Aktualitet
Moti për sot
Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Published
5 years agoon
By
UBT newsInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në viset më të larta do të ketë edhe riga të dobëta të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHMK.
Lajmet
Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euroshe për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
Published
8 minutes agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi 15 vjeç të pacientëve në QKUK, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr. 03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore. Ky vendim erdhi pas padisë së Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën kontestohej ligjshmëria e kësaj pagese ditore.
Pas shqyrtimit të provave, Gjykata vlerësoi se Ministria ka tejkaluar autorizimet e saj ligjore dhe ka zgjeruar në mënyrë të palejuar nocionin e bashkëpagesës, pasi ky detyrim mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimeve shëndetësore.
Sipas aktgjykimit, tarifimi i shoqëruesve cenon të drejtën për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe krijon obligime financiare pa bazë të qartë ligjore, duke pasur parasysh se prania e familjarëve është shpesh e domosdoshme për pacientët.
Edhe pse kjo tarifë nisi të zbatohej nga shkurti i këtij viti, Gjykata Supreme theksoi se aktet nënligjore duhet të jenë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi të paparashikuara më parë.
Roli i Pakistanit si ndërmjetës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është në qendër të kritikave pas raportimeve se aeroplanë iranianë u parkuan në një bazë ushtarake në periferi të Ravalpindit, duke ngritur pyetje lidhur me rolin balancues të Islamabadit në konfliktin aktual.
Ministria e Jashtme e Pakistanit reagoi shpejt duke i quajtur raportimet e mediave “çorientues dhe sensacionale”, duke mos e mohuar praninë e aeroplanëve iranianë në bazën ajrore pakistaneze, Nur Khan.
“Aeroplanët iranianë të parkuar në Pakistan arritën gjatë periudhës së armëpushimit dhe nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë aspekt ushtarak apo marrëveshje për mbrojtje”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, televizioni amerikan CBS raportoi më 11 maj se Pakistani kishte lejuar aeroplanë ushtarakë iranianë të parkoheshin në aeroportet e tij, duke i mbrojtur potencialisht nga sulmet ajrore të SHBA-së.
Duke reaguar ndaj këtyre raportimeve, senatori republikan, Lindsey Graham, shkroi në rrjetet sociale se nëse “kjo është e saktë, do të kërkoj një vlerësim të plotë të rolit që po luan Pakistani si ndërmjetës mes Iranit, SHBA-së dhe palëve të tjera”.
Deri tani nuk ka pasur ende asnjë koment zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Këto pretendime kanë rikthyer po ashtu një debat të kamotshëm në Uashington lidhur me atë nëse Pakistan mund të ruajë njëkohësisht lidhje të ngushta të sigurisë me SHBA-në, teksa mban raporte strategjike me kundërshtarët e Amerikës.
Si një aleat joanëtar i NATO gjatë luftës së udhëhequr nga SHBA-ja kundër terrorit, Pakistani prej kohësh është përballur me akuza nga zyrtarë amerikanë se po luan një “lojë të dyfishtë”.
Trump i amplifikoi këto tensione më 2018, kur e akuzoi Pakistanin se po merrte miliarda dollarë ndihma nga SHBA-ja, ndërkohë që u ofronte militantëve në Afganistan një “strehë të sigurt”.
“SHBA-ja me budallallëk i ka dhënë Pakistanit më shumë se 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 vjetëve të fundit, dhe ata nuk na kanë dhënë në këmbim asgjë përveç gënjeshtrave dhe mashtrimeve, duke i konsideruar liderët tanë si budallenj”, kishte shkruar atëbotë Trump në një postim në X.
Gjest dashamirës
Megjithatë, Pakistan ka kërkuar të afrohet me Trumpin që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Në një gjest dashamirës, kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, njoftoi synimin e tij për ta nominuar Trump për Çmimin Nobel për Paqe në tetor të vitit të kaluar, për rolin e tij në ndërmjetësimin e armëpushimit Hamas-Izrael në Lindjen e Mesme. Më herët, Islamabad kishte vlerësuar po ashtu përpjekjet e Trumpit për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi midis Indisë dhe Pakistanit.
Trump, në këmbim, vazhdimisht ka lavdëruar Sharifin dhe shefin e ushtrisë të Pakistanit, Asim Munir, të cilin njëherë e ka përshkruar si “marshallin tim të preferuar”.
Pakistani ndan kufi me Iranin dhe Afganistanin, teksa njëkohësisht mban lidhje të afërta mbrojtëse dhe fetare me Arabinë Saudite – një akt balancues që shpesh e ka ndërlikuar diplomacinë e tij rajonale.
Ky shtet që ka armë bërthamore dhe rreth 250 milionë banorë prej kohësh është varur për sigurinë e tij dhe për nevojat ekonomike nga SHBA-ja, teksa në të njëjtën kohë e ka mbajtur Kinën si një partnere kyç strategjike.
Me nisjen e fushatës ushtarake SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, Pakistani i ka forcuar më shumë lidhjet me administratën e Trumpit duke u pozicionuar si ndërmjetës në konflikt.
Rreth 40 ditë pas fillimit të luftës, Trump njoftoi për një armëpushim pasi Pakistan kërkoi ndalimin e Operacionit Tërbimi Epik – fushatës ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja kundër caqeve ushtarake iraniane – për t’i hapur rrugë bisedimeve për paqe. Ky hap u prit gjerësisht pozitivisht dhe e forcoi imazhin e Islamabadit si një ndërmjetës kyç.
Megjithatë, kërkesat e përsëritura të Pakistanit në javët në vijim për të zgjatur armëpushimin dhe për të ndalur Projektin Liria – një operacion amerikan që synon mbrojtjen e rrugëve detare të transportit në Ngushticën e Hormuzit – gradualisht shtuan skepticizmin për rolin e Islamabadit. Trump i pranoi vazhdimisht këto kërkesa, teksa liderët amerikanë dhe pakistanezë shkëmbyen mesazhe publike falënderimi dhe lavdërimi, duke intensifikuar më shumë kritikat.
Shqetësimet gjeopolitike
Për Pakistan, i cili prej kohësh ka pasur raporte të luhatshme diplomatike me SHBA-në, këto shqetësime në rritje janë bërë të dukshme ndërsa rritet dukshmëria e Islamabadit në gjeopolitikë.
“Gjeografia e Pakistanit gjithmonë e ka bërë atë një kryqëzim”, tha Zaheer Shigri nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Bashkëkohore (CSCR) në Islamabad.
“Kryqëzimet janë pasuri kur e kontrollon trafikun, por mund të bëhen barrë kur presionet e jashtme fillojnë të diktojnë rrjedhën. Pakistani po tërhiqet njëkohësisht nga Uashingtoni, Kabuli dhe Riadi…. Është një balancim strategjik shumë i ndërlikuar”.
Kjo ecje diplomatike në litar të hollë e ka rritur profilin e Pakistan, por gjithashtu ka intensifikuar kritikat për besnikëritë e tij rajonale.
Ky shtytje vjen në një kohë kur Kina dhe Pakistani po përpiqen të pozicionohen si aktorë stabilizues, duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konfliktin që po zgjerohet.
“Një rol ndërmjetësimi shumë i dukshëm është një bast i rrezikshëm, dhe edhe suksesi sjell rezultate të pasigurta”, thanë ZohaWaseem dhe Yasser Kureshi në një artikull për institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie Endowment
“Duke marrë pronësinë e procesit, Islamabadi është pozicionuar si një palë me peshë në Gjirin Persik”, shkruan ata.
Ky rol, shtuan ata, ka rritur dukshmërinë dhe ndikimin rajonal të Pakistanit, por njëkohësisht e ka ekspozuar atë ndaj kritikave, teksa thellohen tensionet mes Iranit, Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Se a do të përkthehet ndërmjetësimi i suksesshëm në përfitime të qëndrueshme ekonomike, përmes lehtësimeve apo rritjes së investimeve të huaja, mbetet një pyetje e hapur”, thanë ata.
Teksa Pakistani ka shqetësime legjitime për paqendrueshmërinë që mund të përhapet përtej kufijve të tij dhe të dëmtojë ekonominë e brishtë, kritikët dhe analistët argumentojnë se Islamabadi po kërkon po ashtu të afrohet më shumë me Trumpin, duke ruajtur njëkohësisht rëndësinë e tij diplomatike në arenën ndërkombëtare.
Rol taktik
Roli ndërmjetësues i Pakistanit ka ngjallur edhe kritika në India, ku disa komentues kanë pyetur pse Nju Delhi nuk ka marrë një rol të ngjashëm diplomatik në konfliktin e Iranit.
Këto kritika janë të ndikuara pjesërisht nga marrëdhëniet historikisht të tensionuara mes dy vendeve të Azisë Jugore dhe ambiciet e tyre konkurruese në rajon.
Disa analistë indianë e lidhin rritjen e dukshmërisë së Pakistanit me rivalitetin e kamotshëm rajonal, si dhe me gatishmërinë e fuqive të jashtme për t’u mbështetur te Islamabadi si ndërmjetës kur kjo u leverdis.
Brahma Chellaney, autor dhe profesor i studimeve strategjike në Qendrën për Kërkime të Politikave në Nju Delhi, shkroi në platformën X se “sa herë që Trumpi tërhiqet, ai përdor Pakistanin si mbulesë”.
Politologia Ayesha Siddiqa, autore dhe studiuese e lartë në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i tha Radios Evropa e Lirë se strategët pakistanezë e shohin harmonizimin me Trumpin si një mënyrë për të siguruar një rol më të fortë rajonal për shtetin.
Ajo vuri në pah se Pakistani historikisht ka luajtur një rol taktik dhe se edhe kjo situatë nuk përbën përjashtim.
“Presidenti Donald Trump kërkoi një armëpushim, zgjatjen e tij dhe më vonë një pauzë në ‘Projektin Liria’ dhe ai përdori Pakistanin”, tha ajo.
“Pakistani, nga ana tjetër, ishte i gatshëm të përdorej, sepse kërkon përfitimet e veta nga ky rol, si ushtarake ashtu edhe strategjike”. /REL/
Lajmet
Publikohen listat e kandidatëve, këta janë emrat që synojnë ulëset e Kuvendit
Published
2 hours agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Pas përmbylljes së afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ, subjektet kryesore politike në vend kanë zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Gara pritet të jetë e fortë, me ndryshime interesante në renditje dhe prurje të reja në listat zgjedhore.
Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryeministri aktual, Albin Kurti. Në dhjetëshen e parë radhiten emrat kryesorë të partisë si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. Një detaj që ka rënë në sy është mungesa e Besnik Bislimit dhe Hysen Durmishit, me këtë të fundit që deklaroi se ishte vendim i tij personal. Ndërkohë, në listë është përfshirë Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci, me numrin 15.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këtë herë garon me një listë ku bartëse është ish-presidentja Vjosa Osmani, e ndjekur nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Pjesë e dhjetëshes janë edhe Kujtim Shala, Lutfi Haziri e Anton Quni. Megjithatë, befasi mbetet renditja e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë top-dhjetëshes, përkatësisht me numrat 11 dhe 12. Në listë është rikthyer edhe Ukë Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte subjekti i fundit që e bëri publike listën e saj, së cilës i prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. Pas tij renditen Uran Ismaili e Vlora Çitaku, ndërsa bie në sy ngjitja e Arian Tahirit në dhjetëshen e parë. Një emër që ka nxitur debate është ai i Nait Hasanit, i përfolur për dyshime rreth manipulimeve me vota në zgjedhjet e kaluara, gjë që ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili u distancua nga ky propozim.

Te Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, përgjegjësinë e bartësit të listës e ka marrë Ardian Gjini. Ndërkohë, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të garojë me numrin 11. Nga ana tjetër, partitë si AKR kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë fare në këto zgjedhje, ndërsa PSD-ja do të jetë e pranishme me një listë të shkurtër prej vetëm gjashtë kandidatësh.

Sport
Arijanet Muriç konfirmon largimin nga Italia: “Nuk do të luaj më për Sassuolon”
Published
3 hours agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka bërë të ditur se aventura e tij në Serie A do të mbyllet këtë verë. Përmes një deklarate të prerë për mediat italiane, Muriç konfirmoi se nuk e ka ndërmend të vazhdojë te Sassuolo sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund huazimit nga skuadra angleze, Ipswich Town.
27-vjeçari, i cili ishte një prej shtyllave kryesore të klubit italian këtë sezon me 32 paraqitje dhe mbi 100 pritje vendimtare, theksoi se vendimi i tij është përfundimtar dhe lidhet me motive personale. “E kam njoftuar klubin se nuk dua të qëndroj pas këtij sezoni.
Me përfundimin e huazimit, mbaron edhe koha ime këtu”, u shpreh portieri kosovar, duke shuar shpresat e Sassuolos për blerjen e kartonit të tij për rreth 10 milionë euro.
Ky njoftim ka shkaktuar habi në opinionin sportiv në Itali, duke pasur parasysh formën e lartë që tregoi Muriç në luftën e skuadrës për mbijetesë. Ish-nxënësi i akademisë së Manchester Cityt, i cili ka pasur një karrierë të pasur në vende si Holanda, Turqia, Spanja dhe Anglia, pritet të rikthehet te Ipswich Town, ku ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Megjithëse destinacioni i tij i ri nuk dihet ende, paraqitjet e tij solide në Serie A pritet të nxisin interesimin e shumë klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euroshe për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
Pakistani: Ndërmjetës apo oportunist?
Publikohen listat e kandidatëve, këta janë emrat që synojnë ulëset e Kuvendit
Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Kanë me pavijon të përbashkët dhe premierën e filmit “Dua”
Kanye West humb gjyqin për shkelje të të drejtave të autorit
Arijanet Muriç konfirmon largimin nga Italia: “Nuk do të luaj më për Sassuolon”
UEFA gjobit Fenerbahçen me 10 milionë euro: Nën llupë kontratat e Mourinhos dhe Akturkoglu
KFF Dukagjini dhe KFV Prishtina ballafaqohen në kuadër të Kupës së Kosovës
Premiera botërore e filmit “DUA” sot në Festivalin e Cannes
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
