Aktualitet

Morgan Stanley: SHBA mund të shmangë recesionin në 2023, por Evropa jo

Sipas tij, Britania e Madhe dhe ekonomitë e Eurozonës ka të ngjarë të bien në recesion vitin e ardhshëm.

Published

on

Britania e Madhe dhe ekonomitë e Eurozonës ka të ngjarë të bien në recesion vitin e ardhshëm, por Shtetet e Bashkuara mund të shpëtojnë me vështirësi falë një tregu elastik të punës, njoftoi banka e investimeve Morgan Stanley.

Rihapja e pritshme e Kinës pas gati tre vjet kontroll të COVID-19 duhet të rezultojë në rimëkëmbjen e ekonomisë së saj, si dhe të tregjeve të tjera aziatike në zhvillim, vlerësojnë analistët e bankës së investimeve.

Për vitin 2023, ata parashikojnë rritjen e ekonomisë globale me 2.2 për qind, që është nën vlerësimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 2.7 për qind rritje.

Për vitin e ardhshëm, Morgan Stanley parashikon një ndarje midis ekonomive të zhvilluara “në recesion ose afër tij”, ndërsa ekonomitë në zhvillim “do të rimëkëmben në mënyrë modeste”.

Ai vlerëson se ekonomia kineze do të rritet me pesë për qind vitin e ardhshëm, mbi rritjen prej 3.7 për qind që pritet për tregjet në zhvillim, ndërsa rritja mesatare në grupin e 10 vendeve të zhvilluara parashikohet me një normë prej vetëm 0.3 për qind.

Bankat qendrore në mbarë botën kanë rritur normat e interesit këtë vit për të frenuar inflacionin.

Morgan Stanley vlerëson se banka qendrore amerikane Fed do t’i mbajë normat e larta në 2023 pasi inflacioni do të mbetet i lartë pasi të arrijë kulmin në tremujorin e katërt të këtij viti.

“Ekonomia e SHBA-së do të shmangë për pak një recesion në vitin 2023, por ulja për shkak të një ngadalësimi të konsiderueshëm të rritjes së punësimit nuk do të jetë aq e butë, ndërsa shkalla e papunësisë do të vazhdojë të rritet”, thuhet në raport, i cili parashikon rritje të PBB-së së SHBA-së prej 0.5 për qind në vitin e ardhshëm.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Sot, me datë 18 prill do të kemi mot pjesërisht me re, por nuk mungon as dielli.

Temperatura minimale e mëngjesit është 9°C.

Kurse, atë maksimale që do të arrijë në mesin e ditës do të jetë 17 °C.

Edhe fundjava pritet të jetë e nxehtë, me temperatura që do të sillen nga 8 deri në 17. /UBT News/

 

Continue Reading

Aktualitet

‘Radio është magjike, mezi presim të japim kontributin tonë’, e ardhmja e ndritur e studentëve të Media dhe Komunikim në UBT

Published

on

Programi i studimeve në Media dhe Komunikim në UBT ofrohet në dy nivele: Bachelor dhe Master.

Ky program është i strukturuar për të ofruar një kombinim të fortë të teorisë dhe praktikës, duke përgatitur studentët për karriera në sektorin mediatik dhe të komunikimit.​

Ky program është i dizajnuar për të adresuar nevojat e tregut të punës në fushën e medias dhe komunikimit, duke ofruar një përgatitje të plotë teorike dhe praktike për studentët.

Fakulteti i Media dhe Komunikimit në UBT ofron kushte moderne për zhvillimin e aftësive praktike.

Pjesë e UBT-së është portali UBT News si dhe Radio Campus që mund ta dëgjoni në frekuencën 100.7 FM e në platformën online: UBT – Radio Campus.

Skema programore e radios është zgjeruar edhe me një emision të ri, nga ish-studentja, tashmë e punësuar si staf i rregullt në UBT, Albina Zeneli e cila e moderon n’Ritëm që fillon nga ora 13:00 deri në 15:00, nga e hëna në të premte.

Pjesë e emisionit janë edhe studentët aktual të UBT-së të cilët janë të pranishëm shpesh gjatë zhvillimit të emisionit live të cilët kanë mundësi ta shohin nga afër punën praktike. 

 

                                                                                                                                                                            

Continue Reading

Bota

Vuçiq nuk tërhiqet nga pjesëmarrja në paradën e Putinit, pavarësisht presionit të BE-së

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores që do të organizohet nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 maj në Moskë. Vendimi i tij vjen pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Bashkimi Evropian se pjesëmarrja në këtë ngjarje përkujtuese mund të dëmtojë seriozisht procesin e integrimit të Serbisë në BE.

Sipas agjencisë Associated Press, zyrtarët evropianë e kanë cilësuar këtë vizitë si shkelje të kritereve të anëtarësimit për vendet kandidate dhe si një mesazh mbështetës për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Vuçiq, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, ka deklaruar se një njësi ushtarake serbe do të marrë pjesë në paradë dhe se Serbia, për herë të parë, po merr pjesë në organizimin e saj “së bashku” me Rusinë. Ai shtoi se do të udhëtojë drejt Moskës së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico – një tjetër lider që ka kritikuar qëndrimin e BE-së ndaj paradës. Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, gjithashtu ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, theksoi se blloku nuk dëshiron që asnjë vend kandidat të marrë pjesë në ceremoninë e 9 majit në Moskë, duke e parë këtë si një akt të papërshtatshëm në kohën kur Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.

Në Serbi, Vuçiq përballet me tensione të brendshme. Protesta masive të udhëhequra nga studentët janë zhvilluar kundër korrupsionit dhe qeverisjes së tij autokratike 13-vjeçare. Shkak për këto protesta u bë shembja e një ndërtese në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona – një ngjarje që lidhet me kontrata të dyshimta me kompani ndërtimi, përfshirë edhe ato kineze.

Në këtë klimë tensioni, parlamenti serb ka miratuar një qeveri të re me ministra të profilit anti-BE. Ndër ta është edhe ministri i Informacionit, Boris Bratina, i cili është parë kohët e fundit duke djegur flamurin e Bashkimit Evropian dhe duke deklaruar: “Nuk duam BE, duam bashkim me Rusinë”.

Gjatë një konference për media, Vuçiq përmendi edhe një raport të shërbimit sekret rus, FSB, sipas të cilit akuzat për përdorimin e armëve zanore ndaj protestuesve në Beograd më 15 mars janë të pavërteta. Këto armë, që përdorin valë zanore për të shpërndarë turma, janë të diskutueshme dhe konsiderohen nga shumë organizata si mjete represive.

Continue Reading

Bota

Amnisti masive në Mianmar: Lirohen edhe të burgosur politikë

Published

on

By

Kreu i Qeverisë Ushtarake të Mianmarit, Gjenerali Min Aung Hlaing, ka shpallur një amnisti të gjerë me rastin e Vitit të Ri Tradicional, duke liruar rreth 4,900 të burgosur, përfshirë së paku 22 të burgosur politikë

Operacioni i lirimit ka përfshirë 19 autobusë që transportuan të burgosurit nga burgu famëkeq Insein në Jangon, ku familjarët e tyre prisnin me padurim jashtë mureve të burgut. Sipas Rrjetit të Mianmarit për të Burgosur Politikë – një organizatë e pavarur që monitoron situatën e të drejtave të njeriut – të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar në kuadër të kësaj amnistie.

Gjenerali Min Aung Hlaing, i cili udhëheq Këshillin Ushtarak që mori pushtetin në vitin 2021, ka bërë të ditur se amnistia përfshin gjithsej 4,893 të burgosur, ndër ta edhe 13 shtetas të huaj, të cilët janë liruar dhe dëbuar nga vendi.

Megjithatë, personat e dënuar për vepra të rënda penale – si vrasje, përdhunim apo shkelje të sigurisë kombëtare – nuk janë përfshirë në këtë amnisti. Ndërkohë, për të tjerët që nuk janë liruar, është bërë ulje e dënimeve të tyre.

Autoritetet kanë paralajmëruar se të burgosurit e liruar janë të obliguar të respektojnë ligjin, përndryshe do të përballen me vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, përveç ndonjë dënimi të ri në rast të shkeljeve të ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara