Lajmet

​Mos-paraqitja e Kurtit në Prokurori, opozita: Mesazh dhe sinjal i gabuar për qytetarët

Published

on

Opozita ka komentuar mos-paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale. Partitë opozitare kanë deklaruar se ky veprim është mesazh dhe sinjal i keq për qytetarët e Kosovës për anashkalim të sistemit prokurorial dhe gjyqësor të vendit. Kryeministri Kurti nuk u paraqit sot në Prokurorinë Speciale ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri deklaroi se Kushtetuta ka përcaktuar pushtetet e ndara.

“Në radhë të parë është një mesazh i keq për qytetarët e Kosovës, në këtë rast për mënyrën se si e trajton organin e akuzës. Dhe mendoj që ashtu siç e ka përcaktuar edhe Kushtetuta, pushtetet janë të ndara. Në këtë rast gjithkush duhet ta kryejë punën e vet, organi i akuzës është pikërisht për të mos lejuar që të ndodhin keqpërdorimet dhe për të luftuar dukuritë negative. Kryeministri është për të zhvilluar vendin, për ta qeverisur vendin. Janë dy institucione të ndara, në këtë rast organi i akuzës me siguri ka diçka që i duhet kryeministri qoftë në cilësinë e dëshmitarit, qoftë në cilësinë e të dyshuarit”, deklaroi  Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi theksoi se mos-paraqitja e Kurtit për të dëshmuar është sinjal i gabuar.

“Sinjali që dërgohet është sinjal i gabuar. Qytetarëve të Kosovës ju dërgohet sinjali nga kryeministri që ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë dhe ky është një model i sjelljes në Lëvizjen Vetëvendosje. Modeli i sjelljes në argumentin se në të gjitha rastet kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vet kryeministri kanë qenë të akuzuar për dhunën që kanë ushtruar brenda institucioneve të Kosovës dhe jashtë tij, i kanë tejzgjatur rastet duke i çuar në parashtrim dhe ky po ashtu është një sinjal i gabuar për qytetarët e Kosovës ku drejtësia nuk është dhënë por është parashkruar rasti. Pra, janë vonuar mbi shtatë vite rastet dhe ky është një dëmtim i sistemit të demokracisë”, deklaroi Gashi.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se Kurti ka shprehur gatishmërinë që të mirëpresë prokurorët në zyrën e tij, për çka Gashi e ka kritikuar këtë veprim.

“Hala më keq, hala më keq se thirret prokurori dhe epërsia politike e ekzekutivit mbi gjyqësorin, në këtë rast mbi prokurorinë është e papranueshme. Është koncept i gabuar, koncepti i sjelljes së tij është i gabuar dhe nënkupton këndvështrimin e vlerësimin e kryeministrit dhe njerëzve të tij për drejtësinë”, shtoi Gashi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj tha se “askush nuk është mbi ligjin”.

“As zotëri Albin Kurti nuk është mbi ligjin dhe vet deklaratat e tyre se po ftohen në kohë zgjedhjeve kryeministri Albin Kurti që të paraqitet për të dëshmuar, nuk qëndrojnë sepse kemi qenë edhe ne deputetë që kemi pasur ftesa nga Gjykata Speciale për shkak të gazit lotsjellës dhe ju kemi përgjigjur sepse duhet t’i respektojmë organet e drejtësisë”, përfundoi ajo.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress, tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

Vendi

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Botë

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara