Aktualitet

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“E marte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. E mërkurë-Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellur me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kanë mundësi enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. E premte- Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Keir Starmer refuzon dorëheqjen mes një “rebelimi” të brendshëm

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë të qartë sot para kabinetit të tij se nuk ka ndërmend të largohet nga posti, përkundër presionit të madh që po vjen nga brenda Partisë së tij Laburiste.

Sipas raportimeve nga agjencia AP, Starmer ka vendosur të “luftojë” për postin, duke u kërkuar kritikëve që ta sfidojnë hapur nëse kanë mbështetjen e nevojshme.

Situata brenda “Downing Street” mbetet e tensionuar pasi dy ministra të rinj dhanë dorëheqjen gjatë ditës së sotme, duke kërkuar një lider të ri. Megjithatë, deri më tani, asnjë rival i fuqishëm nuk ka dalë zyrtarisht kundër tij, pasi rregullat e partisë kërkojnë mbështetjen e të paktën 81 deputetëve për të nisur një proces shkarkimi.

Lidershipi i Starmer u vu në pikëpyetje pas rezultateve të javës së kaluar në zgjedhjet lokale, ku Partia Laburiste pësoi humbje të rënda. Ky dështim elektoral është parë si një “alarm” për qeverinë, pasi nëse ky trend vazhdon edhe në zgjedhjet kombëtare, laburistët rrezikojnë të humbasin pushtetin totalisht.

Ky moment konsiderohet si sfida më e madhe politike për Starmer që nga marrja e detyrës, pasi ai tani nuk po lufton vetëm me opozitën Konservatore, por me “rrymën” kundërshtare brenda vetë partisë së tij që kërkon një kurs të ri politik. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca nga Brukseli: Kosova mbetet konstruktive, synojmë përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Kosovës në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Johan Sørensen. Në fokus të këtij takimi ishte avancimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë diskutimit, ku mori pjesë edhe Kryenegociatori Agron Bajrami, ministri Konjufca bëri të qartë se pozicioni i Kosovës mbetet i palëkundur përballë sfidave të dialogut, duke insistuar në një rezultat përfundimtar që garanton stabilitet.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, rikonfirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive — me qëllimin e qartë të përfundimit të procesit përmes njohjes reciproke,” deklaroi Konjufca.

Ky takim i cilësuar si një “diskutim i strukturuar” vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar për progres në dialog është rritur. Konjufca rikonfirmoi se përkushtimi i Kosovës nuk do të mungojë, por gjithmonë duke u fokusuar te synimi kryesor: njohja e ndërsjellë si kusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu për të koordinuar hapat e ardhshëm diplomatikë në Bruksel, duke treguar një angazhim të lartë të diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga: Sulmuesi kosovar kërcënon fronin e Mbappé

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse me fanellën e Mallorcës, prizrenasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të në La Liga, të përzgjedhur nga faqja e specializuar e statistikave, Sofascore.

Muriqi u vlerësua me notën e lartë 8.2 pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit, duke u rreshtuar në qendër të sulmit në ekipin ideal të javës. Përfshirja e tij në këtë formacion vjen si dëshmi e formës jetësore që po kalon, ku deri më tani ka shënuar plot 22 gola këtë sezon. Ky rekord e rendit atë si golashënuesin e dytë më të mirë në kampionat, duke qenë vetëm dy gola pas yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili kryeson me 24 realizime.

Në këtë formacion, Muriqi ka në krah edhe bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Zito Luvumbo. Mesfusha e javës dominohet nga emra si Victor Garcia, Alex Baena, Pablo Martinez dhe Antony, ndërsa vlerësimin më të lartë të xhiros e mori portieri Arnau Tenas me notën 8.9.

Renditja e sulmuesit kosovar në majat e futbollit spanjoll konfirmon rëndësinë e tij absolute për Mallorcën, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të referimit në repartin ofensiv të La Ligës për këtë edicion.

 

Continue Reading

Aktualitet

Sulmet izraelite vrasin 380 persona në Liban që nga fillimi i “armëpushimit”

Published

on

By

Të paktën 380 persona janë vrarë në Liban nga sulmet ajrore dhe zjarri i artilerisë izraelite që prej fillimit të armëpushimit më 17 prill, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli dhe Libani ranë dakord fillimisht për një armëpushim 10-ditor, të shpallur nga Presidenti Trump në prill, i cili më vonë u zgjat edhe për një muaj. Megjithatë, luftimet në jug të Libanit nuk janë ndalur; Izraeli ka vazhduar bombardimet e përditshme, ndërsa Hezbollahu është përgjigjur me sulme ndaj forcave okupuese izraelite. /Al Jazeer/

Continue Reading

Të kërkuara