Lajmet

Muhaxheri shpall fitoren në Pejë

Muhaxheri: T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes.

Published

on

Kandidati për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka shpallur fitoren në komunën e Pejës. Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka shkruar se e ardhmja do të jetë përplot angazhime dhe u zotua se do të vazhdojnë me punë.

“Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës.E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder. T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Pejë po prin Gazmend Muhaxheri me 59.77%./UBTNews

Lajmet

Filloi rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, bëhet park i ri

Published

on

By

Ferizaj bëhet edhe me një park të ri, bëri të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kjo pasi nisi rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve.

Një park i ri po i shtohet zemrës së qytetit tek lokacioni i Stacionit të Vjetër të Autobusëve, me fushën sportive, lodra për fëmijë, qindra drunj dekorativ, një frymëmarrje e re për qytetin”, shkroi në Facebook, kryetari Aliu./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re

Published

on

By

Mëngjesi i kësaj të enjteje i gjeti të mbledhur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.

Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

Këtë mëngjes, teksa ka publikuar një foto nga zyra e Kryeministrisë, Rama shkruan “Mirmëngjes, shihemi në orën 11”.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar, shkruan Top Channel.

Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.

Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.

Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi që dyshohet se paguhej 700 euro në muaj për informatat që i jepte BIA-s

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për spiunazh. Bëhet fjalë për një person me iniciale H.S i cili akuzohet “se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë e njohur si BIA”.

Sipas aktakuzës, H.S, më 22 nëntor 2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B, dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme, sipas Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij si dhe të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Begaj përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në Facebook se “Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër cdo forme terrorizmi dhe dhune”.

Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në Facebook.

SHBA-ja përkujton rreth 3 mijë persona që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 2001 fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara