Lajmet

Mundësja indiane humb finalen për 100 gramë

Published

on

Mundësja nga India, Vinesh Phogat, finaliste në disiplinën e stilit të lirë deri në 50 kg, është pezulluar nga kjo garë pasi ka dështuar të kalojë testin e peshës.

Mëngjesin e sotëm mundësja është peshuar dhe ka rezultuar 100 gramë më shumë se pesha e lejuar.

Ajo do të ndeshej me amerikanen Sarah Hildebrandt në finale. Indiania kishte një rekord pozitiv me amerikanen pasi e kishte mundur shpesh herë në përballej direkte, por kësaj here ka humbur duelin pa e zhvilluar atë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Ekipet e forenzikës policore në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë

Published

on

By

Në vendin e krimit ku u vranë dy vëllezërit Morina në Golluboc të Malishevës tashmë janë edhe ekipet e forenzikës policor.

Ata do të marrin provat përmes së cilës do të identifikojnë detajet nga vendi ku ndodhi vrasja e që dyshohet të jetë kryer nga dhëndëri i tyre.

Ndërkohë është duke vazhduar edhe kërkimi i tij, e ku për këtë është aktivizuar edhe njësiti policor K9.

I dyshuari raportohet se ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.

Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tregoi ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Operacion i madh sigurie për ndeshjen e Ligës së Evropës

Published

on

Policia britanike ka mobilizuar 700 oficerë për të siguruar qetësinë në Birmingham përpara ndeshjes së Europa League midis Aston Villas dhe Maccabi Tel Aviv.

Tifozët pro-Palestinë po planifikonin protesta për shkak të situatës në Gaza, ndërsa Maccabi vendosi që tifozët e tij të mos marrin pjesë në ndeshje për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Kryeinspektori Tom Joyce tha se policia do të mbrojë të gjitha komunitetet dhe paralajmëroi qytetarët për ndërprerje të mundshme të trafikut në zonë.

Dhuna dhe tensionet rreth ndeshjeve me ekipe izraelite nuk janë të panjohura; në Amsterdam, muajin e kaluar, mbi 60 persona u arrestuan pas përleshjeve midis tifozëve të Maccabi dhe Ajax.

Vendimi i Aston Villas dhe Maccabi-t për të mos lejuar tifozët mysafirë synon të shmangë përshkallëzimin e situatës në një qytet me popullsi të madhe myslimane dhe shqetësime për sigurinë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​KB Bora emëron trajnerin e ri

Published

on

Klubi i basketbollit Bora ka njoftuar zyrtarisht se trajneri malazez Zoran Kašćelan është emëruar në krye të ekipit.

Në njoftimin e klubit thuhet se Kašćelan sjell me vete një përvojë të gjerë në basketbollin rajonal, një filozofi moderne loje dhe qasje profesionale që pritet të sjellin energji të re në skuadër.

Gjatë karrierës së tij, trajneri Kašćelan ka udhëhequr disa ekipe të njohura si Podgorica, Spars Sarajevo dhe Borac, ndërsa në sezonin 2024/2025 ai ishte pjesë e klubit Bosna Sarajevo, pjesëmarrës në ABA Ligë.

“Welcome Zoran Kašćelan!”, përfundon komunikata e klubit Bora Basketball./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Pritet takim i nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”

Published

on

By

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen, ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të dala nga dialogu, në takimin që ka pasur me presidentin serb. 

Ai dhe Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel ku diskutuan Marrëveshjen e Ohrit dhe hapat konkretë në një sërë  çështjesh teknike të dialogut. Nga BE-ja thanë për KOHËN se përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të thërrasë takim të nivelit të lartë në dialog.

Sorensen bëri thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe përsëriti pritshmërinë e Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Përfaqësuesja e lartë Kallas do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut sapo të krijohen kushtet e përshtatshme për këtë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Vuçiq pas takimit kishte shprehur gatishmëri për zbatim të plotë dhe konsistent të marrëveshjeve. Megjithëqë Serbia pati refuzuar ta nënshkruante dhe zbatonte Marrëveshjen bazë për normalizim të raporteve me Kosovën, Vuçiqi ka njoftuar se në takimin me Sorensenin ka shprehur interesimin për të bërë hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjeve dhe se ka gatishmëri për kompromise.

Që nga shtatori i vitit 2023 nuk ka pasur takim të nivelit të lartë në dialog./EO

Continue Reading

Të kërkuara