Aktualitet

Mot me shi

IHMK ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Published

on

Me reshje të mëdha të shiut ka nisur mëngjesi i sotëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, e që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë.

“Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Bota

Trump njofton sistemin mbrojtjes “Kupola e Artë” prej 175 miliardë dollarësh

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar programin e tij të ardhshëm të mbrojtjes nga raketat “Golden Dome” (Kupola e Artë) – një sistem shumështresor me vlerë 175 miliardë dollarë – që për herë të parë do të vendosë armët amerikane në hapësirë, sipas AP.

Duke folur dje nga Zyra Ovale, presidenti Trump tha se pret që sistemi mbrojtës të jetë plotësisht funksional para përfundimit të mandatit tim, i cili përfundon në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për të kapur raketat – edhe nëse ato lëshohen nga hapësira.

Trump, i ulur pranë një posteri që tregon SHBA-në kontinentale të lyer me ar dhe me përshkrime artistike të raketave interceptuese, njoftoi gjithashtu se Gjenerali Michael Guetlein – i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore – do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e progresit të sistemit mbrojtës raketor “Golden Dome”- “Kupola e Artë” .

“Golden Dome”-“Kupola e Artë” parashikohet të përfshijë aftësi tokësore dhe hapësinore që janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në të katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimin dhe shkatërrimin e tyre para një lëshimi, kapjen e tyre në fazën e tyre më të hershme të fluturimit, ndalimin e tyre në mes të rrugës ajrore ose ndalimin e tyre në minutat e fundit ndërsa zbresin drejt një objektivi.

Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi këtë muaj se vetëm komponentët hapësinorë të “Golden Dome”- “Kupolës së Artë” mund të kushtojnë deri në 542 miliardë dollarë – gjatë 20 viteve të ardhshme.

Trump ka kërkuar një fond fillestar prej 25 miliardë dollarësh për programin – në projektligjin e tij të propozuar për lehtësimin e taksave – që tani i ka kaluar për miratim Kongresit.

Pentagoni ka paralajmëruar për vite me radhë se raketat e reja të prodhuara nga Kina dhe Rusia ishin aq të përparuara saqë kundërmasat e përditësuara ishin të nevojshme.

Satelitët dhe interceptorët e shtuar të “Golden Dome” – të cilat përbëjnë pjesën më të madhe e kostos së programit – do të përqendrohen në ndalimin e këtyre raketave të avancuara në fillim ose në mes të fluturimit të tyre.

Armët hapësinore të parashikuara për “Golden Dome”-“Kupolën e Artë” përfaqësojnë kërkesa të reja dhe në zhvillim për misione që nuk janë kryer kurrë më parë nga organizatat hapësinore ushtarake”, u tha dje gjenerali Chance Saltzman, kreu i Forcës Hapësinore të SHBA-së, ligjvënësve në një seancë dëgjimore.

Kina dhe Rusia kanë vendosur armë sulmuese në hapësirë, të tilla si satelitë me aftësi për të çaktivizuar satelitët e rëndësishëm të SHBA-së, të cilët mund ta bëjnë SHBA-në të prekshme ndaj sulmeve.

Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po prodhonte një armë bërthamore hapësinore që mund të qëndronte në hapësirë ​​për periudha të gjata kohore, e cila më pas do të shpërthehej për të shkatërruar satelitët përreth saj.

Trump tha dje se ende nuk kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me programin “Kupola e Artë”, por shtoi se do ta bënte në kohën e duhur”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë./atsh

Continue Reading

Bota

Mjekët pa Kufij: Izraeli po lejon sasi mjerisht joadekuate ndihmash në Gazë

Published

on

By

Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij.

Izraeli po përballet me trysni masive ndërkombëtare për të hequr dorë nga fushata e tij e ashpërsuar ushtarake dhe për të lejuar ndihmat në Gazë, ku agjencitë humanitare thonë se një bllokadë totale ka shkaktuar mungesa kritike të ushqimeve dhe të ilaçeve, raporton AFP.

Vendimi i autoriteteve izraelite për të lejuar një sasi të pamjaftueshme ndihmash në Gazë, pas muajsh rrethimi absolut, sinjalizon synimin e tyre për të shmangur akuzën se po i lë të vdesin urie njerëzit në Gazë, ndonëse në të vërtetë mezi po i lë të mbijetojnë”, tha Pascale Coissard, koordinator emergjencash i Mjekëve pa Kufij në Han Junis të Gazës.

Autorizimi aktual për 100 [kamionë me ndihma] në ditë, kur situata është aq e mjerueshme, është mjerisht joadekuat”, thanë Mjekët pa Kufij, nëpërmjet një komunikate.

Ndërkohë, urdhrat për evakuim për vazhdojnë të zhvendosin popullatën, përderisa forcat izraelite ende po i sulmojnë në mënyrë intensive objektet shëndetësore”, tha grupi humanitar.

Të hënën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të hënën se ishte lejuar të dërgonte ndihma për herë të parë prej kur Izraeli vendosi një bllokadë totale më 2 mars.

Izraeli tha se 93 kamionë ishin futur në Gazë nga territori i tij gjatë së martës, por OKB-ja njoftoi se ndihmat ishin bllokuar.

Agjencitë e OKB-së thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera.

Rreth 600 kamionë në dytë kishin hyrë gjatë një armëpushimi, më parë këtë vit.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj.

Lufta ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës së Gazës, shumicën prej tyre disa herë./REL/

Continue Reading

Bota

Sigurimi i paqes në Ukrainë, Rutte takim me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për një partneritet më të ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke u përqendruar në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një postim të tij në X, ai ka diskutuar rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes, si dhe përpjekjet për të siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Është mirë që u takova me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së . Bashkëpunimi NATO-BE është thelbësor përballë kërcënimeve aktuale të sigurisë. Diskutuam rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Rutte.

Continue Reading

Bota

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Published

on

By

Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën.

Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale.

Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA.

Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të fundit të mbrojtjes për ‘kombin gjerman’”… Objektivi i tyre është të rrënohet sistemi demokratik në Republikën Federale të Gjermanisë përmes akteve të dhunës”, thanë autoritetet.

Katër nga të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa një tjetër për mbështetjen e një organizate të tillë.

Prokuroria Federale ka përmendur, po ashtu, vrasjen, zjarrvënien dhe dëmtimin e pronës në mesin e akuzave./REL/

Continue Reading

Të kërkuara