësisht në Këshillin Prokurorial, mirëpo qasja e tyre ka qenë ndryshe dhe për këtë arsye IKD në një rast e ka iniciuar rastin në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila gjykatë ka konfirmuar qëndrimet e IKD-së mbi rolin e Avokatit të Popullit që ka në procesin e llogaridhënies së prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh ai.

Kritika ka pasur edhe sa i përket Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën tha se ka injoruar nevojat reale për plotësim/ndryshimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se ka injoruar komentet e shoqërisë civile.

Anesa Hoxha nga IKD, ka prezantuar rekomandimet që dalin nga ky raport, e që tha se rekomandojnë që autoritetet kompetente mos të kalojnë nivelin e kompetencës së tyre për të vlerësuar meritat e ankesës disiplinore.

“IKD ka rekomanduar që autoritetet kompetente mos të kalojnë nivelin e kompetencës së tyre për të vlerësuar meritat e ankesës disiplinore, por të kufizohen në vlerësimin nëse një ankesë disiplinore përbën çështje disiplinore. Këto autoritete të japin arsyetime meritore në vendimet e tyre lidhur me ankesat disiplinore[…], si dhe të vendosin brenda afateve ligjore. Autoritetet kompetente që nuk vendosin brenda afateve ligjore të mos amnistohen na KPK. Me rastin e shqyrtimit të gjendjes faktike të një rasti disiplinor, KGJK të trajtojë gjendjen faktike sipas gjithë dokumentacionit dhe mos të fokusohet vetëm në dokumentet apo provat e tjera të cilat shkojnë në favor të vetëm njërës palë. IKD rekomandon që KGJK përmes lirimit të gjyqtarëve nga përgjegjësia disiplinore mos të lejojë normalizimin e praktikave të cilat cenojnë dinjitetin dhe profesionalizimin e sistemit gjyqësor”, tha ajo.

IKD ka rekomanduar që Institucioni i Avokatit të Popullit të ushtrojë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të KPK-së, në rastet kur IAK është parashtrues i kërkesës për fillimin e hetimeve disiplinore. 

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master

Published

on

By

Me sukses është përmbyllur punëtoria “Clinical Psychology in Practice: Paraphilic Disorders, Case Formulation, and Pathways in Psychological Science”, një aktivitet profesional me studentët e nivelit master në UBT, që solli në fokus qasjen praktike të psikologjisë klinike dhe zhvillimin e karrierës në këtë fushë.

Punëtoria u udhëhoq nga alumni i Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Olti Gjonbalaj, i cili ndau me studentët dhe pjesëmarrësit përvojën e tij akademike dhe profesionale, duke trajtuar tema të rëndësishme si çrregullimet parafilike, formulimi i rasteve dhe rrugët profesionale në shkencën psikologjike.

Punëtoria u pasurua edhe nga kontributi i folësve të ftuar ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme nga fusha të specializuara të psikologjisë:

  • Jaidaa Amin – Counseling Psychologist
  • Aya Elsherif – Clinical Psychologist
  • Lucine Ahyi – Neuropsychologist
  • Ayah Fahmy – Neuromarketing

Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të analizojnë raste praktike dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme të zhvillimit profesional në psikologji, duke përfituar njohuri të vlefshme nga ekspertë të fushës.

Kjo punëtori dëshmon edhe një herë rëndësinë e rolit të alumni-ve të UBT-së në fuqizimin e brezave të rinj, duke krijuar ura lidhëse mes studimeve akademike dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara