Shëndet

Mos konsumoni alkool së bashku me ilaçet

Mos pini alkool kur jeni duke i marrë këto katër medikamente.

Published

on

Kolla dhe ftohjet janë bërë sërish më të zakonshme teksa i kthehemi një jete më normale pas COVID-19.

Dhe ndërsa moti me diell po fillon gjithashtu të kthehet, kërkesa për të dalë dhe për t’u shoqëruar me miqtë në kopshte po bëhet më e fortë.

Por nëse jeni duke vuajtur nga një sëmundje dhe duke marrë barna, është e rëndësishme të dini nëse mund të pini një pije në mënyrë të sigurt gjatë përdorimit të tyre.

Barnat me recetë ose ato pa recetë duhet të vijnë me një fletëpalosje informacioni për pacientin (PIL). Kjo ju tregon saktësisht se si duhet ta merrni dhe sa shpesh, prandaj është e rëndësishme që ta lexoni me kujdes këtë para se të filloni ta merrni.

Kjo është edhe më e rëndësishme nëse planifikoni të pini alkool, pasi pijet alkoolike mund të ndryshojnë presionin e gjakut , temperaturën dhe nivelet e hidratimit – gjë që mund të jetë e rrezikshme nëse keni marrë ilaçe.

Kur bëhet fjalë për përzierjen e barnave me alkoolin, ka disa rregulla që duhet t’i përmbaheni gjithmonë. Për shembull, nuk duhet të pini ilaçe që ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, mund të ndryshojnë sheqerin në gjak ose ndonjë gjë që merret për presionin e lartë të gjakut.

Ju gjithashtu duhet të qëndroni larg pijeve alkoolike nëse ju përshkruhen qetësues kundër dhimbjeve – veçanërisht opiatet, medikamentet për gjendjet e shëndetit mendor dhe ndonjë që shpërbëhet në mëlçi.

Kjo është për shkak se pirja mund të shkaktojë zbërthimin e më pak të ilaçeve në mënyrë që nivelet të bëhen më të larta. Farmacisti Scott McDougall, bashkëthemelues i The Independent Pharmacy  paralajmëroi se pacientët shpesh duhet të trajtohen për efektet anësore të shkaktuara nga përzierja e ilaçeve me konsumimin e alkoolit.

Ai shpjegoi: “Është jetike që pacientët t’i marrin seriozisht dozat e barnave dhe të ndjekin këshillat e mjekut ose farmacistit nëse mund të konsumojnë ose jo alkool së bashku me ilaçet e tyre.  Mos harroni, është gjithmonë më mirë të trajtoni çdo problem mjekësor me të cilin po përballeni shpejt dhe në mënyrë efektive me ilaçet e duhura dhe duke ndjekur udhëzimet deri në letër”.

Pacientët e moshuar duhet gjithashtu të kenë kujdes të shtuar dhe duhet të vlerësojnë nevojat e tyre për mjekim dhe konsumin e alkoolit me mjekun e tyre të përgjithshëm ose farmacistin. Scott renditi katër medikamentet më të zakonshme me të cilat nuk duhet të konsumoni alkool, por gjithmonë duhet të kontrolloni etiketën e çdo medikamenti që ju jepet:

  • Propranolol
  • Antibiotikët
  • Ilaçe për ftohjen dhe gripin
  • Medikamente kundër urthit: Zantac. (Alsat)

Continue Reading

Shëndet

Çfarë ndodh në tru kur Alzheimeri na bën t’i harrojmë të dashurit?

Published

on

Shpesh, vështirësia për të njohur njerëzit e afërt — një simptomë karakteristike e sëmundjes së Alzheimerit mund të lidhet me dëmtimin e rrjeteve mbrojtëse që rrethojnë neuronet në tru, sipas një ekipi kërkimor.

Studiuesit theksojnë se disa ilaçe, të cilat aktualisht po testohen për trajtimin e tumoreve dhe artritit, mund të kenë potencialin të rikthejnë këto struktura dhe të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës.

Këto rezultate vijnë nga një eksperiment i realizuar te minjtë nga Universiteti i Virginias dhe Virginia Tech, i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”.

“Zbulimi i ndryshimit strukturor që shpjegon humbjen specifike të kujtesës te pacientët me Alzheimer është emocionues”, tha drejtuesi i studimit, Harald Sontheimer. Ai shtoi se zbulimi paraqet një objektiv të ri me ilaçe premtuese ndikojnë në mekanizmat përkatës.

Kërkuesit kishin treguar se disa zona të trurit janë të rrethuara nga struktura të quajtura rrjete perineuronale, një lloj matrice mbrojtëse që izolon neuronet, duke krijuar një barrierë të rëndësishme për komunikimin nervor dhe formimin e kujtimeve të reja.

Ata dyshuan se dëmtimet në rrjete janë faktor kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Eksperimentet e mbështetën këtë, minjtë me rrjete perineuronale të dëmtuara në zonën CA2 të hipokampusit humbën aftësinë për të mbajtur mend minj të tjerë, formë e “kujtesës sociale” — edhe pse e ruajtën aftësinë për të krijuar kujtime të reja për objektet rreth tyre.

Kjo pasqyron situatën tek njerëzit, ku kujtesa sociale shpesh dëmtohet më herët se ajo për objektet.

Studiuesit testuan një grup ilaçesh të quajtura inhibitorë të metaloproteinazave të matricës, që parandalojnë enzimat që degradojnë proteinat e matricës jashtëqelizore, përfshirë ato të rrjeteve perineuronale.

Minjtë që morën këto ilaçe treguan degradim shumë më të vogël të rrjeteve mbrojtëse dhe ruajtën më mirë kujtesën sociale, pavarësisht prania së patologjisë së Alzheimerit.

Sontheimer paralajmëron se duhen studime të mëtejshme për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e kësaj qasjeje para se të testohet te njerëzit. Ekspertë të pavarur nënvizojnë se, megjithëse zbulimi është premtues, kalimi nga rezultatet te minjtë në aplikimin klinik te njerëzit kërkon kohë dhe prova të kontrolluara të mirëfillta. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara