Lajmet

Mjekët kundërshtojnë heqjen e orës policore

Published

on

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rënie të theksuar të numrit të personave të infektuar me COVID-19. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është ulur dukshëm. E kjo ka bërë që të rriten kërkesat për lehtësim të masave antiCOVID. Derisa opozita dhe përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë largimin e kufizimit të lëvizjes dhe lehtësim të masave të tjera që vazhdojnë të jenë në fuqi, janë mjekët ata që po kundërshtojnë heqjen e orës policore.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ndonëse pajtohet që të ketë lehtësim të masave kërkon që gjithsesi kjo të bëhet me shumë kujdes me qëllim që mos të ketë një valë tjetër të infektimit.

Syla thotë se përqindja e ulët e vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19 dhe ardhja e mërgatës gjatë muajve në vijim duhet të merret parasysh kur të vendoset për rishikim të masave.

“Kërkesat mund të jenë edhe reale se është vit i vështirë që kanë kaluar gastronomet dhe të tjerët, por megjithatë duhet të mendohet edhe për të ardhmen. Për momentin i kemi të vaksinuar vetëm 3 përqind e popullatës duhet me ditë që këta që po kërkojnë kanë me pas edhe një fluks nga jashtë që do vijnë dhe ne nuk e dimë se çka do vijë nga jashtë dhe mund të vijmë në një situatë që shtatori-tetori prapë të na zë me një ripandemi që do ishte shkatërruese. Prandaj, konsideroj që të lejon disa masa por jo në ato ekstreme siç disa po kërkojnë sepse nuk e kemi luksin që përnjëherë të lirohen të gjitha”, tha Syla.

Përfaqësuesi i mjekëve të Kosovës shprehet kundër largimit të orës policore ndonëse pajtohet që orari i kufizimit të lëvizjes që aktualisht është deri në orën 22:30 të zhvendoset deri në orën 24:00.

“Unë nuk jam ithtar që të hiqet ora policore, jam ithtar që të zgjatet nëse është sot 22:30 të paktën në deri në orën 24:00 të përfundojë gjithçka dhe kjo mbase në shtetet evropiane edhe pa pandemi mund të ndodh, prandaj, nuk jam ithtar që ora policore të hiqet definitivisht por të hiqet kemi me pas një situatë të këndshme”, theksoi Syla.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga LDK, Armend Zemaj masat aktuale antiCOVID i konsideron si jo efektive, prandaj kërkon rishikim të tyre.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se masat që pasardhësi i tij i ka ndërmarrë për parandalim të përhapjes së COVID-19, kanë ndikuar në rritjen e kriminalitetit dhe abuzimeve në shoqërinë tonë.

“Masat e ndërmarra në afekt dhe masat me ngjyrime politike kanë pasoja. Është më se e gëzueshme kur kemi numër të ulët të infeksionit dhe të lakores për një periudhë të caktuar por masat duhet të jenë gjithmonë të barasvlershme edhe me gjendjen epidemiologjike dhe me faktorët tjerë ekonomik apo të jetës shoqërore duke përfshirë edhe arsimin, lëvizjen e lirë dhe shumë elemente të tjera. Kjo masë tani nuk është e domosdoshme ka qenë efektive dhe jo produktive dhe që lëndon vetëm shëndetin mendor dhe asgjë tjetër. Andaj, këto masa duhet të rishikohen duhet të jenë konform gjendjes epidemiologjike dhe faktorëve të tjerë të cilët duhet të ngërthehen ndër vete që të kemi edhe një situatë të menaxhueshme në kuptimplotë të jetë shoqërore dhe pa pasoja sepse mund ta ulim lakoren por mund të ngrisim shumë pasoja tjera në jetën tonë. Është rritur numri i krimeve, numri i abuzimeve, numri i keqpërdorimeve dhe gjitha këto janë faktor i një mos strategjie ose ndërmarrjes së masave në afekt që lëndojnë shoqërinë në përgjithësi”, tha Zemaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se situata epidemiologjike në vend ka krijuar hapësirë për lehtësimin e disa masave. Rukiqi kërkon që sa më parë të merret një vendim për zgjatje të orarit të punës dhe largim të kufizimit të lëvizjes.

“Nuk po them se duhet me na dhënë komoditetin të mendojmë që pandemia ka përfunduar por na jep komoditetin të krijojmë disa masa lehtësuese, me zgjat orarin e punës tek të gjithë sektorët me largua kufizimin e lëvizjes që lidhet me orën policore në gjithë territorin e vendit dhe të njëjtën kohë me shikua mundësinë që disa prej bizneseve që nuk kanë punuar fare apo kanë qenë t kufizuar në gjithë pjesën e pandemisë të fillohen dhe të hapen me kushte të respektimit të distancës sociale, të kushteve të tjera që kërkohen me manualet e OBSh-së dhe IKShP-së”, tha Rukiqi.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Sami Uka këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, thotë se masat janë në rishqyrtim të vazhdueshëm dhe për çfarëdo ndryshimi do ketë njoftim.

“Masat janë në rishqyrtim të vazhdueshëm nga IKShPK dhe për çfarëdo ndryshimi do të njoftoheni me kohë”, thuhej në përgjigjen e tij.

Edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme përmes një proteste kërkoi lehtësim të masave antiCOVID.

E sot pritet që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiat’i diskutojë masat e reja antiCOVID, me kryetarët e komunave të vendit, aty pritet të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 11 persona, ndërsa 1 pacient e ka humbur jetën. Në nivel vendi janë 3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19.

Vendi

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje.

“Të konstatojë që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin
brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij
Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [shpërndarja
e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex
constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të
zhvillohen brenda 45 ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66
[Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u tha në vendim.

Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë./REL/

 

Continue Reading

Aktualitet

Iranit i përgjigjet “negativisht” propozimit të SHBA-së për përfundimin e luftës

Published

on

By

Media shtetërore iraniane, Press TV, duke cituar një “zyrtar të lartë të sigurisë politike”, njoftoi se Irani ka hedhur poshtë një propozim të Shteteve të Bashkuara që synonte përfundimin e konfliktit aktual, raporton BBC.

Megjithëse burimi mbetet anonim, raportohet se qëndrimi zyrtar i Teheranit është i prerë: “Irani do t’i japë fund luftës kur të vendosë vetë dhe kur të plotësohen kushtet e tij.” Zyrtarët iranianë kanë theksuar vazhdimisht se kërkojnë një përfundim të plotë të luftës dhe jo thjesht një armëpushim të përkohshëm.

Pesë kushtet e Iranit

Sipas raportimeve, pala iraniane ka paraqitur pesë kërkesa kyçe për arritjen e një marrëveshjeje:

  1. Ndalimi i plotë i agresionit: Pushimi i menjëhershëm i të gjitha sulmeve dhe atentateve nga ana e armikut.
  2. Garanci sigurie: Krijimi i mekanizmave konkretë që sigurojnë që lufta të mos i imponohet përsëri Republikës Islamike.
  3. Dëmshpërblimet: Pagesa të garantuara dhe të përcaktuara qartë për dëmet e luftës dhe reparacionet.
  4. Zgjidhja rajonale: Përfundimi i luftës në të gjitha frontet dhe për të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në rajon.
  5. Sovraniteti detar: Njohja ndërkombëtare dhe garancitë mbi të drejtën sovrane të Iranit për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit.

Pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të vijuar bisedimet përmes kanaleve të ndryshme diplomatike, Teherani i ka cilësuar propozimet amerikane si “të tepërta” dhe të papranueshme në formën e tyre aktuale. /BBC/

 

Continue Reading

lajme

Gjykata Supreme rregullon çështjen e kualifikimit arsimor për skemat pensionale

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerrë një vendim me rëndësi të veçantë për pensionistët kontributpagues, përmes të cilit shpallet i paligjshëm kufizimi kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore.

Ky vendim vjen pas shqyrtimit të një konflikti administrativ kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ku Gjykata ka shfuqizuar nenin që kërkonte që dëshmitë për shkollim të lartë të ishin fituar para datës 1 janar 1991.

Sipas arsyetimit zyrtar, ky kufizim i vendosur përmes një udhëzimi administrativ nuk ka pasur bazë në ligjin për skemat pensionale dhe ka tejkaluar kompetencat ligjore të ministrisë.

Gjykata vlerëson se e drejta në pension duhet të lidhet me pagesën e kontributeve dhe përmbushjen e kushteve ligjore, e jo me kohën kur dikush ka përfunduar shkollimin.

Ky rregull deri më tani ka krijuar dallime të pajustifikuara dhe ka përjashtuar një kategori të tërë pensionistësh nga e drejta për një pension më të lartë bazuar në kualifikimin e tyre profesional.

Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme konfirmon se kushti i vendosur ishte arbitrar dhe diskriminues, duke cenuar parimin e barazisë para ligjit.

Ky vendim u mundëson pensionistëve kontributpagues që të gëzojnë gradën e tyre arsimore pa u kushtëzuar nga data e diplomimit, duke siguruar që lartësia e pensionit të jetë në përputhje me përgatitjen e tyre profesionale dhe kontributet e dhëna gjatë viteve të punës.

 

Continue Reading

Lajmet

Studimet në Media dhe Komunikim: Karrierë profesionale dhe mbështetje financiare në UBT

Published

on

By

Zhvillimi i shpejtë i industrisë së medias dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut në Kosovë kanë rritur nevojën për profesionalizëm në fushën e komunikimit dhe multimedias.

Programi Media dhe KomunikimUBT është ndërtuar si një mundësi e mirë që bashkon mësimet teorike me punën praktike, duke u ofruar studentëve aftësitë e duhura për të punuar në fusha të ndryshme pas diplomimit.

Ky program trevjeçar është i fokusuar në këto pika kryesore: zhvillimin e aftësive për intervistim dhe shkrim mediatik, njohuritë mbi funksionimin e gazetarisë moderne, si dhe zbatimin e etikës profesionale në gazetari.

Programi është i krahasueshëm me planet mësimore të universiteteve të njohura në Prishtinë, Tiranë, Zagreb dhe Paris, duke garantuar kështu një nivel cilësor të edukimit.

Një lehtësim i rëndësishëm për studentët e rinj është se kushdo që regjistrohet në këtë drejtim përfiton bursë prej 20% për të tri vitet e studimit, gjë që ndihmon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e studimeve të tyre.

Përmes detyrave individuale dhe projekteve në grup, studentët mësojnë si të punojnë në mjedise të ndryshme, si të krijojnë strategji për marketingun digjital dhe si të nisin bizneset e tyre mbi baza të shëndosha profesionale.

Ky drejtim synon të plotësojë mungesën e gazetarëve dhe ekspertëve të komunikimit në vend, duke u dhënë mundësi studentëve që gjithçka që mësojnë në ligjërata ta ushtrojnë përmes praktikës në institucione shtetërore, publike dhe private

Continue Reading

Të kërkuara