Lajmet

“Mshele”, Qalaj përplaset me deputeten e VV-së

Qalaj i tha “mshele” deputetes së LVV-së gjatë kohës kur debatohej për rezervat shtetërore.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj Sadiku. Kësaj të fundit, Qalaj i tha “mshele”, gjatë kohës kur debatohej për rezervat shtetërore.

Qalaj e ka pyetur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për rezervat shtetërore, por për këtë ajo i tha se është sekret shtetëror dhe nuk i lejohet të flasë. Rozeta Hajdari po ashtu tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Kësaj të fundit iu drejtua me fjalën “mshele”, deputeti Rashit Qalaj.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po shqyrtohet Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022.

Lajmet

Zjarret në Gramsh, shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut

Published

on

By

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

Continue Reading

Lajmet

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Published

on

By

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit, Ilir Murtezaj ia dorëzoi detyrën Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure të rregullt rekrutimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, falënderoi Murtezajn për kontributin dhe uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e ministrisë.

Drejtori i ri, Hyseni, u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Morina akuzohet se në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon deputetin gjerman Peter Beyer: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

I pari i kësaj partie është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Beyer ndaj Kosovës.

‘‘Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!’’, ka shkruar ai.

Continue Reading

Të kërkuara