Aktualitet

Moti për sot

Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit.

Published

on

Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton kompaninë lider të prodhimit të vajit të ullirit dhe verërave në Portugali

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Beja, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pati nderin të vizitojë një nga kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit dhe verërave në Portugali – Figueirinha.

Në këtë takim, ai u prit nga CEO Filipe Cameirinha, i cili shprehu gatishmërinë për të krijuar sinergji bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe sektorit të agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.

Ky bashkëpunim ka për fokus të veçantë t’i jepet laboratori për institutin e hulumtimeve mbi verën të themeluar në UBT, si dhe mundësitë që studentët të zhvillojnë vizita pune dhe praktike, sidomos gjatë periudhës së vjeljeve.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UBT-së për të forcuar lidhjet me sektorin privat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke hapur kështu horizonte të reja për edukim dhe inovacion në fushën e agrobiznesit!

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

Published

on

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.

Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali. Ai pritet të zhvillojë një agjendë të ngjeshur dhe të vendosë marrëdhënie kontraktuale me institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Portugali në fushat e shkencës, teknologjisë, aviacionit, sportit dhe biznesit.

Një kapitull i ri për ndërkombëtarizimin e UBT në Evropë! Stay tuned!

Continue Reading

Aktualitet

Dhunë në familje në Prizren, gruaja dhe vajza e mitur sulmohen me thikë

Published

on

Një burrë nga Prizreni ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur mbrëmë pas mesnatës. Sipas njoftimit të Prokurorisë në Prizren të dy viktimat janë në gjendje të rëndë.

Prokuroria ka njoftuar se në vendngjarje e kanë arrestuar të dyshuarin.

Për rastin Policia është njoftuar të premten rreth orës 00:20 minuta.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë vajza e mitur thuhet se është gjetur në katin e fundit të ndërtesës.

“Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftim thuhet se në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara