Shëndet

Mjaltë dhe hudhra – Receta e supervlerave

Si hudhra ashtu edhe mjalti janë përdorur prej mijëra vitesh në kura të ndryshme popullore mjekësore.

Published

on

Hudhra me mjaltin është një kombinim fuqiplotë që mund t’ju transformojë në një shembull të shëndetit dhe energjisë.

Kjo recetë nuk të rëndon në buxhet, është e lehtë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha, ndihmon mirëqenien tuaj. Si hudhra ashtu edhe mjalti janë përdorur prej mijëra vitesh në kura të ndryshme popullore mjekësore.

Së bashku, hudhra dhe mjalti janë të fuqishme për shëndetin e njeriut. Vlerat e hudhrës kur konsumohet e gjallë janë shumë më të mëdha se kur ajo është në formën e suplementit.

Edhe nëse jeni dashamirës të hudhrës, sërish e keni të pamundur të konsumoni mjaftueshëm.

Duke e kombinuar me mjaltin, intensiteti i aromës së hudhrës zbutet ndjeshëm, duke e bërë më të lehtë dhe më të tolerueshme ngrënien e saj në sasi më të mëdha.

Mjalti është i mbushur me vlera shëndetsore, por kur kombinohet me hudhrën e mban sistemin imunitar në formë.

Të dy përbërësit janë një fuqi më vete për sistemin imunitar dhe konsiderohen si armik i të ftohtit, alergjive dhe gripit.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org vlerat shëndetësore të mjaltit dhe hudhrës, si një kurë natyrale për forcimin e sistemit imunitar.

Përse të zgjidhni mjaltin:

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “multivitaminë”.

Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.

Përse të zgjidhni hudhrën:

Hudhra është fantastike falë vlerave kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave. Hudhra përmban sasi të mëdha të manganit, kalciumit, fosforit, seleniumit, vitaminës B6 dhe asaj C.

Përdoreni hudhrën për të ulur tensionin e gjakut, përmirësuar shëndetin kardiovaskular, ulur kolesterolin dhe metabolizuar hekurin.

Hudhra me mjaltë, receta e supervlerave:

1. Pastroni dhe sterilizoni kavanozin.

Përdorni një kavanoz të përshtatshëm për sasitë e nevojshme të hudhrës dhe mjaltit që do të përpunoni. Mjalti duhet të mbulojë thelbinjtë e hudhrës dhe të lërë një hapësirë të vogël në sipërfaqe.

2. Përgatisni hudhrën.

Qëroni hudhrën e freskët. Pritni cepat dhe shtypini thelbinjtë duke lejuar përzierjen më të plotë me mjaltin. Edhe pas disa javësh, thelbinjtë e hudhrës ruajnë dendësinë dhe fortësinë e tyre.

3. Hidhini në kavanoz dhe mbulojini me mjaltë

Nëse jeni duke përdorur mjaltë puro, atëherë duhet ta ngrohni mjaltin në një enë me ujë të ngrohtë. Mos e teproni me temperaturën sepse nxehtësia shkatërron vlerat shëndetsore të mjaltit.

Mbulojini thelbinjtë e hudhrës me mjaltë dhe lejoni pak hapësirë në sipërfaqen e kavanozit.

4. Mbylleni kapakun fort dhe lëreni të mbyllur për disa ditë në temperaturën e ambientit.

5. Futeni në frigorifer.

Ju mund ta përdorni hudhrën me mjaltë pas disa ditësh por duhet të dini që shija dhe aroma e hudhrës zbutet pas një jave ose 2 javësh. Thelbinjtë do të qëndrojnë të pandryshuar në mjaltë për muaj të tërë.

Ndërsa i konsumoni thelbinjtë me kalimin e ditëve, mos harroni t’i zëvëndësoni me thelbinj të rinj.

Nëse mjalti formon bulëza, është thjehst nga procesi i fermentimit. Nëse jeni të shqetësuar për bakteret në këtë formulë, atëher kini parasysh që mjalti lufton mikrobet në mënyrë natyrale. Është e rëndësishme që të përdorni kavanozë super të pastër./AgroWeb.org

Shëndet

Arrat – Një praktikë e thjeshtë me përfitime të mëdha për shëndetin

Published

on

A e dinit se një ritual kaq i thjeshtë si zhytja e arrave në ujë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj?

Ky proces i thjeshtë i bën arrat më të lehta për t’u tretur dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese nga trupi.

Më pak acid fitik: Arrat e zhytura përmbajnë më pak acid fitik, gjë që lejon trupin të thithë mineralet si magnezi, zinku dhe hekurin më efikas. Çdo grusht arrash ofron përfitimet maksimale për organizmin.

Ngopje më e gjatë: Për shkak të çlirimit të ngadaltë të energjisë, arrat e zhytura ju mbajnë të ngopur për më gjatë, duke zvogëluar nevojën për ushqime të lehta midis vakteve dhe ndihmuar në mbajtjen e një peshe të shëndetshme.

Energjia e qëndrueshme: Ato ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, parandalojnë rritjet e papritura të sheqerit në gjak dhe ofrojnë energji të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Shëndeti i zemrës: Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në ruajtjen e raportit optimal të kolesterolit të mirë dhe të keq, duke kontribuar në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Funksioni i trurit: Vitamina E dhe vitaminat e grupit B mbështesin funksionet e trurit, përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin, duke i bërë arrat një zgjedhje të shkëlqyer për mëngjes ose si meze të lehtë.

Antioksidantët: Neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Ky ritual i thjeshtë nuk është vetëm një mënyrë për të shijuar arrat, por një mënyrë praktike për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien në jetën tuaj të përditshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të humbni dhjamin e barkut pa dieta ekstreme dhe pa palestra?

Published

on

Në rrjetet sociale mund të keni parë sfidën “Plank Challenge”, por arsyeja për të ulur dhjamin e barkut nuk lidhet vetëm me pamjen fizike.

Dhjami visceral, ai që grumbullohet thellë rreth organeve si mëlçia dhe zorrët, mund të rrisë rrezikun për sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjet e mëlçisë dhjamore jo-alkoolike dhe disa lloje kanceri.

Zakone të thjeshta të përditshme ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e këtij dhjami, sipas eksperteve të ushqyerjes.

1. Qëndrimi ulur për shumë orë është zakoni më i keq

Dietologia Erin Palinski-Wade thotë: “Qëndrimi ulur për periudha të gjata është zakoni numër një që duhet ndalur për ta reduktuar dhjamin e barkut.”

Shumica e njerëzve nuk lëvizin mjaftueshëm. Udhëzimet shëndetësore rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, por më pak se gjysma i arrijnë këto nivele.

Sipas Palinski-Wade, lëvizja ndihmon në ndërtimin e masës muskulore, rrit metabolizmin edhe në pushim dhe përmirëson përbërjen trupore. Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e nivelit të insulinës dhe djegien më efikase të dhjamit të depozituar.

2. Strategji të thjeshta për të lëvizur më shumë

Filloni me hapa të vegjël: Mjaftojnë 10-15 minuta aktivitet, një shëtitje, vallëzim apo joga. Përdorni shkallët në vend të ashensorit ose parkoni më larg. (Patricia Bannan)

Bëjeni zakon: Përsëritja e aktivitetit çdo ditë, si larja e dhëmbëve, krijon rutinë të qëndrueshme.

Ushtroni me shoqëri: Një mik mund të mbajë motivimin. Festoni arritjet e vogla, si numrin e hapave të përditshëm.

Vendosni kujtesa: Çdo 30–60 minuta ngrihuni, shtrihuni ose ecni pak për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe muskujt.

Lëvizni gjatë bisedave telefonike: Ecni në vend që të rrini ulur.

Ushtrime me pesha: 1–2 herë në javë, duke përfshirë grupet kryesore të muskujve, ndihmon ndjeshëm në djegien e dhjamit.

Ndryshoni rutinën: Ushtrimet aerobike ose intervalet intensive janë efikase; 3 seanca në javë mund të japin rezultate të dukshme.

3. Këshilla shtesë për të reduktuar dhjamin e barkut

Flini mjaftueshëm: Një natë e keqe gjumi mund të rrisë oreksin dhe rezistencën ndaj insulinës, duke favorizuar depozitimin e dhjamit.

Ulni stresin: Meditimi, frymëmarrja e thellë dhe ushtrimet e ndërgjegjësimit ndihmojnë në uljen e kortizolit, hormonit që lidhet me grumbullimin e dhjamit.

Shtoni fibra në dietë: Fibrat balancojnë sheqerin në gjak, ulin rezistencën ndaj insulinës dhe reduktojnë oreksin.

Mos shmangni yndyrat e shëndetshme: Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta janë të pasur me omega-3, që ulin inflamacionin dhe përmirësojnë metabolizmin e dhjamit.

Sekreti i suksesit: Vazhdimësia, jo perfeksioni

Palinski-Wade përfundon: “Sekreti nuk është të jesh perfekt. Lëviz trupin çdo ditë, dhe shëndeti do të të ndjekë vetë.”

Me këto ndryshime të vogla dhe strategji të përditshme, humbja e dhjamit të barkut dhe përmirësimi i shëndetit bëhen të arritshme pa dieta ekstreme ose palestra intensive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çaji i zi: Pija e dytë më e konsumuar në botë

Published

on

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit, dhe të gjithë llojet e tij vijnë nga bima Camellia sinensis.

Diferencat mes çajit të zi, të gjelbër dhe të bardhë burojnë nga mënyra e korrjes dhe përpunimit. Për të prodhuar çaj të zi, gjethet kalojnë procesin e zbehjes, plasaritjes, mbështjelljes dhe oksidimit të plotë. Çaji i zi përbën rreth 75% të konsumit global të çajit.

Përfitimet shëndetësore

Çaji i zi përmban antioksidantë dhe ka disa përfitime të mundshme shëndetësore:

Ul rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Ndihmon në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.

Mbështet funksionimin e duhur të zemrës.

Vepron si antioksidant natyral që mbron qelizat nga dëmtimet.

Rreziqet e mundshme

Përmban kafeinë, e cila mund të shkaktojë probleme tek personat e ndjeshëm ndaj saj.

Disa lëndë minerale të pranishme mund të jenë toksike në sasi të larta.

Në raste të rralla, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë anemi.

Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar për të përfituar avantazhet e tij pa rrezikuar shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara