Teknologji

Moduli hapësinor rus Nauka ankorohet në ISS

Published

on

Pas një udhëtimi tetëditor në hapësirë ​​dhe gati 15 vjet prapa planeve origjinale, moduli i ri rus Nauka u ankorua sot me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Nauka (“Shkenca” në rusisht) u ngrit më 21 korrik në bordin e një rakete Proton-M nga Kozmodromi russ “Baikonur” në Kazakistan.

Në fund të këtyre tetë ditëve në hapësirë, të nevojshme për t’u pozicionuar në të njëjtën orbitë me ISS, ky laborator hapësinor u ankorua në orën 16:29 (13:29 pasdite GMT) në modulin e shërbimit rus Zvezda.

“Kontakti u konfirmua”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos në llogarinë e saj në Tëitter.

“Sipas të dhënave të telemetrisë dhe raporteve nga ekuipazhi i ISS, sistemet në bord të stacionit dhe moduli Nauka po funksionojnë normalisht”, shtoi më pas agjencia hapësinore në një deklaratë.

Nisja u shqyrtua nga afër nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), duke qenë se Nauka kishte në bord edhe një nga pajisjet e ESA-s, krahun robotik ERA, që do të instalohet jashtë modulit.

Continue Reading

Teknologji

Pse Apple po tërheq disa modele të vjetra?

Published

on

Apple ka prezantuar një seri pajisjesh të reja, duke përfshirë modelet e fundit të iPhone, Apple Watch dhe AirPods.

Megjithatë, një kontroll në Apple.com tregon se disa produkte të mëparshme nuk janë më të disponueshme në katalogun zyrtar.

Pajisjet që kompania me bazë në Cupertino i ka tërhequr pas ngjarjes “Awe Dropping” janë:

iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max

iPhone 15, iPhone 15 Plus

Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10, Apple Watch SE 2

AirPods Pro 2

Ky veprim është pjesë e ritualit vjetor të Apple-it – tërheqja e pajisjeve të vjetra pas prezantimit të modeleve të reja me specifikime të përmirësuara. Kjo jo vetëm thjeshton ofertën e kompanisë, por gjithashtu inkurajon përdoruesit të blejnë modelet më të fundit.

Pajisjet e tërhequra mund të gjenden te shitësit online, distributoret e autorizuar dhe në tregun e përdorur, ose si pajisje të rinovuara.

Linja aktuale e iPhone-ve përfshin: iPhone 17, iPhone 17 Pro iPhone 17 Air, iPhone 16e dhe modelin bazë të vitit të kaluar, iPhone 16.

Në kategorinë e orëve inteligjente: Apple Watch Ultra 3, Apple Watch Series 11, Apple Watch SE 3 dhe Apple Watch Hermès bazuar në Series 11. Për kufjet: AirPods Pro 3, AirPods 4 dhe AirPods Max.

Të gjitha produktet e reja të prezantuara në ngjarjen “Awe Dropping” do të jenë në shitje që nga 19 shtatori. /UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron për një kërcënim të ri kibernetik nga inteligjenca artificiale

Published

on

Google ka njoftuar përdoruesit për një formë të re sulmesh kibernetike, të cilat shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të vjedhur të dhëna pa asnjë ndërveprim nga përdoruesi.

Ndryshe nga sulmet klasike që kërkojnë klikime në lidhje të dyshimta apo vizita në faqe mashtruese, kjo metodë e re përdor AI-në për të kryer veprime keqdashëse në mënyrë të padukshme.

Si funksionon sulmi?

Sipas postimit në blogun zyrtar të kompanisë, sulmet realizohen përmes “kërkesave indirekte” që manipulojnë sistemet gjeneruese të AI-së, të integruara në shërbime si email-i apo shtesat e shfletuesit. Kjo nënkupton se asistenti i Gmail përdoret për të dërguar mesazhe, ndarë kalendarin ose shpërndarë informacione personale – pa dijeninë e përdoruesit.

Metoda shfrytëzon mënyrën si AI përpunon dokumente që duken të sigurta. P.sh një dokument Google mund të përmbajë kërkesë të fshehur që mashtron inteligjencënpër të ekstraktuar e transferuar të dhëna në serverë të jashtëm, pa lënë gjurmë për përdoruesin.

Pse është i rrezikshëm ky kërcënim?

nuk kërkon instalim programesh keqdashëse,

nuk kërkon ndërveprim nga përdoruesi,

mund të mbetet i padukshëm edhe në regjistrat e aktivitetit.

Si të mbroheni?

Kompania rekomandon disa hapa për të reduktuar rrezikun:

tregoni kujdes me dokumentet dhe ftesat nga burime të panjohura,

shmangni shtesat e dyshimta të palëve të treta,

çaktivizoni veçoritë e panevojshme të AI-së,

kontrolloni rregullisht lejet dhe aktivitetin e llogarive Google.

Google kujton rëndësinë e praktikave bazë të sigurisë: përdorimi i fjalëkalimeve të forta dhe të ndryshme për çdo shërbim, aktivizimi i verifikimit me dy faktorë, si dhe vëmendja ndaj çdo njoftimi ose sjelljeje të pazakontë të llogarive.

Ky paralajmërim nënvizon rrezikun më të madh që paraqet përdorimi i AI-së e thekson nevojën për kujdes maksimal nga përdoruesit.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Volkswagen prezanton Touareg-un e ri me teknologji moderne

Published

on

Touareg, SUV-i më i madh i Volkswagenit në Evropë, do të tërhiqet nga tregu vitin e ardhshëm, pas gati 25 vitesh prodhimi dhe tre gjeneratash.

Ky model ndan platformën me Porsche Cayenne. Por ndërsa Cayenne-i i ri elektrik i cili pritet të prezantohet këtë dimër do të përdorë platformën PPE (të njëjtën që përdoret në Macan Electric, Audi A6 dhe Q6 e-tron), Touareg-u nuk pritet të ketë version të ri para vitit 2029.

Për këtë arsye, gjenerata e ardhshme do të zhvillohet mbi platformën më moderne të Volkswagenit, të quajtur SSP.

ID. Touareg – modeli i parë me platformën SSP

Sipas gazetës gjermane Automobilwoche, ID. Touareg do të jetë modeli i parë i Volkswagenit që do të bazohet në këtë platformë të re.

Ky rol i ishte parashikuar ID. Roc-ut (version elektrik i T-Roc), por lansimi i tij, bashkë me atë të ID. Golf, është shtyrë deri në vitin 2030.

SUV-i i ri do të ketë arkitekturë zonale dhe softuer të zhvilluar nga Rivian, njësoj si modeli Scout SUV që Volkswagen po përgatit për tregun e Amerikës së Veriut.

Edhe pse platforma SSP është menduar për makina elektrike, ajo mundëson nstalimin e një motori benzine për të zgjatur autonominë e automjetit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin

Published

on

Në prag të 20-vjetorit të themelimit të saj, YouTube nuk është më thjesht platformë për video amatore pa përpunim. Sot, numëron 2.7 miliardë përdorues dhe është bërë një nga mjetet më të fuqishme të medias globale.

Kur nisi më 2005, YouTube ishte hapësirë ku përdoruesit e zakonshëm ngarkonin video të thjeshta dhe autentike, shpesh me cilësi të ulët dhe pa ndihmën e profesionistëve.

Por, krijuesit janë më të specializuar dhe mes tyre ka edhe emra të mëdhenj nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe yje të njohur ndërkombëtarisht si këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila ndan me fansat video me cilësi të lartë.

YouTube ka ndryshuar mënyrën se si amerikanët konsumojnë media, duke u bërë kanali kryesor për shikimin e përmbajtjeve televizive. Statistikat tregojnë se platforma ka më shumë përdorues dhe vizita sesa televizionet tradicionale, duke u bërë alternativa kryesore për argëtim në mbarë botën.

Parashikohet që YouTube të tejkalojë këtë vit të ardhurat e Disney-t, një tregues i fuqisë së jashtëzakonshme që ka arritur. Në të njëjtën kohë, platforma po investon në Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar krijimin e përmbajtjeve të reja.

Së fundmi, YouTube prezantoi produkte të reja e përzgjodhi disa prej krijuesve më të suksesshëm në platformë, si Dua Lipën, Mark Roberin, Smoshin dhe Brandon B, siç raportoi Reuters të mërkurën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara