Sport

Mourinho: Anglia mund t’ia dalë, ekipin më të mirë e ka Franca

Epoka “Mourinho” ende nuk ka nisur me kapacitet të plotë në Trigoria.

Published

on

“Special One”, tepër i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, në një prononcim të fundit theksoi se u ndje menjëherë i lidhur me pronarët e Romës.

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët e klubit. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Më pëlqeu mënyra se si u afrua Friedkin. Kemi kaq shumë për të bërë. Komunikimi i drejtpërdrejtë I bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj, më pëlqen t’i kem njerëzit përballë”.

Sigurisht që fjala e Mourinhos peshon shumë edhe kur pyetet për Europianin, për skuadrat e tij të preferuara. “Anglia mund t’ia dalë, por Franca ka skuadrën më të mirë. Të tjerët janë të gjitha, aty”. Më në fund portugezi jep konsideratën e tij mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të një ekipi kombëtar.

“Mund ta kisha drejtuar Anglinë kur u largova nga Chelsea, por e kuptova se ishte shumë herët për mua. Mund të kisha marrë drejtimin e Portugalinë kur isha te Reali i Madridit. Ishte një ofertë e çmendur për një punë me kohë të pjesshme. Është lloji i punës që mendoj se do ta shijoj më vonë”.

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara