Mobile

Modelet iPhone ku WhatsApp do të ndalojë se funksionuari

Një artikull është publikuar në faqen e mbështetjes së WhatsApp ku kompania rekomandon që përdoruesit e iPhone duhet të paktën të kenë të instaluar iOS 12.

Publikuar

WhatsApp ka planifikuar t’i japë fund mbështetjes për iOS 10 dhe 11. Përdoruesve të iPhone ju është dërguar një njoftim ku iu kërkohet të instalojnë versionin më të fundit të sistemit operativ mobil nëse duan të vazhdojnë me përdorimin e aplikacionit pas datë 24 tetor.

Një artikull është publikuar në faqen e mbështetjes së WhatsApp ku kompania rekomandon që përdoruesit e iPhone duhet të paktën të kenë të instaluar iOS 12.

Nëse keni ende një iPhone 5S, iPhone 6 dhe 6S, ju mund të vazhdoni të përdorni WhatsApp por nëse keni një iPhone 5 apo iPhone 5C atëherë duhet të konsideroni blerjen e një telefon më të ri.

iPhone 5 dhe 5C janë telefonë të cilët sillen në duart e konsumatorëve prej një dekade dhe shanset janë që lëvizja nuk do të prekë shumë njerëz. Megjithatë ende miliona njerëz në mbarë botën varen nga WhatsApp për komunikim dhe me shumë gjasa ende do të ketë iPhone 5 dhe 5C në përdorim./PCWorld Albanian

Internet

Apple lanson aplikacionin e muzikës klasike në Android

Kompania njoftoi planet për të lansuar një aplikacion të muzikës klasike në fund të vitit të kaluar.

Publikuar

nga

Apple Music Classical është i disponueshëm në pajisjet Android nga dita sotme dhe përdoruesit mund ta shkarkojnë në Google Play Store.

Pasi Apple bleu shërbimin e muzikës klasike Primephonic në 2021, kompania njoftoi planet për të lansuar një aplikacion të muzikës klasike në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë Apple u vonua me objektivat kohorë të vendosur dhe nuk lansoi një aplikacion për iPhone deri në muajin mars.

Përdoruesit do të kenë akses në Apple Music Classical përmes një abonimi në Apple Music ose Apple One. Aplikacioni ofron regjistrime të muzikës klasike me 192Khz/24-bit audio së bashku me mijëra regjistrime që mbështetin audion hapësinore.

Gjithashtu ruan të dhënat meta të mijëra regjistrimeve duke e bërë më të lehtë shfletimin e librarisë së saj masive.

Debutimi i Apple Music Classical në Android vjen përpara një versioni të optimizuar për iPad dhe Mac. Por Primephonic ka pasur një aplikacion të tillë në sistemin operativ Android dhe Apple Music thjeshtë do ti zërë vendin./PCWorldAlbainan

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Me veçorinë e re, iPhone mund të klonojë zërin tuaj në vetëm 15 minuta

Ky funksion u bë publik të martën.

Publikuar

nga

Apple ka zbuluar një veçori të re në iOS që u mundëson përdoruesve të iPhone, iPad dhe Mac të bëjnë klonimin digjital të zërit të tyre në vetëm 15 minuta.

Funksioni Personal Voice, i cili u bë publik të martën, synon të ndihmojë ata që janë më të rrezikuar të humbasin zërin e tyre, siç janë personat e diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike ose kushte të tjera neurologjike. Ky funksion mund të integrohet në sistem nga fundi i këtij viti.

Shoqata e sëmundjes së neuroneve motorike sugjeron që klonimi i zërit, i njohur si bankingu i zërit, zakonisht zgjat mesatarisht dy orë ose më shumë me teknologjinë aktuale dhe mund të kushtojë qindra funta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Mobile

Paralajmërohet ndalimi i shitjeve të iPhoneve në Evropë

Kjo në rast se do të kufizojë funksionalitetet e portit të mbushësit USB-C.

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar kompaninë Apple se në rast që do të kufizojë funksionalitetet e portit të mbushësit USB-C, mund t’ia ndalojë shitjen e pajisjeve në bllok, shkruan TechoNews.

Vitin e kaluar, BE-ja miratoi një ligj që do të kërkojë që iPhone dhe shumë pajisje të tjera të karikimit të kabllove të pajisen me një port USB-C para se të shiten. Apple ka afat deri më 28 dhjetor 2024 për të respektuar ligjin, por kalimi nga Lightning në USB-C pritet të ndodhë me modelet iPhone 15 më vonë këtë vit.

Në shkurt, dolën informacione se Apple mund të planifikojë të kufizojë shpejtësinë e karikimit dhe funksionalitetet e tjera të kabllove USB-C që nuk janë të certifikuara sipas programit “Made for iPhone”.

Në përgjigje të këtyre spekulimeve, komisioneri evropian, Thierry Breton i dërgoi Apple-it një letër duke paralajmëruar kompaninë se kufizimi i funksionalitetit të kabllove USB-C nuk do të lejohet dhe do të parandalojë shitjet e iPhoneit në BE kur ligji të hyjë në fuqi, sipas deklaratës. Letra është marrë nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, dhe raporti thotë se BE-ja e paralajmëroi Applein gjatë një takimi në mes të marsit.

Duke pasur parasysh se ka kohë deri në fund të vitit 2024 për të respektuar ligjin, Apple mund të vazhdojë ende me përfshirjen e një çipi në portin USB-C në modelet iPhone 15 më vonë këtë vit. Dhe me modelet e iPhone 16 që pritet të lansohen në shtator të vitit 2024, edhe ato pajisje do të jenë në treg përpara se ligji të hyjë në fuqi.

Megjithatë, për kufizimin e funksionalitetit të portit të mbushësit USB-C nga Apple ka pasur vetëm raporte në media. Kompania ende s’ka reaguar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Samsung shënon fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë.

Publikuar

nga

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung, raportoi fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet, si pasojë e rënies globale të kërkesës për mikroçip që ngadalëson shitjet dhe fitimet.

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë. Gjithashtu kompania raportoi edhe për rënien prej 87.4% në të ardhurat neto për tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Divizioni i çipave Samsung regjistroi humbjen e parë operative që nga viti 2009, kur bota po përballej me pasojat e krizës financiare të vitit 2008.

Prodhimi i çipave të gjigantit korean raportoi 4.58 trilionë won (afërsisht 3 miliardë euro) humbje./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara