Aktualitet

Moti sot, diell dhe vranët

Publikuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23- 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Lajmet

Ecuri e Turizmit: Kosovarët rrinë besnikë ndaj Shqipërisë edhe pas liberalizmit

Publikuar

nga

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ata po vazhdojnë të jenë vizitorë besnik ndaj atraksioneve turistike të Shqipërisë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Zana Qela, shpreh se numri i vizitorëve kosovarë ka rritur për 50% gjatë tre muajve të parë të vitit, duke reflektuar pohimet për rritje të numrit të turistëve nga Kosova.

Qela thekson se Shqipëria po bëhet një destinacion gjithëvjetor, duke tërhequr vizitorë jo vetëm për bregdetin, por edhe për turizmin e alpeve, sporteve të aventurës dhe agroturizmin. Përveç Kosovës, numri i vizitorëve nga Italia është rritur trefish më shumë në krahasim me vitet e kaluara.

“Unë mendoj se shqiptarët kudo qofshin në Shqipëri apo në Kosovë, shteti mëmë e kanë destinacionin kryesor. Ne presim të kemi rritje dhe në fakt, tre muajt e parë të këtij viti e demonstruan këtë pohimin tim, sepse në krahasim me një vit më përpara në 3 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve kosovarë u rrit mbi 50 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, thotë Qela.

Ndërkaq, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, rreth 4.4 milionë vizitorë nga Kosova hyjnë në Shqipëri, me një rritje prej 67% në krahasim me vitin 2022. Hyrjet e shtetasve kosovarë përfaqësojnë 43% të totalit të shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Dortmundi vë në shënjestër Armando Brojën

Publikuar

nga

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund, ka hedhur sytë për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar, Armando Broja. Sipas raportimeve të fundit të mediave, bisedimet mes Çelsit dhe Dortmundit për transferimin e sulmuesit shqiptar janë në fazë të avancuar.

Çelsi dëshiron të nxjerrë 50 milionë paundë nga shitja e Brojës, por kjo shifër nuk është pranuar nga klubi gjerman. Dortmundi është i gatshëm të paguajë 25 milionë paundë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar, i cili ka treguar interes për të bashkëpunuar me skuadrën gjermane.

Borusia e Dortmundit njihet për aftësinë e tyre në zhvillimin e talentit futbollistik. Me emra si Bellingham dhe Haaland që kanë shkëlqyer në radhët e tyre, klubi gjerman ka një histori të gjatë të rritjes së lojtarëve të rinj. Kjo bën të kuptohet se mundësia për të shikuar Brojën në radhët e tyre do të shtojë edhe më shumë vlerën e skuadrës.

Ndërkohë, Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm, duke e bërë një destinacion tërheqës për lojtarët me potencial./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani në ftesë të bashkëpunimit: Urimet për Presidenten e Parë Grua të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për zgjedhjen e Gordana Silanovska-Davkovës si presidente e Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë të shkruar në rrjetin e saj social, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar mes dy vendeve fqinje.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut,” shkroi Presidentja Osmani.

Gordana Silanovska-Davkova shënon një moment historik si presidente e parë grua në Maqedoninë e Veriut pas pavarësisë nga Jugosllavia. Kjo zgjedhje thekson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së barabartë gjinore në politikën e vendit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor për ngacmim seksual

Publikuar

nga

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual“ ndaj një viktime të mitur. Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual“ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara