Shëndet

Mos i’a mbuloni karrocën! Po e rrezikoni shëndetin e foshnjës

Published

on

Edhe qëllimi i mirë mund të sjellë pasoja të rënda. Mos e rrezikoni fëmijën duke e mbuluar karrocën në ditët e nxehta të verës.

Çdo vit, me ardhjen e ditëve të ngrohta, pamja është e njëjtë në rrugë: prindërit mbulojnë karrocat e foshnjave me pëlhura, shami, me qëllimin e mirë për t’i mbrojtur nga dielli. Por pa e ditur, me këtë veprim, ata mund t’i vënë fëmijët e tyre në rrezik serioz.

Pse mbulimi i karrocave me materiale të papërshtatshme është i rrezikshëm?

Pediatrja Svante Norgren nga Spitali i Fëmijëve “Astrid Lindgren” në Stokholm shpjegon se edhe pëlhura më e hollë, si gaza pambuku, mund ta rrisë temperaturën brenda karrocës dhe pengon qarkullimin e lirë të ajrit.

Një testim ka treguar se në një ditë të ngrohtë, pas 30 minutash, temperatura në një karrocë të mbuluar ka arritur deri 34°C. Për ta kuptuar më mirë, mendoni këtë krahasim: nëse jashtë janë 25°C, brenda karrocës së mbuluar me një pëlhurë të zakonshme, temperatura mund të arrijë deri në 40°C.

Trupi i foshnjës nuk mund të rregullojë temperaturën përmes djersitjes

Ndryshe nga të rriturit, që e ulin temperaturën e trupit përmes djersitjes, foshnjat nuk kanë këtë aftësi. Temperatura trupore rritet e ndodh mbinxehja, që mund të çojë në goditje nga nxehtësia, dëmtime të sistemit nervor qendror, dëmtime në tru apo madje edhe vdekje.

Këshilla të rëndësishme për ditët e nxehta të verës:

▪ Mos mbuloni karrocën me pëlhura të improvizuara. Përdorni vetëm mbulesa të dedikuara për karroca, të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit.

▪ Shmangni daljet në ambiente të hapura nga ora 10:00 deri në 16:00–17:00.

▪ Mos i vendosni kapuç fëmijës në ditët e nxehta, shumica e nxehtësisë largohet për mes kokës.

▪ Vishni fëmijën me rroba të lehta, të çelëta dhe që e lënë lëkurën të marrë frymë.

▪ Mos i vishni çorape – këmbët ndihmojnë në ftohjen e trupit.

▪ Sigurohuni që fëmija të pijë mjaftueshëm lëngje.

Këshilla nga pediatrja dr. Giovanna Armano:

Idealja do të ishte që fëmijët të mos ekspozohen në diell të drejtpërdrejtë nga ora 10 apo 11 deri 17. Ata mund të lahen ose të freskohen disa herë në ditë për ta përballuar më lehtë vapën. Nëse qëndrojnë brenda, hapësirat duhet të jenë të ajrosura mirë dhe, nëse është e mundur, të klimatuara.

Klima nuk është zgjidhja më e mirë, ajrosja natyrale dhe përdorimi i ventilatorëve janë alternativa të dobishme. Kini kujdes që temperatura brenda të mos jetë më e ulët se jashtë, pasi nuk është e shëndetshme. Shfrytëzoni çdo mundësi për ta mbajtur fëmijën jashtë në hije, nën pemë si pishat a kopshte.

 

Shëndet

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Published

on

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Dy aleatë të mëngjesit për djegie yndyre dhe trup më të lehtë

Published

on

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë se disa çajra bimorë janë një alternativë më e shëndetshme për të stimuluar tretjen, për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të përshpejtuar metabolizmin.

Në mëngjes, trupi është më i gatshëm për pastrim natyral, ndaj pirja e çajit të duhur mund të ndihmojë në detoksifikim dhe në uljen e fryrjes.

Çaji jeshil

I pasur me antioksidantë dhe përbërësin EGCG, ndihmon në zbërthimin e yndyrës e rrit metabolizmin. Ai ofron energji pa rritur sheqerin në gjak, ka efekt të lehtë diuretik. Pirja në mëngjes, me stomak bosh ose pas një mëngjesi të lehtë, ndihmon trupin të përthithë më mirë substancat aktive.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Një filxhan në mëngjes zvogëlon ndjenjën e oreksit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Përgatitet më mirë me rrënjë të freskët, ujë të nxehtë dhe, sipas dëshirës, limon ose mjaltë.

Këto dy çajra janë mënyra të thjeshta për të mbështetur trupin në pastrim dhe për të filluar ditën me më shumë energji.

Megjithatë, duhet kujdes: çaji jeshil përmban kafeinë, ndërsa xhenxhefili mund të mos përshtatet për ata me stomak të ndjeshëm. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para konsumimit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Djathi, një aleat i mundshëm kundër plakjes së trurit

Published

on

Një studim japonez tregon se edhe konsumimi i moderuar i djathit një herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun e demencës, sipas news-medical.net.

Demenca është një problem shëndetësor në rritje, që pritet të prekë mbi 150 milionë njerëz deri në 2050.

Pavarësisht përparimeve mjekësore, trajtimet mbeten të kufizuara, duke bërë dietën një faktor të rëndësishëm mbrojtës.

Djathi përmban komponime bioaktive si vitamina K2, peptide dhe probiotikë, që mbrojnë qelizat nervore përmes veprimit antiinflamator dhe metabolik.

Studimi përdori të dhëna nga Studimi Gerontologjik i Japonisë (JAGES) 2019 dhe gjeti se personat mbi 65 vjeç që konsumonin djathë të paktën një herë në javë kishin 21-24% rrezik më të ulët të demencës dhe një ndryshim prej rreth 7,7 ditësh në kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me të tjerët.

Rezultatet sugjerojnë se edhe zakonet e thjeshta dietike, si konsumimi i moderuar i djathit, mbështesin shëndetin kognitiv gjatë plakjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos hani çokollatë pas orës 3 të pasdites!

Published

on

Kur bëhet fjalë për një gjumë të mirë, shumica e njerëzve e dinë të shmangin përdorimin e telefonit para gjumit ose konsumimin e kafesë dhe alkoolit.

Por, sipas dietologes britanike Frances Ralph, disa ushqime që shpesh neglizhohen mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Në një intervistë për Metro.co.uk, Ralph këshillon që konsumimi i çokollatës të shmanget pas orës 15:00.

“Mund të mendoni se dy copa çokollatë e zezë pas darkës janë të shëndetshme për shkak të antioksidantëve, por sabotojnë gjumin në heshtje,” shpjegon ajo.

Çokollata e zezë përmban kafeinë dhe teobrominë, dy stimulues që zgjojnë sistemin nervor. Vetëm 20 gramë çokollatë e zezë mund të kenë aq kafeinë sa një filxhan i vogël çaji jeshil, ndërsa teobromina mund të qëndrojë në trup për 6–8 orë, duke ndikuar në gjumin e natës.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijoni më herët gjatë ditës, para orës 15:00, kur trupi mund t’i përpunojë më lehtë këta stimulues,” shton dietologia.

Por, çokollata nuk është e vetmja që mund të ndikojë keq. Ralph përmend edhe salcat me bazë domatesh, të cilat shkaktojnë refluks acid, si dhe djathrat e vjetër dhe mishrat e kuruar, të pasura me tiraminë, një substancë që nxit zgjimin dhe të pengojë gjumin e thellë.

Ekspertja këshillon që vakti i mbrëmjes të përfundojë tre orë para gjumit dhe të zgjidhen ushqime të lehta, pa stimulues “të fshehur”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara