Lajmet

Mungesa e infermierëve po konsiderohet sfidë

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka thënë se ka shtretër të mjaftueshëm në spitale pasi tani numri i të infektuarve me Covid-19 është ulur, por që mungesa e stafit të infermierëve, vazhdon të jetë një sfidë.

“Realisht sa i përket mjeteve mbrojtëse për komunitetin shëndetësor, në përgjithësi kemi pasur mjaftueshëm dhe kemi për t’u përballur me këtë virus dhe derisa vaksina ende nuk është duke u dhënë edhe në shtetin tonë do të jetë e vetmja mënyrë për mbrojtjen nga Coronavirusi. Po ashtu edhe shtretër kemi mjaftueshëm përderisa edhe numri është pak më i ulët dhe ka kapacitete të mjaftueshme. Sa i përket komunitetit të infermierëve edhe si sistem shëndetësor ka pasur mungesë të vazhdueshme të këtij komuniteti apo resursi human për t’i shërbyer vendit. Në këtë kohë pandemie roli dhe rëndësia e infermierit ka qenë e jashtëzakonshme me shërbimin që iu është ofruar atyre qytetarëve të prekur me Covid-19. Po shpresoj që në të ardhmen që e gjithë shoqëria dhe shteti do të merren më konkretisht me sistemin shëndetësor dhe të mos na gjej një virus i tillë e që sistemi shëndetësor të jetë i papërgatitur edhe me resurse humane”, tha ai për Ekonomia Online.

Tutje, Havolli tha se që nga paslufta nuk janë trajtuar me prioritet problemet e sektorit të shëndetësisë, prandaj ai thotë se ka vendosur të kandidojë për deputet si pjesë e listës së LDK-së,  ku thotë se nëse arrin ta fitojë mandatin e deputetit do të jetë zëri i komunitetit të infermierëve.

Mes tjerash, ai tha se sigurimi shëndetësor është çelësi i zgjidhjeve të shumë problemeve në shëndetësi.

“Fokusi im konkretisht se pse i jam futur politikës është t’i ndihmojmë sa më shumë sistemin shëndetësor në përgjithësi por në veçanti meqenëse i përkas komuniteti të infermierëve do të kem fokus të veçantë për ato kërkesa të cilat në vazhdimësi i kemi bërë dhe ato do të jenë tash e tutje nëse e marr besimin qytetar do t’i shtyjmë përpara që shëndetësia të ketë një vend më të merituar. Duke marrë parasysh që shëndetësia që nga paslufta nuk është trajtuar me prioritet nga të gjitha partitë politike. Sistemi shëndetësor ka nevojë të ketë një fokus të veçantë dhe investim shumë më të madh në resurse humane në mënyrë që të ketë pak më i përafërt me shërbime më të avancuara shëndetësore qoftë në aspektin e resurseve qoftë në aspektin e përgatitjeve të tjera profesionale. Sigurimi shëndetësor do të jetë një çelës i zgjidhjeve dhe shumë problemeve në shëndetësi, i cili nuk ka ndodhur ende dhe shpresoj që qeveria e re duhet ta ketë në fokus sigurimin shëndetësor të popullatës dhe investimet e vazhdueshme që duhet të ndodhin në resurse humane por edhe ato të infrastrukturës moderne që e ka bota. Por duhet shumë me investuar dhe me shtuar numrin e komuniteteve me nevojë sepse sistemi shëndetësor ka mungesë qe 20 vjet”, përfundoi ai.

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara