Botë

Moldavia thotë se politikat e Evropës rreth sigurisë kanë nevojë për “ndryshim paradigme”

Moldavia është e shqetësuar për të ardhmen e saj.

Published

on

Mes frikës se Moldavia mund të tërhiqet në luftën e Ukrainës, Ana Revenco, ministrja e brendshme e Moldavisë, i ka thënë Al Jazeeras se Evropa ka nevojë për një “ndryshim paradigme” në politikat e saj të sigurisë.

As anëtare e Bashkimit Evropian dhe as e NATO-s, Moldavia është e shqetësuar për të ardhmen e saj – veçanërisht për shkak se trupat ruse janë të pranishme në rajonin e saj separatist të Transnistrisë të mbështetur nga Moska – dhe po kërkon ndihmë, duke shpresuar se komuniteti ndërkombëtar nuk do të harrojë kontributet e tij humanitare.

“Sigurimi ushqimor, siguria kufitare, dobësitë kibernetike, shërbimet e pandërprera për popullatën, pasiguria për praninë e refugjatëve ukrainas dhe kërcënime të tjera të menjëhershme dhe të reja, duke përfshirë përdorimin e mercenarëve në Ukrainë, depo të mëdha të armëve të huaja që vijnë dhe propaganda përçarëse – të gjitha, duhet të trajtohen”, tha Revenco./UBTNews/

Aktualitet

Izraeli godet 70 objektiva të Hezbollahut, pritet bisedë mes Netanyahut dhe presidentit libanez

Published

on

By

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka shkatërruar rreth 70 objekte të Hezbollahut në rajonin Bint Jbeil në jug të Libanit, veprim ky që pason deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se Izraeli është pranë eliminimit të një baze të rëndësishme të grupit në këtë zonë, raporton BBC.

Përveç operacioneve tokësore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se marina e tyre ka ndalur me sukses një sulm me dron të lëshuar nga Libani gjatë natës, duke e çuar në rreth 40 numrin e operacioneve mbrojtëse ajrore të realizuara nga ekipet detare që nga fillimi i konfliktit.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, anëtarja e kabinetit izraelit të sigurisë, Galia Gamliel, ka deklaruar për radion e ushtrisë se kryeministri Netanyahu pritet të bisedojë sot me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ky njoftim vjen pas një postimi të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, ku paralajmërohej një kontakt mes udhëheqësve të të dyja vendeve, ndonëse zyrtarë nga zyra presidenciale e Libanit i kishin thënë paraprakisht BBC-së se nuk ishin në dijeni për ndonjë komunikim të planifikuar me palën izraelite./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Mbi një milion të zhvendosur në Liban: OKB kërkon ndihmë urgjente

Published

on

By

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Barham Salih, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë “mbështetje dhe ndihmë urgjente” për Libanin.

Më shumë se një milion njerëz — një e pesta e popullsisë libaneze — janë zhvendosur nga konflikti, të cilin Salih e cilëson si “të paprecedentë”.”Libani nuk meriton të mbetet i bllokuar në një cikël të përsëritur dhune, ai meriton mbështetje dhe stabilitet,” tha Salih pas takimit me Kryeministrin libanez, Nawaf Salam, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Mbi 2,100 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit. Izraeli deklaron se operacionet e tij në Liban synojnë dobësimin e Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe mbrojtjen e qytetarëve të tij nga sulmet, përfshirë breshëritë e raketave ndërkufitare. /BCC/

Continue Reading

Aktualitet

Zyrtari amerikan: Vazhdojnë bisedimet me Iranin për zgjatjen e armëpushimit

Published

on

By

Një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë BBC-së se bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dy-javor me Iranin janë duke vazhduar.

Ky armëpushim pritet të skadojë javën e ardhshme, më 22 prill.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë pajtuar zyrtarisht për një zgjatje të armëpushimit, por ka një angazhim të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit për të arritur një marrëveshje,” ka deklaruar zyrtari i lartë.

Më herët, agjencia e lajmeve AFP citoi mediat shtetërore iraniane të cilat thonë se raportet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit mbeten ende të pakonfirmuara.

 

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Turqi: Katër të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë

Published

on

By

Një sulm i përgjakshëm ka tronditur sot qytetin e Kahramanmarashit në Turqi, ku të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët kanë lënë të paktën katër viktima dhe 20 të plagosur.

Guvernatori i rajonit njoftoi se motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura, ndërsa Ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Kjo ngjarje e rëndë pason një tjetër sulm të ngjashëm që ndodhi ditën e martë në juglindje të Turqisë.

Atje, një ish-nxënës hapi zjarr duke plagosur 16 persona para se të vriste veten, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në institucionet arsimore të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara