Published
3 years agoon
By
UBT newsNë mëngjes por edhe gjatë natës parashihen ngrica, për çka u bëhet thirrje ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes në trafik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.
Bota
Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal
Published
5 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsTerminali Jugor i Aeroportit Gatwick në Londër është evakuuar paraditen e kësaj të premteje për shkak të një incidenti sigurie. Mediat e huaja raportojnë se shkak për mbylljen është bërë zbulimi i një sendi të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve të pasagjerëve.
Policia e Sussex dërgoi në vendngjarje një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si masë paraprake.
Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Aeroporti Gatwick theksoi: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Një pasagjer, i cili sapo kishte mbërritur në Gatwick, tha se i gjithë terminali u evakuua menjëherë, përfshirë edhe pasagjerët e sapombërritur.
“Mbërrita me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin. Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë,” deklaroi ai. Sipas tij, trenat janë ndalur dhe rreth 1000 persona po presin në rrugët dhe parkingjet përreth.
Gjithashtu, kompania Gatwick Express, e cila ofron shërbime trenash drejt aeroportit, ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë. Në një deklaratë, kompania tha: “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes.”
Bota
Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë
Published
51 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsQytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë më nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti.
Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Kinë për pak më shumë se një vit, ku do të mund të qëndrojnë pa vizë deri në 30 ditë, raportoi të premten Reuters.
Qytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti deri më 31 dhjetor 2025, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, transmeton Hina.
Kina gjithashtu do të zgjasë qëndrimin pa viza në vend në 30 ditë nga 15 që janë aktualisht për qytetarët e të 38 vendeve nën atë program, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.
Kina ka hequr më parë vizat për Korenë e Jugut dhe disa vende evropiane për të nxitur turizmin dhe tregtinë mes ngadalësimit të rritjes ekonomike.
Aktualitet
Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”
Published
2 hours agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSPosta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare, që ka për temë “Kalaja e Prizrenit”. Ky emision vjen si një nderim dhe një vlerësim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës, një trashëgimi e pasur që ka formuar identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit. Pullat e reja postare synojnë të promovojnë vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Kalasë së Prizrenit dhe rëndësinë e saj për trashëgiminë e Kosovës, si dhe të inkurajojnë ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e ardhshëm.
Kalaja e Prizrenit është një ndër ndërtimet më të lashta dhe më të rëndësishme të rajonit, me një histori që shkon më tej se periudha antike. Ajo ka qenë një pikë strategjike dhe një fortesë e rëndësishme për qytetin gjatë periudhave të ndryshme historike, duke përfshirë dominimin e Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Me muret e saj të forta prej guri dhe pozicionin e saj të jashtëzakonshëm gjeografik, Kalaja e Prizrenit ka mbrojtur qytetin dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e këtij rajoni, duke e bërë një simbol të fortë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Kalaja nuk është vetëm një monument i së kaluarës, por një hapësirë e gjallë kulturore, ku zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore të ndryshme, si ekspozita, koncerte, festivale dhe ngjarje të tjera që lidhin të kaluarën me të tashmen. Ajo mbetet një pikë e rëndësishme për ruajtjen e traditave dhe kultivimin e artit dhe kulturës në Kosovë.
Ky emision i ri i pullave postare, i dedikuar Kalasë së Prizrenit, është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e këtij simboli të historisë dhe kulturës kosovare. Posta e Kosovës inkurajon të gjithë ata që merren me filatelinë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasuruar koleksionet e tyre me një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit.
Në një kohë kur filatelia vazhdon të jetë një mjet i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore, ky emision i ri i pullave postare do të mbetet një testament i përjetshëm i vlerave historike dhe kulturore të Kosovës, si dhe një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë për brezat e ardhshëm./UBTNews/
Java e kuzhinës italiane në botë u shënua në mënyrë të veçantë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ku u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrjen e Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, si dhe studentëve dhe profesorëve të UBT-së.
Ky organizim i veçantë synonte të promovonte traditën e pasur të kuzhinës italiane dhe ndikimin e saj në fushën e shëndetit dhe mirëqenies njerëzore.
Në kuadër të aktiviteteve, u mbajt një punëtori e titulluar “Ristoceutics: nga ushqimet e dietës mesdhetare, tek vakte të shijshme dhe funksionale për shëndetin tonë”. Ky aktivitet u fokusua në lidhjen mes ushqimeve mesdhetare dhe efekteve pozitive që ato kanë për shëndetin e njeriut, duke u theksuar rëndësia e ushqimeve funksionale që jo vetëm që janë të shijshme, por kontribuojnë gjithashtu në ruajtjen e shëndetit dhe përmirësimin e mirëqenies.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të shënuar, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe për promovimin e vlerave kulturore dhe edukative. Ai nënvizoi se këto organizime janë mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërveprimin mes institucioneve akademike dhe diplomacisë, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve mes kombit shqiptar dhe atij italian. Rektori Hajrizi theksoi gjithashtu se UBT vazhdon të mbajë një rol të rëndësishëm në promovimin e edukatës cilësore dhe zhvillimin e aktiviteteve që përfshijnë aspekte të rëndësishme të shoqërisë dhe kulturës.
“Aktivitete të tilla janë një mundësi për të promovuar jo vetëm traditat tona të pasura, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe profesionistët në fushat e ndryshme,” theksoi Rektori Hajrizi gjatë fjalimit të tij.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, po ashtu vuri në dukje rëndësinë e promovimit të traditave të shëndetshme dhe ndikimin pozitiv që ato kanë në formimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të informuar.
Aktiviteti shërbeu si një platformë për të nxitur ndërveprimin dhe shkëmbimin e njohurive mes studentëve, profesorëve dhe institucioneve të ndryshme, si dhe për të inkurajuar përdorimin e ushqimeve të shëndetshme dhe funksionale për një jetë të shëndetshme. Ky organizim i mbështetur nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe UBT-ja, pasuron aktivitetet që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të edukimit dhe promovimin e traditave të ndryshme kulinarie ndërkombëtare./UBTNews/
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal
UBT dhe kontributi i profesionistëve në konferencën ndërkombëtare për krimet e luftës dhe stabilitetin në Ballkan
Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit pas vendimit të ICC
Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Kosova mëson kundërshtarin e play off-it në Ligën e Kombeve
Shqipja në Maqedoninë e Veriut, çfarë po e pengon zbatimin e ligjit të gjuhëve?!
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman