Lajmet

Mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani, sektorët ku po kërkohen urgjentisht punëtorë të huaj

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve.

Published

on

Ndryshimi strukturor i një ekonomie të qëndrueshme nxjerr në pah nevojën për punëtorë të tjerë të panumërt të kualifikuar. Por që tani ata mungojnë në shumë fusha. Këtu duhet të angazhohet më shumë politika.

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve. Agjencia Federale e Punësimit dëshiron të marrë kundërmasa mbi të gjitha me trajnime të mëtejshme. Askush nuk duhet të humbasë nga jeta e punës, thotë kreu i autoriteteve të Nurembergut.

Në luftën kundër mungesës së madhe të punëtorëve të kualifikuar në tregun gjerman të punës, ekspertët thonë se sa më shumë njerëz duhet të vazhdojnë të punojnë – përfshirë edhe ata me më pak kualifikime. “Është e rëndësishme që të fitojmë sa më shumë punëtorë potencial në Gjermani dhe të mos humbasim askënd”, tha kryetari i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele. Në të ardhmen, do të hapen po aq vende të reja pune sa do të eliminohen si pasojë e procesit të automatizimit dhe transformimit – por punëtorët duhet të kenë një profil tjetër.

Trajnimet e mëtejshme

Personat që janë të kërcënuar nga papunësia për shkak të ristrukturimit të ekonomisë mund të humbasin vendet e punës, por kjo fuqi punëtore duhet të ruhet dhe të rikualifikohet për punë të tjera. “Duhet t’i trajnojmë”, theksoi Scheele. Agjencia Federale ka një fond prej rreth 900 milionë eurosh për programe të trajnimit të mëtejshëm të punonjësve për vitin 2022. “Ato para duhet të përdoren për të përballuar ndryshimet strukturore, transformimin e ekonomisë dhe për të mbajtur njerëzit në punë”, tha Scheele.

Në radhë të parë punëdhënësit janë ata që duhet të reagojnë dhe të veprojnë, sepse ata duhet të përcaktojnë se në ç’drejtim duhet të rikualifikohet fuqia punëtore. Agjencia Federale e sheh veten në dhjetë vitet e ardhshme si një lloj moderatori në këtë proces. “Si mund të kalohet nga kompania A në kompaninë B”, tha Scheele, duke përshkruar problemin me të cilin ata duhet të merren. Tashmë janë bërë edhe projektet pilot për fusha të ndryshme, në industri dhe zeje. “Ne po mësojmë të jemi qendra e transformimit”, tha Scheele.

Numri i personave ekonomikisht aktivë në Gjermani që janë subjekt i kontributeve të sigurimeve shoqërore është tashmë në një nivel rekord me 34.3 milionë. Agjencia Federale e Punësimit supozon se – nëse nuk ndërmerret asgjë – deri në vitin 2035 Gjermania do të ketë një mungesë prej shtatë milionë punëtorësh.

Kërkimi i fuqisë punëtore në vendet e tjera

Kjo është arsyeja pse Gjermania ka nevojë të sjellë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe vendet jashtë BE-së – që tani vijnë infermierë dhe punonjës që kujdesen për të moshuarit nga vendet si Kolumbia, Meksika ose Indonezia. Gjermanisë i duhen urgjentisht këta punonjës që vijnë nga BE-ja dhe nga vendet e treta. Nëse nuk do të vinin në numër të mjaftueshëm, Gjermania mund të përballet me vështirësi në rritjen ekonomike. Mungesa e ardhjes së të huajve mund të frenojë rritjen ekonomike.

Përveç kësaj, duhen bërë përpjekje për të rikthyer në procesin e punës të paktën disa nga rreth një milion të papunë afatgjatë në Gjermani. Një hap i duhur në këtë drejtim është edhe pjesa e Marrëveshjes së Koalicionit ku parashikohen ndryshime në këtë fushë, tha Scheele. Këtu mund të ndihmojnë edhe subvencionet e konsiderueshme për punësimin e të papunëve afatgjatë.

Kërkohen më pak taksa për punëtorët e huaj të kualifikuar

Kryetari i Dhomës për tregti të jashtme, Dirk Jandura, i ka kërkuar qeverisë federale të ulë përkohësisht barrën tatimore për punëtorët e huaj të kualifikuar që vijnë në Gjermani. “Unë mund të imagjinoja që për ta bërë Gjermaninë tërheqëse për ta, punëtorëve të kualifikuar t’u jepej një ulje e tatimeve për dy ose tre vitet e para si një lloj nxitje për ardhje këtu”, tha Jandura për gazetën Rheinische Post.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është që sot një disavantazh vendimtar ndaj konkurrencës. Prandaj, qeveria federale duhet të rrisë shpejt atraktivitetin dhe të bëjë një politikë më të përshtatshme ndaj imigrantëve. Për të janë shumë të paqarta formulimet në marrëveshjen e koalicionit. “Unë do të doja një qasje sistematike me rregulla të qarta si kristali, se kush duhet të vijë tek ne, me çfarë kualifikimesh profesionale dhe cilat do të jenë stimulimet e përshtatshme për këta njerëz. Beteja globale për kokat më të mençura ka nisur prej kohësh. Ne po rrezikojmë të humbim këtë betejë”.

Sindikatat – trajnimet janë tepër të rëndësishme

Nuk ka dyshim se përgatitja e mëtejshme profesionale duhet të jetë një fushë thelbësore e ndryshimit strukturor. Por kush duhet të jetë përgjegjës për të? Sindikatat e shohin qeverinë si përgjegjëse. Ajo duhet të mbështesë punonjësit në ndryshime strukturore, për shembull me të drejtën për kualifikim dhe mësim, thotë shefi e DGB-së, Reiner Hoffmann.

Kryetari i Shoqatës së punëdhënësve Rainer Dulger, nga ana tjetër, thotë: “Kompanitë nuk kanë nevojë për rregulla burokratike të pakoordinuara ligjore”. Trajnimet janë “e nesërmja” e sipërmarrjeve dhe fuqia punëtore duhet të jetë sa më fleksibël. “Kompanitë dhe punonjësit e tyre mund të vendosin më së miri për opsionet individuale dhe kushtet që kërkohen.”

Trajnimi i mëtejshëm është një nga sfidat që sjell ndryshimi strukturor, tha Dulger. “Ne kemi nevojë për një revolucion të mëtejshëm arsimor – ai duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në kompani.” Dugler mendon se shuma prej rreth 41 miliardë eurosh që kompanitë tashmë kanë investuar në trajnime të mëtejshme do të vazhdojë të rritet.

Vendi

UBT organizon Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të

Published

on

By

UBT do të organizojë nesër, më 5 shtator, Ceremoninë e Gradimit, një ngjarje solemne që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm akademik për studentët dhe fillimin e një etape të re drejt së ardhmes së tyre profesionale.

Ceremonia do të mbledhë të diplomuarit, familjarët e tyre, profesorët, stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit, për të festuar së bashku rezultatet e një rrugëtimi të karakterizuar nga përkushtimi, puna dhe sfidat e tejkaluara ndër vite.

Ceremonia do të zhvillohet në dy termine, në orën 10:00 dhe 15:00, duke krijuar një moment të veçantë për secilin të diplomuar që kurorëzon rrugëtimin e tij akademik në UBT.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Published

on

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Ai ka thënë se deri atëherë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet “me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

LDK-ja dhe Vetëvendosja arritën marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. Por kundër marrëveshjes dolën deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Vendi

Aktakuza e parë për Prekazin: 35 të akuzuarit janë të gjallë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë janë persona të gjallë ndaj të cilëve do të zhvillohet procedura gjyqësore.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.

Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Ndërsa prokurori Valdet Gashi, ka thënë se aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara