Shëndet

Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike – Si të dalloni shkakun e anemisë?

Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.

Published

on

Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës.

Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.

Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.

Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullësisë së botës.

Të dhënat e disponueshme të Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF apo Institutit Të Shëndetit Publik ofrojnë një panoramë të përhapjes së anemisë në vendin tonë.

Kështu, në Shqipëri përqindja e grave të prekura nga anemia është 32.8 përqind.

Përhapja e anemisë tek gratë shtatzëna është 31%.

Të dhënat tregojnë se përhapja e anemisë është më e lartë në zonat rurale se sa në zonat urbane.

Megjithatë, ajo ulet me rritjen e e nivelit arsimor të nënës dhe indeksit të pasurisë.

Llojet e anemisë

Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga defiçenca e hekurit.

Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.

Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga defiçenca e vitaminave.

Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik.

Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazave të kuqe.

Një gjë e tillë ndodhë si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.

Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara.

Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.

Ndryshimi mes anemisë nga mungesa e hekurit dhe asaj të shkaktuar nga një sëmundje kronike

Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur metabolizimi i hekurit në organizëm tjetërsohet.

Në terma më të thjeshta, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemit imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit.

Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.

Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substance që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut.

Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt.

Anemia nga defiçenca e hekurit prek më shumë femrat.

Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplementë të hekurit.

Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes.

Suplementët e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga defiçenca e hekurit.

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.

Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm?

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime të mira ushqimore të hekurit

Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerëzat, frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj/AgroWeb.org

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara