Lajmet

Moti: I ndryshueshëm, me vranësira

Published

on

Java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do t’i ketë vlerat e larta, andaj udhëzimet e IKSHP janë të dobishme për gjitha shtresat e popullatës, me theks të veçantë për ata që kanë sëmundje kronike.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajmet

Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë

Published

on

By

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkurën se nuk mund t’i kërkojë partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) ta formojë Qeverinë e re, edhe pse ajo i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, pasi asnjë parti tjetër nuk dëshiron të qeverisë bashkë me të.

Prandaj, ai tha se u ka kërkuar asaj dhe dy partive të tjera më të mëdha t’i japin fund ngecjes së bisedimeve.

FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në fund të shtatorit, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.

Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.

FPO-ja ngul këmbë se Kickl duhet të jetë kancelar i ri dhe se çdo koalicion qeverisës pa FPO-në do të ishte “koalicion i humbësve” dhe “shuplakë” për votuesit.

Jemi në një situatë plotësisht të re me një fitues të ri të zgjedhjeve, me të cilin është e qartë se asnjë parti nuk dëshiron të qeverisë”, tha Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, në një fjalim në televizion pas bisedimeve ndaras me të secilin lider të pesë partive parlamentare.

Bisedimet e mia [me liderët e partive] dje dhe pardje e kanë forcuar këtë përshtypje.. një ngecje klasike”, tha ai, duke shtuar se Kickl i ka thënë se FPO-ja nuk do të udhëheqë qeveri pa të si kancelar.

Ai tha se u kërkoi partive të shikojnë se cilat janë koalicionet e mundshme dhe pastaj ta njoftojnë atë.

A e mendojnë vërtet atë që e kanë thënë ata? Unë e di çfarë pritet, natyrisht, por dua qartësi. Qartësi për Austrinë”, shtoi ai./REL/

Continue Reading

Bota

Fundi i një epoke për hotelin historik Tropicana, shkatërrohet në vetëm 22 sekonda

Published

on

Hoteli Tropicana, një nga simbolet më të njohura të Las Vegasit për 67 vjet, u shkatërrua sot në mëngjes, duke shënuar një fund të dhimbshëm për këtë resort ikonik. Shembja e tij u realizua në vetëm 22 sekonda dhe u shoqërua me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh dhe dronësh, duke e bërë këtë ngjarje një moment të paharrueshëm për qytetin.

Ky ishte shembja e parë e një kazinoje në Las Vegas në gati një dekadë, një ndodhi që nxjerr në pah ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në industrinë e argëtimit. Pas prishjes së hotelit, plani është që në vend të tij të ngrihet një stadium i ri bejsbolli, i cili do të presë ekipin e Major League Baseball (MLB), “Oakland Athletics”. Ky projekt pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë.

Hotel-kazino Tropicana hapi dyert e tij në Bond Road në prill 1957, duke u bërë një nga resortet më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë në Las Vegas me një kosto fillestare prej 15 milion dollarësh. Ai u riemërua në Tropicana Avenue në 1961, në nder të historisë së tij të pasur. Një nga shfaqjet më të njohura të hotelit ishte “Folies Bergere”, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 1984 dhe vazhdoi të performonte për 49 vjet derisa u mbyll në 2009.

Në hapjen e tij, artistë të njohur si Eddie Fisher, i shoqëruar nga gruan e tij të atëhershme, Debbie Reynolds, dhe Elizabeth Taylor, ishin pjesë e këtij momenti historik.

Me përfundimin e Tropicana-s, Las Vegasi humbet një nga monumentet e tij kulturore, duke lënë pas një trashëgimi të pasur që do të kujtohet nga shumë breza. Ndërkohë, zhvillimi i ri i stadiumit tregon për ambiciet e qytetit për të modernizuar dhe tërhequr më shumë vizitorë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote

Published

on

By

KRU “Prishtina” po vazhdon të furnizojnë me autobote në disa pika gjatë periudhës kohore prej 08:00 deri në 22:00.

Kjo për shkak që aktualisht uji nga Liqeni i Badocit nuk pihet si pasojë e sasisë së lartë të manganit.

Këto janë pikat ku po vazhdon furnizimi me ujë: Badoci, Kishnica, Sushica, Shashkovci, Graçanica, Llapnasella, Preoci, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga” Muharrem Fejza”, Rruga” Ndue Përleshi”, Rruga” Sokol Sopi”, Rruga”B” dhe “C”, Bregu i Diellit në tërësi, etj.

“Krahas kësaj, autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasë parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha. Përveq që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Deri në njoftimin e radhës, mbetet kështu”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Delegacioni i lartë i BQK pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës

Published

on

By

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili dhe i përbërë nga anëtarët jo-ekzekutivë të Bordit, Nurboja, znj. Latifi dhe znj. Hoxha, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës.

Në takimin hyrës, delegacioni i BQK-së u prit nga u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Alexander Demarco, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Bonello, Kryeekonomisti Grech, Shefi i Operacioneve Romano dhe anëtari jo-ekzekutiv i Bordit, profesor Bezzina.

Gjatë takimit, guvernatorët e të dy bankave qendrore shkëmbyen informacione rreth zhvillimeve kryesore në sektorin financiar dhe në ekonomi. Guvernatori Ismaili e informoi Guvernatorin Demarco për zhvillimet në kornizën ligjore dhe atë rregullative, projektet strategjike të BQK-së, si dhe për qëndrueshmërinë e sistemit financiar të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dy delegacionet diskutuan kryesisht mbi qeverisjen dhe auditimin, menaxhimin e rrezikut, sistemin e pagesave dhe përgatitjet e duhura për anëtarësim në SEPA, menaxhimin e rezervave ndërkombëtare, parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kërkimet shkencore, ndër të tjera.

Në përfundim të vizitës, palët rikonfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, ku BQK-ja ka për synim zgjerimin e rrjetit të bankave qendrore partnere si pjesëmarrëse në Eurosistem, menaxhimin e rezervave ndërkombëtare dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e thellë për Bankën Qendrore të Maltës për mikpritjen edhe organizimin.

Continue Reading

Të kërkuara