Aktualitet

Mot i ligë në Shqipëri, reshjet shkaktojnë probleme në disa qytete

Nga reshjet intensive qytetarët e Shkodrës janë mbyllur në shtëpi.

Published

on

Në Shqipëri po mbizotëron mot me vranësira, të cilat kanë sjellë reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes. Reshjet intensive kanë përfshirë Shkodrën dhe Vlorën, ndërsa probleme kanë shkaktuar në Durrës dhe Elbasan.

Nga reshjet e mëdha të shiut probleme u shkaktuan në Durrës. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet. Po ashtu probleme janë shënuar edhe në lagjet periferike të qytetit.

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike me gjirin e Vlorës ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për gjashtë ditët e ardhshme.

Nga reshjet intensive qytetarët e Shkodrës janë mbyllur në shtëpi.

Përderisa reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pa ndërprerje edhe të hënën kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Elbasanit.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë qarkun kanë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa prej akseve rrugore./TCH

Aktualitet

​Basha takon ambasadorin turk në Kosovë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe zëvendës-ambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın.

Gjatë zhvillimit të takimit, kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e tij.

Kryetari Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Vetëvendosje mban sot konferencë për media

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të mbaj një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Konferenca fillon naga ora 13:30, mirpo nuk është bërë e ditur tema e konferencës.

Kujtojmë se konferenca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosveprim të deputetëve të Kuvendit deri më 30 shtator.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke komentuar këtë vendim, të dielën tha se janë plot 18 ligje që prej më shumë se 9 muajsh presin vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese./S.K/EO/LVV

Continue Reading

Aktualitet

Dyshime për varr masiv, sot inspektohet në një lokacion afër Novi Pazarit

Published

on

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot duke nisur nga ora 10:00, në fshatin në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, do të zhvillohen inspektime në terren, në kuptim të vlerësimit të lokacionit, për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.

Sipas këtij komisioni, ky zhvillim vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Theksojmë se ky rast ka qenë i planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje terreni, gërmimet ishin ndërprerë. Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se kërkesë e përsëritur e tyre mbetet që gërmimet në terren duhet të shoqërohen me të dhënat nga arkivat përkatëse të institucioneve të Serbisë, të cilat siç thuhet në njoftim, do të ndihmonin në saktësimin e lokacionit të varrit masiv dhe në sigurimin e provave të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Vlerësimet në terren në këtë lokacion, do të përcillen edhe nga përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore”.

“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së së vërtetës është hap drejt drejtësisë, drejt paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe këmbëngulje, deri në zbardhjen e plotë të fatit të secilit person të zhdukur”, thuhet tutje në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira. Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Po ashtu, do të ketë shtrirje të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-54 km/h ka njoftuar IHMK./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara