Qumështi është një nga produktet më të konsumuar të bulmetit dhe një burim i rëndësishëm proteinash, kalciumi dhe vitaminash.
Megjithatë, koha kur e pini luan një rol të madh në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit dhe përfitimet që merr prej tij.
Për më shumë proteina – pini qumësht në mëngjes
Nëse doni të merrni më shumë proteina, mëngjesi është momenti ideal. Gjatë këtij vakti, trupi ka nevojë për energji dhe ushqyes për të nisur ditën. Përveç proteinave, qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina që ndihmojnë metabolizmin dhe forcimin e kockave.
Para ose pas aktivitetit fizik
Nëse ushtroheni në mëngjes, pini qumësht për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium. Këto elemente ndihmojnë në zhvillimin e muskujve dhe forcimin e kockave, duke përmirësuar rikuperimin pas stërvitjes.
Për ndjenjë ngopjeje më të gjatë
Nëse doni të ndiheni të ngopur më gjatë, pini qumësht në mëngjes. Ai ngadalëson urinë e ndihmon në mbajtjen e nivelit të qëndrueshëm të energjisë gjatë ditës. Nëse megjithatë qumështi ju shkakton fryrje ose parehati, pini në mbrëmje, kur sistemi tretës është më i qetë.
Për pagjumësinë dhe çlodhjen
Nëse keni vështirësi me gjumin, një gotë në mbrëmje është një zgjidhje natyrale. Ai përmban aminoacide që nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit të qetësisë, duke ju ndihmuar të flini lehtë. Nëse ndiheni të lodhur, qumështi në mbrëmje ndihmon trupin dhe trurin të çlodhen.
Për tretje më të mirë
Për një tretje të shëndetshme, pini qumësht të ngrohtë, jo të ftohtë. Nxehtësia e lehtë ndihmon stomakun të përthithë ushqyesit. Megjithatë, mos e teproni me sasinë, 150 deri në 200 ml në ditë janë të mjaftueshme për të përfituar nga vlerat e tij pa e ngarkuar sistemin tretës.
Këshilla të vlefshme për përdorimin e qumështit
Mos e zieni apo ngrohni qumështin shpesh, sepse temperaturat e larta shkatërrojnë vlerat ushqyese.
Gjatë zierjes, përziejeni me lugë druri për të shmangur ngjitjen.
Përdorni temperaturë të ulët kur e ngrohni.
Pas ftohjes, ruajeni në frigorifer deri në përdorimin e radhës.
Ngrohja e qumështit duhet bërë në sobë, jo në mikrovalë, për të ruajtur cilësinë dhe shijen e tij.
Qumështi është aleat i rëndësishëm për shëndetin, por mënyra e koha e konsumimit ndikojnë në përfitimet që merrni. Duke e pirë në momentin e duhur, mund të përfitoni maksimalisht nga ky ushqim i vlefshëm për trupin dhe mendjen. /A.Z/UBT News/