Lajmet

Misteri afrikan: Pse Covid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Shifrat e Afrikës, janë qartësisht më pozitive se të dhënat e mbledhura nga SHBA apo BE.

Published

on

Nga Federico Giuliani – “Il Giornale

Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë njerëz, pa llogaritur këtu shumë të tjerë që nuk figurojnë në regjistrat zyrtarë. Me përjashtime të rralla, është gjithashtu një rajon i përbërë nga shtete të varfra, apo në çdo rast pa sisteme ekonomike, politike dhe shëndetësore, që të përballojnë si duhet sfidat e shekullit XXI-të.

Por pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani Afrika e ka kaluar shumë mirë testin Covid-19. Pandemia e Sars-Cov-2, që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe tmerr në çdo cep të botës, këtu duket se ka ngecur që në hyrje.

Për të qenë korrekt, dhe popullatat afrikane kanë pasur humbjet e tyre, edhe atje është ndërprerë puna në fazat më kritike të pandemisë, për të zbatuar bllokime apo masa të ashpra kufizuese.

Megjithatë, shifrat epidemiologjike të Afrikës, janë qartësisht më pozitive se të dhënat e mbledhura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian; si për sa i përket infeksioneve, ashtu edhe numri të viktimave. Si të mos mjaftonte kjo, dy nga variantet e fundit që po vazhdojnë të mbajë botën në ankth, janë regjistruar zyrtarisht në vendet afrikane.

I fundit prej tyre, Omicron, është identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, dhe ka detyruar disa vende evropiane që të rivendosin masa e ashpra kufizuese. Përkundrazi, institucionet e Afrikës së Jugut, të cilat sigurisht që nuk shkëlqejnë për shkallën e vaksinimit të popullatës –  deri më sot kanë arritur të vaksinojnë plotësisht vetëm 27 për qind të popullsisë – e pranuan se Omicron ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurëse, ndaj e panë të arsyeshme të lehtësonin masat.

Në veçanti, pati një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitalin “Steve Biko Academic Hospital” në Tshuane, ku u identifikua për herë të parë mutacioni i ri. Vdekshmëria ishte pothuajse sa 1/5 e varianteve të mëparshme, duke konfirmuar atë që disa ekspertë e dyshuan që në fillim.

Në kulmin e valës Omicron, që me sa duket në Afrikën e Jugut po mbaron, numri i shtretërve të zënë nga pacientët e infektuar, ishte sa gjysma e asaj të periudhës së mëparshme. 63 për qind e pacientëve me Omicron u shtruan në spital për arsye të tjera, dhe virusi u zbulua vetëm nga testet e detyrueshme.

“Epidemia e Omicron, është përhapur dhe ka rënë me shpejtësi të paparë, duke arritur kulmin brenda 4 javësh”– thanë studiuesit, që nënvizuan se rezultatet mund të ndryshojnë në vende me tipare të popullsisë dhe me nivele imuniteti të ndryshme, përveç numrit të infeksioneve dhe të vaksinimeve.

Por e sigurt është se Afrika e Jugut, dhe Afrika në përgjithësi, po i mësojnë botës se si të përballet me një pandemi, duke përdorur mjetet më të mira në dispozicion dhe pa rënë pre e histerisë kolektive.

Po cili është sekreti i Afrikës? Tek e fundit po flasim për një kontinent të varfër, me probleme të të gjitha llojeve, dhe të cilit i mungojnë shumë komoditete mbi të cilat mund të mbështetet Perëndimi, para së gjithash vaksinat kundër Covid-19.

Në fakt rajoni afrikan, ka pasur qasje në shumë pak doza vaksine dhe shumica e popullsisë është e ekspozuar ndaj efekteve të virusit. E megjithatë, ‘masakra’ e Sars-CoV-2 në Afrikën Sub-Sahariane e shpallur praktikisht që nga fillimi i pandemisë, nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, duke lexuar buletinet, më shumë vdekje raportohen në Itali ose Francë sesa në disa nga vendet më të varfra (dhe më pak të vaksinuara) në botë. Kështu Italia ka aktualisht 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda 7 për 100 mijë, dhe Nigeria vetëm 2 në 100 mijë banorë.

Është e vështirë që ky paradoks të shpjegohet me formula dhe siguri matematikore. Në këto kushte mundet vetëm të spekulojmë. Dhe komuniteti shkencor spekulon se pavarësisht nga vaksinat e pakta, faktori moshë, mund të ketë ndihmuar në shmangien e qindra viktimave.

Pra, mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, duhet të ketë frenuar efektet më negative të Covid-19. Pastaj ka një shpjegim tjetër të mundshëm.

Disa shkencëtarë pretendojnë se vendet më të ekspozuara ndaj sëmundjes së malaries, mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2 tek qytetarët e tyre. Në çdo rast, dhe madje duke marrë parasysh dhe dallimet themelore, të paktën një herë Perëndimi duhet të fillojë të marrë shembull nga Afrika. / Il Giornale – Bota.al

Rajoni

Kurti takon Macron në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në Paris.

Presidenti Macron e uroi Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri, ndërsa Kurti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.

Në takim u diskutua për integrimet evropiane, sigurinë dhe bashkëpunimin bilateral, ku u theksua edhe roli i NATO-s në Kosovë përmes KFOR-it dhe misioneve të Bashkimit Evropian.

Kurti, sipas komunikatës, theksoi se “Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”, duke përmendur edhe progresin në reformat e brendshme.

Ai shtoi se vendi ka shënuar “progres në 35 nga 38 fusha”, sipas Raportit të fundit të BE-së, dhe kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë–Serbi në Bruksel, sigurinë rajonale, si dhe forcimin e bashkëpunimit me aleatët euroatlantikë.

Po ashtu, palët folën për investimet në arsim dhe organizimin e forumeve të reja të biznesit Kosovë–Francë, pas forumit të mbajtur në shkurt në Prishtinë, si dhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Kosovë.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë francezë dhe diplomatë të Kosovës, ndërsa u konfirmua përkushtimi për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

Continue Reading

Aktualitet

SHBA dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

Published

on

By

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim zyrtar me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në sektorët e energjisë dhe minierave.

Gjatë këtij takimi, Prattipati rikonfirmoi përkushtimin e Ambasadës amerikane për krijimin e mundësive të reja për bizneset nga Shtetet e Bashkuara, me fokus të veçantë tek ato që operojnë në sektorin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe në industrinë minerare.

Duke vlerësuar ecurinë e bisedimeve, diplomatja amerikane u shpreh se “ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha që promovojnë prosperitetin e ndërsjellë” mes dy vendeve.

Të dyja palët konfirmuan vullnetin për të forcuar lidhjet ekonomike, duke synuar projekte që sjellin stabilitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën përmes investimeve strategjike amerikane.

Continue Reading

Vendi

Osmani pret në takim ambasadorin turk: Vlerësohet lart mbështetja për FSK-në dhe diplomacinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet aktuale politike.

Gjatë kësaj bisede, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si në planin historik, ashtu edhe gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në fushat jetike si mbrojtja dhe diplomacia.

Në këtë kuadër, Presidentja Osmani vlerësoi lart rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përkrahjen e palëkundur që ky shtet ka ofruar në procesin e njohjeve ndërkombëtare. Ajo drejtoi një falënderim të veçantë për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të ambasadorit Angılı dhe të gjithë stafit të Ambasadës Turke në Prishtinë.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjatë takimit, të dy palët riafirmuan përkushtimin e tyre për ta fuqizuar edhe më tej partneritetin strategjik, në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të përbashkët.

Në përmbyllje të bisedës, u diskutua edhe për aspektin sportiv, konkretisht për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Me këtë rast, u shpreh dëshira që kjo përballje në fushën e blertë të karakterizohet nga fryma e lartë sportive dhe respekti i ndërsjellë që ekziston mes dy vendeve.

 

Continue Reading

Lajmet

Vetëm 33% e raketave të Iranit janë shkatërruar me siguri nga SHBA

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara mund të përcaktojnë me siguri se kanë shkatërruar vetëm rreth një të tretën e arsenalit gjigant të raketave të Iranit, ndërsa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër vendit po i afrohet markës së saj njëmujore, sipas pesë personave të njohur me inteligjencën amerikane, raporton Reuters.

Statusi i rreth një të tretës tjetër është më pak i qartë, por bombardimet ka të ngjarë të kenë dëmtuar, shkatërruar ose varrosur ato raketa në tunele dhe bunkerë nëntokësorë, thanë katër nga burimet. Burimet folën në kushte anonimiteti duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të informacionit.

Një nga burimet tha se inteligjenca ishte e ngjashme edhe për aftësitë e dronëve të Iranit, duke thënë se kishte një shkallë sigurie se rreth një e treta ishte shkatërruar.

Vlerësimi, i cili nuk është raportuar më parë, tregon se ndërkohë që shumica e raketave të Iranit janë ose të shkatërruara ose të paarritshme, Teherani ka ende një inventar të konsiderueshëm raketash dhe mund të jetë në gjendje të rikuperojë disa raketa të varrosura ose të dëmtuara sapo të ndalojnë luftimet.

Inteligjenca bie në kundërshtim me deklaratat publike të Presidentit Donald Trump të enjten se Irani kishte “shumë pak raketa të mbetura”. Ai gjithashtu duket se pranoi kërcënimin nga raketat dhe dronët e mbetur iranianë për çdo operacion të ardhshëm të SHBA-së për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike ekonomikisht.

Reuters raportoi i pari se ai po shqyrton nëse do ta përshkallëzojë konfliktin duke vendosur trupa amerikane në brigjet iraniane përgjatë Ngushticës.

“Problemi me ngushticat është ky: le të themi se bëjmë një punë të shkëlqyer. Themi se kemi goditur 99% (të raketave të tyre). 1% është e papranueshme, sepse 1% do të thotë një raketë që godet trupin e një anijeje që kushton një miliard dollarë,” tha Trump në një mbledhje kabineti të transmetuar në televizion të enjten.

I pyetur për koment, një zyrtar i Pentagonit tha se sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë rënë me rreth 90% që nga fillimi i luftës. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane “ka dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu mbi 66% të objekteve të prodhimit të raketave, dronëve dhe mjeteve detare, si dhe kantieret detare të Iranit,” shtoi zyrtari.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Përfaqësuesi demokrat Seth Moulton, një veteran i Korpusit të Marinës që shërbeu katër turne në Irak, refuzoi të komentonte gjetjet e Reuters, por ai kundërshtoi pretendimet e Trump për ndikimin e luftës në arsenalin e Iranit.

“Nëse Irani është i zgjuar, ata kanë ruajtur një pjesë të aftësive të tyre – nuk po përdorin gjithçetka që kanë. Dhe ata po qëndrojnë në pritë,” tha Moulton. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara