Kronikë e zezë

Mjekët tregojnë për gjendjen shëndetësore të të plagosurit në Gjilan

Një person ka mbetur i vdekur.

Published

on

Gjendja e të plagosurit me armë zjarri në Gjilan është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Ortopedisë në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gani Jashanica.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë, gjendja e përgjithshme është e mirë. Ka një plagë në regjionin e kofshës. Por diçka rrezik nuk ka, nuk ka asht të thyer”, tregoi Jashanica.

Ndërsa drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini tregoi se i plagosuri mori dy plagë me armë zjarri, por që për shkak të rrezikut për përkeqësim të gjendjes ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm të QKUK.

“I ka pas dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijëve, dhe për shkak të rrezikut të përkeqësimit të gjendjes ai është përcjellë më tutje në QKUK. Ai është nisur në gjendje stabile, me parametra stabile dhe në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar në gjendje stabile në QKUK”, tregoi Emini.

Shkak i të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Gjilan një person mbrëmjen e së hënës mbeti i vdekur. Ai ishte dërguar në spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Lajmin mbrëmë e ka konfirmuar nënkolonel Remzi Azemi, sipas të cilit rasti ka ndodhur pak para orës 21:00.

“Ka qenë një incident. Dyshohet se është përdorur arma e zjarrit dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, tha Azemi.

Sipas tij, ende nuk dihen rrethanat e incidentit dhe nuk ka persona të dyshuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit.

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara