Aktualitet

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Ditët e ardhshme pritet të jetë ftohtë dhe shi kohë pas kohe, derisa në fundjavë pritet të bie borë në vise malore.

Published

on

Sipas Prishtina Weather, në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit.  Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intenzive.  Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, derisa në vise malore në fundjavë priten kushte edhe për reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlerat pranueshme por edhe në të mira.

7.10 – Më ftohtë, me erë e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, vende-vende edhe intenzive.

8.10 – Ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

9.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me reshje shiu kohëpaskohe.  Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje bore.

10.10 – Ftohtë e kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

11.10 – Kryesisht me vransira dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 6C në fundjavë, edhe maksimalet zbresin deri në 9C ditën e shtunë.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 8-15m/s, e nga dita e premte era ndryshon kahjen në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.

lajme

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pllashniku me aksion para Kuvendit, vendos një pulë dhe disa vezë

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”

Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.

Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit./Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara