Aktualitet

Moti gjatë pesë ditëve në Kosovë

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë.

Sipas njoftimit, të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.

“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi. Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së..

Aktualitet

Përfundon Seminari për Trajnerët e Basketbollit

Published

on

Ka përfunduar Seminari për Trajnerët e Basketbollit për grupmosha të reja që filloi ditën e premte dhe vazhdoi gjatë fundjavës është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Seminari është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës e po ashtu edhe nga FIBA, shtëpia e basketbollit botëror.

Në ditën e parë ka ligjëruar eksperti i njohur i basketbollit ndërkombëtar, Arik Shivek.

Ai ka treguar për përvojën e madhe në basketbollin evropian dhe këtë përvojë ta bart te trajnerët e Kosovës, për ta zbatuar në basketbollin e Kosovës.

Vlora Braha, SPOC Person për Integritet në FBK dhe nga Safeguardin dhe Future ka folur rastet që mund t’i paraqesin trajnerët për abuzime dhe ngacmime në basketboll dhe si mund të drejtohen për këto raste në FBK. Ndërkohë, psikologia Vjollca Zymberi Devaja ka ligjëruar me temën Përgatitja Mendore për Fëmijët.

Në ditën e dytë dhe të tretë, kanë ligjëruar eksperti i njohur ndërkombëtar i basketbollit, Arik Shivek, si dhe trajneri kondicional Agron Haliti.

Të dy kanë ligjëruar për tema të rëndësishme për trajnerët që punojnë me grupmosha të reja, veçanërisht për U14 e më të rinj.

Në fund, Diellza Kelmendi, Koordinatore e Vlerave Olimpike në Akademinë Olimpike në Komitetin Olimpik të Kosovës së bashku me Granit Rugovën, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë nderuar me mirënjohje Arik Shivek dhe Agron Haliti, ndërsa trajnerët pjesëmarrës janë pajisur me certifikatën e pjesëmarrjes./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Tifozët letonezë fishkëllejnë kundër serbëve pas thirrjeve “Kosova është Serbi”

Published

on

Edhe në arenat sportive, Serbia vazhdon të përdorë çdo formë për të sulmuar dhe provokuar Kosovën. Kjo u dëshmua sërish të shtunën, në orën 15:00, gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar në stadiumin e Rigës.

Autoritetet letone nuk toleruan sjelljet provokuese të tifozëve serbë, dhe organizatorët e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Letonisë dhe Serbisë, nuk lejuan që tifozët mysafirë të sillnin në stadium asnjë simbol serb.

Policia ndaloi ekspozimin e flamujve serbë, simboleve nacionaliste dhe sloganeve anti-Kosovë.

Tifozët serbë u detyruan të heqin rrobat që mbanin mesazhe kundër Kosovës, ndërsa sendet e ndaluara iu konfiskuan në hyrje të stadiumit.

Përpjekjet e tyre për të kënduar korin famëkeq “Kosova është Serbi” u pritën me fishkëllima nga tifozët letonë, duke treguar se publiku evropian nuk e mbështet më propagandën e vjetër serbe.

Pas golit të Dušan Vlahović në minutën e 12-të të ndeshjes, tifozët serbë shpërthyen në brohoritje dhe brohoritën: “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia përdor ngjarjet sportive për të çuar përpara mesazhe nacionaliste dhe provokuese ndaj Kosovës. Në shumë ndeshje të mëparshme, Serbia ka shfrytëzuar minutazhin sportiv për të bërë thirrje politike, për të afishuar parulla ofenduese dhe për të provokuar me flamuj apo simbole që nxisin urrejtje./S.K/EO/Pamfleti/

Continue Reading

Aktualitet

Kosova mësoi rivalët e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

Published

on

Për FIBA ​​EuroBasket 2029 që mbahet në kryeqytetin letonez, Riga, sot nga ora 10:30 është zhvilluar shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve. në kryeqytetin letonez, Riga.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore dhe një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.

Kosova është në vazon e dytë dhe sot do të mësojë kundërshtarët.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare – tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Vazo 2: Kosova, Norvegjia, Irlanda./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë, rriten çmimet e naftës

Published

on

By

Çmimet e naftës u rritën të hënën, ndërsa përshkallëzimi i konflikteve Rusi-Ukrainë nxiti shqetësime për furnizimin dhe OPEC+ dha një rritje më të vogël se sa pritej të prodhimit.

Nafta e papërpunuar Brent u tregtua me 66.34 dollarë për fuçi në orën 10:43 të mëngjesit sipas kohës lokale (07:43 GMT), 1.3% më shumë nga mbyllja e mëparshme prej 65.45 dollarësh.

Çmimet e naftës në SHBA u rritën me 1.4% në 62.60 dollarë nga 61.70 dollarë në seancën e mëparshme, transmeton AA.

Çmimet e naftës u rritën ndërsa Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke nxitur frikën e sanksioneve më të ashpra dhe rreziqeve të ripërtërira të furnizimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në X se forcat ruse vendosën më shumë se 800 dronë, katër raketa balistike dhe nëntë raketa lundrimi në një sulm ndaj Kievit.

Forcat Ajrore të vendit raportuan se ndërsa shumica e dronëve u kapën, 54 UAV dhe nëntë raketa goditën objektiva në kryeqytet, përfshirë një ndërtesë qeveritare që u godit për herë të parë.

Duke folur me gazetarët përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Nju Jork, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ishte i përgatitur të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha të premten se blloku po përshpejtonte punën për masat e reja dhe do të dërgonte një delegacion në Uashington.

Pritjet për një konflikt të zgjatur kanë rritur shqetësimet për furnizimin duke mbështetur lëvizjet në rritje të çmimeve, ndërsa kërcënimet e sanksioneve të Trump kundër Rusisë kufizuan fitimet duke nxitur frikën e një rritjeje më të dobët ekonomike dhe një kërkese më të dobët për energji në afat të shkurtër.

Ndërkohë, rritja më e vogël se sa pritej e prodhimit të OPEC+ gjithashtu mbështeti çmimet duke nxitur shqetësimet për furnizimin.

OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës me 137,000 fuçi në ditë (bpd) në tetor.

Rritja, e udhëhequr nga Arabia Saudite, Rusia, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Kazakistani, Algjeria dhe Omani, nuk i përmbushi pritjet e tregut.

Megjithatë, çmimet gjetën mbështetje ndërsa tregtarët mirëpritën qartësinë mbi planin e furnizimit të kufizuar të grupit.

OPEC+ kishte rritur më parë prodhimin me 547,000 fuçi në ditë në shtator dhe 548,000 në gusht./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara