Lajmet

MSH e IKSHPK nisin përgatitjet për ballafaqim me linë e majmunëve

Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i lisë së majmunëve

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të dyshuar me linë e majmunit, por përgatitjet për ballafaqim me këtë sëmundje të re tashmë kanë nisur, kurse Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka filluar procedurat për blerjen e testeve diagnostikuese.

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për medie zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Gexha-Bunjaku tha se rreziku është real që të preket me këtë virus edhe Kosova, por lajm të mirë e quajti faktin se lija e majmunëve nuk ka shpejtësi të përhapjes si COVID-19.

“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i lisë së majmunëve. Në bazë të të dhënave epidemiologjike rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët dhe sëmundja zakonisht është e lehtë dhe vetë-kufizuese me përhapje relativisht të vogël. Megjithatë MSH me të strukturat e veta po monitoron situatën dhe po përgatit rekomandimet për profesionistët shëndetësorë. Për çdo ndryshim në lëkurë dhe simptomat tjera të sindromës së infeksionit si ethe, dhimbje muskujsh, lodhje, luteni dhe udhëzoheni që të paraqiteni sa më parë pranë mjekut familjar. Lajm të mirë përbën fakti se të dhënat e deritashme tregojnë se ky virus nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si COVID-19, megjithatë vigjilenca dhe kujdesi nuk duhet të na mungojë”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku u shpreh se tashmë IKSHPK-ja ka filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për linë e majmunëve.

“Jemi duke i studiuar masat, të cilat po i marrin shtetet ku është shfaqur ky infeksion si izolimi individual i rasteve të prekurve dhe gjurmimi i kontakteve të tyre dhe masat tjera të nevojshme. Në IKSHP tashmë kanë filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje, në ndërkohë së shpejti do të mbajmë edhe një takim me institucionet shëndetësore për të diskutuar për hollësitë”, u shpreh Gexha-Bunjaku.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani tha se ky institucion po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e linë e majmunëve, derisa u shpreh se tashmë kanë përpiluar dokumentin e parë të rekomandimeve dhe masave.

Duke e konsideruar si një sëmundje me rrezikshmëri të ulët, Ramadani tha se kjo sëmundje përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe me kafshët e infektuara.

“Departamenti i Epidemiologjisë në IKSHPK po përcjell çdo ditë situatën epidemiologjike në Kosovë dhe botë dhe deri tani paraqitet një rrezikshmëri tejet e ulët e sëmundjes. Ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë duke e përcjell ecurinë e sëmundjes dhe shfaqjen eventuale të ndonjë rasti të dyshimtë. IKSHPK-ja ka përpiluar tashmë dokumentin e parë me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore, i cili është shpërndarë në institucionet shëndetësore. Përgatitjet për sigurimin e materialit diagnostikues janë gati dhe eventualisht nëse paraqitet ndonjë rast i dyshimtë, i marrim të gjitha mostrat dhe në bashkëpunim me OBSH mund t’i testojmë. Rreziku është i përgjithshëm, por aktualisht është rrezikshmëri tejet i ulët, andaj nuk ka ndonjë rrezik të posaçëm për ardhjen e bashkatdhetarëve”, u shpreh Ramadani.

Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, Ramadani tha se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera që mbron edhe kundër lisë së majmunëve, ndërsa një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar.

Lija e majmunëve është sëmundje e cila ka qenë më shumë e përhapur në Afrikën, së fundmi ka shpërthyer në shumë vende të botës ku janë regjistruar mbi 100 raste.

lajme

UBT organizon Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Më 23 deri më 25 tetor 2026, UBT do të organizojë Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 155 pjesëmarrës dhe do të prezantojë më shumë se 50 punime shkencore me fokus në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Programi shkencor mbulon tema të avancuara si inteligjenca artificiale, mësimi makinerik, siguria kibernetike, inxhinieria softuerike, IoT, blockchain dhe zbatimi i teknologjive inteligjente në arsim e shëndetësi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, theksoi rolin e veçantë që kanë studentët në këtë ngjarje shkencore.

“Rreth 70% e pjesëmarrësve pritet të jenë studentë të niveleve Bachelor dhe Master, duke dëshmuar rëndësinë që UBT i kushton përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimit të tyre akademik dhe krijimit të mundësive për prezantimin e rezultateve të hulumtimeve të tyre”, ka thënë Qehaja.

Duke folur për synimet kryesore të këtij organizimi, dekani Qehaja nënvizoi se kjo platformë shërben për të lidhur arsimin me inovacionin e ardhshëm:

“Përmes kësaj konference, UBT synon të forcojë lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, arsimit universitar dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar një platformë për prezantimin e ideve të reja dhe avancimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë”, shprehet Qehaja.

Konferenca do të shërbejë si një udhëkryq i rëndësishëm bashkëpunimi mes akademikëve, hulumtuesve dhe studentëve vendorë e ndërkombëtarë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

 

Continue Reading

Vendi

Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, pjesë e Konferencës së Mjekësisë Sportive në UBT

Published

on

By

Nesër, më 21 tetor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (ICSM 2026), e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference do të jetë edhe Prof. Dr. Fabio Pigozzi, President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në mjekësinë sportive dhe shëndetin olimpik.

Pjesëmarrja e tij i jep konferencës një dimension të veçantë ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe diskutim të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë.

Në kuadër të programit të konferencës, si ligjerues kryesor do të jenë:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe President i UBT-së, me fokus në inovacionin në arsim, teknologji dhe zhvillimin e shoqërisë inteligjente.

Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Prof. Dr. Norbert Bachl, Zëvendëspresident i FIMS-it dhe specialist i fiziologjisë së ushtrimeve dhe mjekësisë sportive,

Prof. Dr. Ilir Ahmetgjekaj, profesor dhe specialist i radiologjisë;

Christian Stammel, Drejtor Ekzekutiv i Wearable Technologies;

Dr. Arian Bujupi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.

Konferenca do të trajtojë tema kyçe që ndërlidhin mjekësinë sportive me shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe rolin e inovacionit në praktikën klinike dhe sportive. Aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Regjistrimi bëhet përmes Platformës Digjitale të OMK-së, ndërsa detajet e plota të konferencës gjenden në ueb-faqen zyrtare: icsm.ubt-uni.net/2026/.

 

 

Continue Reading

Rajoni

Nisin përplasjet në protestën në Tiranë

Published

on

By

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur në Tiranë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta fillimisht ishte e qetë, me studentët dhe mësimdhënësit që marshuan në mënyrë paqësore nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, situata u tensionua kur protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë.

Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por protestuesit nuk u larguan nga Rruga e Durrësit. Ata vazhduan të qëndronin pranë efektivëve të policisë, duke kërkuar rikthimin para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet vijnë pas disa ditësh protestash në Shqipëri, gjatë të cilave janë përdorur gaz lotsjellës, ujë, gurë dhe, në disa raste, edhe plumba gome.

Foto: REL

D.L

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e MBE-së në UBT: Fokusi në transformimin digjital

Published

on

By

Këtë fundjavë më 24 tetor, do të mbahet Konferenca e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të bëjë bashkë hulumtues, akademikë dhe ekspertë nga Kosova dhe bota për të diskutuar prirjet e reja ekonomike, financiare dhe menaxheriale.

Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Muhamet Gërvalla, njoftoi se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se programi sjell një larmi tematike.

“Për ne është e rëndësishme që konferenca të jetë jo vetëm një mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore, por edhe një hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe krijim të bashkëpunimeve të reja akademike. Temat kryesore përfshijnë transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik, financat, inovacionin dhe ndërmarrësinë”, ka thënë Gervalla.

Hulumtimet e prezantuara nga akademikët vendorë u kushtojnë vëmendje të veçantë sfidave konkrete të tregut vendas, si përdorimi i inteligjencës artificiale në biznese, zhvillimi i NMM-ve, turizmi, politikat tatimore dhe pjesëmarrja e grave në menaxhment.

Lidhur me dobinë e kërkimeve vendore, dekani Gërvalla nënvizoi se këto punime lidhen me sfidat konkrete të Kosovës dhe përpjekja për të ofruar analiza që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vendimmarrjes.

Përveç studiuesve kosovarë, konferenca ka tërhequr edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maroku, Kameruni, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të ndryshme evropiane, të cilët do të trajtojnë tema të tregjeve financiare, rritjes së gjelbër dhe teknologjisë.

Dekani Muhamet Gërvalla e vlerësoi lart këtë ndërthurje përvojash ndërkombëtare:

“Konferenca e MBE-së synon të lidhë hulumtimet që trajtojnë sfidat konkrete të Kosovës me perspektiva dhe përvoja ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik”, shprehet Gervalla.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara