Shëndeti

Mos pini lëngje të tharta në mëngjes

Zmalti i dhëmbëve dëmtohet për shkak të thartirës së limonit.

Published

on

Uji i ngrohtë me limon për metabolizëm, i cili rekomandohet sapo të ngriheni nga shtrati, mund të dëmtojë dhëmbët

Një gotë ujë me limon të cilën nutricionistët gjithnjë e më shpesh e rekomandojnë për fillim të ditës, mbase edhe ndihmon që të përshpejtoni metabolizmin, mirëpo mund të dëmtojë dhëmbët.

Efektet e ujit me limon posaçërisht mund të jenë të këqija për dhëmbët nëse kjo pije pihet menjëherë sapo të zgjoheni, ashtu si rekomandohet për metabolizëm, për të përshpejtuar tretjen.

Stomatologët thotë që uji i ngrohtë me limon dëmton zmaltin e dhëmbëve, për ç’shkak dhëmbët bëhen të ndjeshëm dhe marrin ngjyrë të verdhë.

– Zmalti i dhëmbëve dëmtohet për shkak të thartirës së limonit. Nëse këtë vazhdimisht e përsërisni, atëherë nëse vazhdimisht konsumoni lëngje dhe ushqim të thartë, shpartallohet zmalti i dhëmbëve ndërkaq shtresa e brendshme e dhëmbëve, e cila ka nuancë pak të butë, mbetet e ekspozuar dhe shumë e ndjeshme.

Kur e dëmton zmaltin e dhëmbëve, dhëmbët bëhen shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Fakti që dhëmbët lahen në mëngjes, jo gjatë pas konsumimit të ujit të ngrohtë me limon, edhe më shumë i përkeqëson gjërat.

Në të vërtetë fërgimi me brushë pasi që keni ngrënë apo keni pirë diçka të thartë, edhe më keq dëmton zmaltin e dhëmbëve dhe shumë lehtë heq shtresën e jashtme.

Doktorët këshillon që në mëngjes të mos pini ujë me limon. Në vend të kësaj, për të hidratuar organizmin, pini vetëm një gotë ujë në mëngjes, kjo nuk do të dëmtojë dhëmbët.

Nëse edhe bash ndieni kënaqësi kur pini ujë të ngrohtë me lëng limoni, stomatologu këshillon që të ndërmerrni disa masa kujdesi: kurrë mos i lani dhëmbët menjëherë pasi që të keni pirë këtë pije.

Midis larjes së dhëmbëve dhe pirjes së ujit të ngrohtë me limon duhet të kalojnë së paku një ose dy orë.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dhëmbëve mund të ndikohet nga problemet e zemrës

Published

on

Studimet kanë zbuluar një lidhje të befasishme mes shëndetit të dhëmbëve dhe shëndetit të zemrës.

Studiuesit sugjerojnë se personat që vuajnë nga probleme të shëndetit oral, si gingiviti (inflamacion i mishrave të dhëmbëve) ose humbja e dhëmbëve, mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ky zbulim ka nxitur një rishikim të rëndësishëm të lidhjes ndërmjet shëndetit oral dhe atij kardiovaskular.

Infeksioni në mishrat e dhëmbëve mund të çojë në përgjigje inflamatorie të trupit, që ndikon negativisht në enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Një nga teoritë që shpjegon këtë është se bakteret që shkaktojnë infeksione në gojë mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion në trup, përfshirë edhe në arterie.

Ky inflamacion mund të kontribuojë në ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë zemrën më të mundshme për të zhvilluar sëmundje të tilla si ateroskleroza, gjendje që ndikon në furnizimin me gjak të trupit. Kjo e bën të rëndësishme kujdesin e rregullt për shëndetin oral si masë parandalimi për problemet kardiovaskulare.

Sudimi ka nxitur kërkesa për mbikëqyrje më të ngushtë të shëndetit oral dhe kardiovaskular në pacientët që kanë histori të problemeve të dhëmbëve. Specialistët sugjerojnë se  kontrolli i rregullt i dhëmbëve dhe higjiena e mirë orale mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre komplikacioneve dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Rregulli i thjeshtë i pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, përdorimi i perit dentar e vizitat e rregullta te dentisti kanë ndikim të madh në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium

Published

on

Kalciumi është vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut, për eshtra të fortë si dhe për një lëkurë të shëndetshme.

Gjithashtu me anë të kësaj vitamine bëhet stabilizimi i presionit të gjakut, rregullojnë sekretimin e hormoneve dhe sjellin sinjale nervore siç duhet.

Kur ju nuk merrni mjaftueshëm nga ky vitaminë, ju mund të vuani nga mungesa e kalciumit që mund të identifikohet me simptoma të caktuara.

Disa nga këto simptoma janë si lëkura e thatë, lodhja, depresioni, pagjumësia, ftohje të shpeshta, dhimbje të dhëmbit etj., shkruan EO

Për të evituar këtë duhet që së paku një person të konsumojë 1000mg kalcium në ditë.

Continue Reading

Shëndeti

Gjethet e mentes për shëndetin e trurit dhe stomakut

Published

on

Menta është një barishte e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin, vitaminat dhe mineralet që përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.

Sipas të dhënave, konsumi i gjetheve të mentës jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.

Vlerat shëndetësore të gjetheve të mentës

Sistemi tretës – Konsumi i rregullt i gjetheve të mentës ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës. Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë menta dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.

E ftohura – Vlerat e mentës janë pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.

Higjiena e gojës – Ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës, është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe optimizon higjienën e gojës.

Funksionet e trurit – Aroma e mentës mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.

Menta për tretje të shkëlqyer – Vaji i mentës e nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore, shmang pengesat në aparatin tretës.

Menta në mjekësinë popullore – Përdoret gjerësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike, konsiderohet e dobishme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, mushkërisë dhe zorrës së trashë. Shpesh menta përdoret për të trajtuar diarrenë apo dhimbjet menstruale.

Si ta rrisni mentën në kushtet e shtëpisë?

Menta është barishte që lulëzon shpejt dhe kërkon përkujdesje minimale, mund të blini një filiz të bimës ose të këpusni një degë nga bima origjinale.

Futeni në një enë qelqi me ujë dhe prisni deri sa të lëshojë rrënjë. Transferoni në vazo e rriteni në ballkon ose parvazin e dritares, kërkon ujitje të mjaftueshme por edhe një sistem të mirë kullimi. Menta duhet mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.

Gjethet e saj kanë aromë të fortë dhe nëse mbahen në ujë mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë.

Gjethet e mentës mund të ngrihen ose të thahen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit.

Continue Reading

Shëndeti

Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Published

on

Shëndeti i zemrës është thelbësor, dhe fatmirësisht natyra na ka dhuruar ushqime që ndihmojnë në pastrimin e arterieve dhe parandalimin e bllokimeve.

Nëse keni për qëllim ta keni një zemër të shëndetshme, atëherë keni parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta zvogëloni inflamacionin.

Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj.

Ja një listë me ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve në mënyrë natyrale:

Asparagusi

Një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E. Ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Avokado

Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sandviç, konsideroni t’i shtoni disa rriska avokado. Konsumimi ditor i saj rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).

Brokoli

Perime tjetër e mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.

Farat ‘chia’

Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.

Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme.

Continue Reading

Të kërkuara