Lajmet

Misteret e balonave spiune

Nga George Friedman

Published

on

Marrëdhënia midis kombeve është gjithnjë komplekse dhe nganjëherë e vështirë për t’u kuptuar. Ndonjëherë ajo hyn në fushën e të çuditshmes. Dhe më pas në nivelin më ekstrem, hyn në botën e balonave, objekteve të paidentifikuara dhe avionëve luftarakë F-22.

Siç thonë në Uashington, që të gjitha këto prodhojnë gënjeshtra dhe konferenca shtypi. Kjo situatë ndërlikohet nga fakti që fajtori i mundshëm, Kina, pretendon se vetë SHBA-ja ka shkelur të paktën 10 herë në territorin kinez me balonat e saj. Kjo është e mundur, por po ashtu ngre pyetjen se përse Pekini lejoi kaq shumë ndërhyrje pa e ngritur aspak zërin.

Sipas Pentagonit, vitet e fundit balonat spiune të Kinës kanë hyrë në hapësirën ajrore të më shumë se 40 vendeve të botës. Duke qenë se këto objekte fluturuese janë disi të dukshme nga toka, është e çuditshme që askush nuk i vuri në dukje, ose të paktën ta bënte këtë duke e ngritur zërin publikisht.

Pyetja tjetër është se çfarë kërkonin kinezët, por edhe amerikanët gjithashtu, nëse kundër-akuzat e Pekinit janë të sakta. Të dyja këto vende zotërojnë shumë satelitë spiunazhi, të konceptuar dhe përdorur për të përcaktuar vendndodhjet e avionëve dhe raketave me mbushje bërthamore, të pozicionuar enkas për të zbuluar në kohë reale lëshimin e raketave nga një vend armik.

Këta satelitë evoluan në sisteme, të cilat mund të zbulojnë një shumëllojshmëri të gjerë të objekteve në Tokë, si dhe disa që mund të zbulojnë sinjale elektronike. Sigurisht, duket se satelitët janë të dobishëm në misionin e tyre kryesor: Nuk ka pasur asnjë shkëmbim bërthamor.

Por, siç thanë shumë analistët, satelitët nuk mund të zbulojnë gjithçka. Qeveria amerikane nuk ka përshkruar gjithçka që kanë spiunuar balonat e dyshuar kineze, sjellje që është e kuptueshme. Gjithsesi kjo ngjarje më shtyn të pyes veten se çfarë objektesh shtesë kërkonte Kina dhe pse për këtë duheshin sisteme të ngadalta që fluturojnë në lartësi të mëdha.

Natyrisht, balonat nuk kishin për detyrë të zbulonin një sërë objektesh në kohë reale. Për të siguruar një mbulim të gjerë, një numër i madh i këtyre objekteve – ato duhet të quhen objekte dhe jo balona, ​​pasi ato drejtohen të paktën pjesërisht nga Toka – do të duhej të mbulonin qiellin, duke mbetur relativisht të palëvizshme (dhe krejtësisht të pambrojtura), duke transmetuar të dhëna në bazë.

Për këtë arsye ato janë të zbulueshme vizualisht dhe elektronikisht. Ato mund të kenë fotografuar më nga afër objektet në tokë të zbuluara më parë nga satelitët. Objektivat e tyre do të duhej të ishin statike për një kohë të gjatë, pasi balonat lëvizin shumë ngadalë.

Shumica e gjërave të tilla vëzhgohen më mirë nga njerëzit në makina ose akoma më mirë, nga shëtitja me biçikletë apo “ndërrimi i gomës” pranë një baze strategjike. Problemi që kam, është me imagjinimin e misionit që mund të mbikëqyrë këto objekte, një mision që do të ishte i padukshëm, që do të lejonte shëtitje pranë objektivit dhe që do të ishte në gjendje të shmangte zbulimin.

Mund të ketë disa objektiva shumë të specializuara, por flota që duket se kanë kinezët dhe që ata pretendojnë se e ka edhe SHBA, duket e tepërt për këtë detyrë. Një balonë kineze ishte mbi një bazë të Forcave Ajrore të SHBA-së, që është pa dyshim e ngarkuar me sekrete, por sa prej sekreteve do të ishin të dukshme ose të transmetuara në mënyrë të qartë?

Një mision teorik do të ishte shmangia e vëmendjes. Rusia është shumë më afër Alaskës sesa Kina. Ajo është e përfshirë në një luftë, ku Shtetet e Bashkuara kanë një rol shumë të madh, të cilin nuk mund ta nënvlerësojë. Në këtë kuadër zbulimi i një mjeti të madh dhe të çuditshëm që fluturon mbi Shtetet e Bashkuara mund të shkaktojë panik, dhe publiku kërkon me të drejtë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen kombëtare dhe jo tek Ukraina.

Ekzistojnë 100 funksione devijuese, për të cilat mund të shërbejnë këto objekte për një kohë të kufizuar, edhe pse ky episod bart shumë panik dhe po kaq konfuzion.

Pyetja kryesore është se si ka mundësi që objekte kaq të mëdha dhe në lartësi, që lejojnë një shikueshmëri më të madhe, të kalojnë pa u vënë re, gjithnjë nëse janë të vërteta akuzat e SHBA-së dhe Kinës. Nga informacionet e disponueshme, balona lëviz me ritmin e një elefanti dhe mund të qëllohet me avion, raketë apo edhe më një palë “llastiqe”.

Ato duhet të jenë shumë të avancuara, gjë që do të shpjegonte arsyen pse qeveria e SHBA-së po i mban fshehur përgjigjet mbi këtë mjet. Nëse fshehtësinë e kërkon siguria kombëtare, atëherë duhet të jetë kështu. Por problemi është se qeveria amerikane po i rrëzon këto balona, dhe duke e ditur që në fillim se ato janë kineze, nuk është në gjendje të na thotë se çfarë gjeti në mbetjet e tyre.

Unë nuk besoj se këto pyetje mund të marrin përgjigje duke supozuar se aktorët përkatës janë budallenj ose tradhtarë. Objektet në fjalë kanë nevojë për shpjegim, dhe deri më tani janë të pakuptueshme. Ata që favorizojnë shpjegimet e bazuara tek marrëzia apo tradhtia janë të mirëseardhur. Unë preferoj të mendoj se nuk jam në gjendje të kuptoj të vërtetën komplekse./“Geopolitical Futures” – Bota.al

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara