Lajmet

Muja: PDK gënjeu të enjten që do të shpenzohen 20 milionë euro për libra

Published

on

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se vendimi për subvencionim të teksteve shkollore ka për qëllim shmangien nga keqmenaxhimi. Deputetë të kësaj partie i janë përgjigjur kritikave të opozitës, ku thanë se të njëjtit vet kishin themeluar Komisionin Hetimor por e sabotuan pasi nuk ka pasur gjetje.

Deputeti i partisë në pushtet, Armend Muja deklaroi se PDK ka gënjyer të enjten, kur ka thënë se do të shpenzohen 20 milionë euro për subvencionim të teksteve shkollore.

“Zyrtarisht nga thesari në vitin 2023, këto janë shifra të qasshme, janë shpenzuar 5.7 milionë euro për tekste shkollore, që krahas vitit 2017 është më e ulëta që është shpenzuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Edhe në lidhje me procesin e këtij viti, dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, gënjeu në mënyrë të hapur publikun se do të shpenzohen 20 milionë euro. Nuk është e vërtetë që do të shpenzohen 20 milionë euro për tekste shkollore, në fakt dallimi mes vitit 2023 dhe 2024 do të jetë që në vitin 2023 janë vetëm tekstet për shkollim fillor, kurse këtë vit do të jetë edhe për shkollimin fillor edhe për shkollimin e mesëm të ulët, pra do të ketë diku 212 mijë nxënës që do të përfitojnë dhe kjo shifër, siç parashihet në planifikimin fillestar është 13 milionë euro, janë alokuar që të mbulohen të gjitha nevojat për tekste shkollore. Përpos kësaj shifre, në dy vite radhazi MAShT është duke alokuar edhe një shifër shtesë, një linjë të veçantë buxhetore që quhet linja materialet mësimore, çanta, lapsa, fletore”, tha ai.

Ai i ka reaguar opozitës edhe për deklarimet se do të maltretohen prindërit e fëmijët në librari.

“Sipas Grupit Parlamentar të PDK-së e LDK-së, fakti që prindërit do të subvencionohen dhe do të jenë para librarive me fëmijët e tyre, kjo quhet maltretim. Kjo mbase mund të jetë stil i jetesës për PDK-në dhe LDK-në. Të qenurit me fëmijët pranë librarive, jo vetëm që është metodologjikisht dhe konceptualisht, por edhe me spektre tjera të zhvillimit psiko-social është e domosdoshme në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimin, angazhimi i prindërve në mënyrë të vazhdueshme është obligim por edhe rekomandim për arritshmërinë e nxënësve”, tha ai.

Nga viti 2008 deri në vitin 2021, siç shtoi Muja, është bërë korrupsion masiv në shpërndarjen e librave. Ai i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë këtë periudhë.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se ky vendim ka për qëllim të ruaj buxhetin e shtetit.

“Arsyeja pse qeveria ka ndërmarrë një veprim të tillë qëndrojnë në faktin se ndër vite procesi i furnizimit me tekste shkollore është përcjell me probleme dhe vështirësi. Gjetje këto jo vetëm të auditorit, jo vetëm të adresuara publikisht por tashmë gjetje edhe të Komisionit Hetimor për tekste shkollore. Keqplanifikim, vonim i furnizimit, abuzim me çmime të larta, stoqe të grumbulluara me libra nëpër podrume të shkollave janë vetëm disa nga problemet të cilat e kanë përcjell këtë proces. Prandaj ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur keqmenaxhimin dhe mungesën e planifikimit. Ne jemi plotësisht të bindur që procesi këtë vit është edhe më i lehtë dhe praktik sepse prindërit veç i kanë të hapura llogaritë dhe aplikimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta”, tha ajo.

Sipas saj, librat nuk po shërbejnë për të bërë biznes si në të kaluarën por nxënësit do të pajisen me tekste të reja.

“Fatkeqësisht ky vendim u atakua menjëherë dhe fuqishëm nga partitë opozitare të cilat edhe pse kanë informata të bollshme se si procesi ka shkuar në vitet e kaluara, preferojnë modelin e vjetër të pajisjes. Opozita nuk la gjë pa thënë për këtë proces, madje themeloj edhe komisionin hetimor për të cilin kur e pa se nuk ka asnjë gjetje filloj ta sabotonte vet. Po ashtu, ju keni qenë dëshmitarë dhe e dini se ata nuk kanë marrë pjesë në intervista të dëshmitarëve në Komisionin Hetimor. Ata po thonë se ky është një proces i vonuar dhe prindërit nuk i kanë informacionet e duhura, ndërkohë që harrojnë se tashmë prindërit e kanë këtë përvojë dhe për më tepër më lejoni që të ju ndajë me ju një gjetje të komisionit hetimor se sa herë ka pasur komunikim të duhur midis DKA-ve dhe shkollave e pastaj kur drejtoritë komunale e kanë përcjellë atë informim tek Ministria e Arsimit, problemet janë eliminuar brenda ditës”, deklaroi ajo.

Fejza theksoi se DKA-të nuk kanë dërguar asnjë shkresë zyrtare në MAShT për problemet që kanë pasur në këtë proces./UBTNews/

Lajmet

Betohen 12 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gradohen nëntogerë

Published

on

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia solemne e diplomimit dhe betimit të 12 kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë përfunduar me sukses studimet katërvjeçare në programin ushtarak në Qendrën për Studime Universitare pranë Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, si dhe përgatitjen akademike në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ceremonia nisi me raportimin zyrtar para udhëheqësve shtetërorë dhe komandës së FSK-së, ndërsa kulmoi me betimin solemn të gjeneratës 2026. Pas betimit, kadetët u graduan me gradën nëntoger, duke u bërë udhëheqësit më të rinj të FSK-së.

Ky diplomim u vlerësua si një moment i rëndësishëm për zhvillimin profesional të FSK-së dhe forcimin e kapaciteteve të saj në përputhje me standardet moderne ushtarake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mjet i pashpërthyer gjendet në Bjeshkët e Junikut, intervenon FSK dhe KFOR

Published

on

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të enjten në Bjeshkët e Junikut, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 2 korrik 2026, rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe forcat e KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjetit pa incidente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës ndalon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Published

on

Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut dhe më pas ishte dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit, duke e çuar shumën totale në 23,500 euro të padeklaruara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se personi kishte dokumente që dëshmojnë prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë kontratë noteriale për shitblerje prone dhe dëshmi të tërheqjes bankare.

Rasti i është referuar Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme, ndërsa në bazë të ligjit është mbajtur 25 për qind e shumës së padeklaruar, kurse pjesa tjetër i është kthyer poseduesit.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga vendi me 10 mijë euro e më shumë është i obliguar t’i deklarojë ato, në të kundërtën përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Turqia ndalon ankorimin e anijes turistike LGBTQ+ me mbi 1,000 pasagjerë amerikanë

Published

on

Autoritetet turke kanë ndaluar ankorimin në portet e vendit të një anijeje turistike që u shërben udhëtarëve amerikanë LGBTQ+, duke përmendur “standardet morale” dhe “vlerat familjare”, sipas drejtuesit ekzekutiv të kompanisë organizatore Atlantis Events.

Anija turistike “Athinë–Venecia”, e cila ishte planifikuar të nisej nga Greqia më 5 korrik dhe të ndalonte në qytetin portual Kuşadasi, si dhe më pas në Stamboll, nuk është lejuar të ankorohet në Turqi. Anija, e quajtur “Scarlet Lady” dhe në pronësi të Virgin Voyages, pritej të transportonte mbi 1,000 pasagjerë nga SHBA.

Sipas kompanisë organizatore, autoritetet lokale në Turqi e kanë anuluar ndalimin e planifikuar, duke e arsyetuar vendimin me pretendime se aktiviteti i organizuar nga grupi është “i papajtueshëm me strukturën shoqërore dhe vlerat morale”.

Pas këtij vendimi, itinerari i lundrimit është ndryshuar dhe pritet të përfshijë ndalesa në Kajro të Egjiptit dhe në ishullin grek të Kretës, në vend të Turqisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara