Lajmet

Misioni i SHBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë vazhdon për një mjedis të sigurt në Kosovë

Published

on

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në NATO i ka kushtuar vëmendje përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në faqen e tyre zyrtare në platformën X, duke shkruar se kjo javë shënon 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.

Në këtë publikim, misioni amerikan në Aleancën Veri-Atlantike ka shkruar dhe publikuar foto se përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Kjo javë shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për 🇺🇸 SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kosova, dje ka shënuar 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e cila ishte shpallur më 17 shkurt 2008.

Lajmet

Një grua gjendet pa shenja jete në Lipjan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 qershor, rreth orës 09:55, nga një dëshmitare, e cila ka njoftuar se viktima kishte rënë papritur në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje të regjistruara më 25 qershor në komuna të ndryshme të vendit, ku katër persona janë arrestuar.

Në Graçanicë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, tre meshkuj u përfshinë në një përleshje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre u liruan në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një grua u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua tjetër. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara u dërgua në mbajtje.

Në Viti, një grua raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga një mashkull pas një mosmarrëveshjeje verbale. I dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Në Pejë, një grua raportoi se kishte qenë vazhdimisht viktimë e dhunës fizike dhe psikike nga një mashkull, ndërsa së fundi kishte pranuar edhe telefonata kërcënuese prej tij. Pas intervistimit, palët u liruan në procedurë të rregullt hetimore.

Në Deçan, një mashkull u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një mashkull tjetër. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Ndërkaq, në Mitrovicë, një mashkull u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje. Edhe në këtë rast, viktima pranoi trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun “Eksodi ’99”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun Eksodi ’99, një hapësirë që dokumenton eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës përmes dëshmive dhe rrëfimeve personale.

Gjatë vizitës, ato u pritën nga Jeta Xharra dhe kuratori Gazmend Ejupi, me të cilët diskutuan për konceptin e muzeut, procesin e dokumentimit të dëshmive dhe rëndësinë e ruajtjes e prezantimit profesional të kujtesës historike.

Sipas Ministrisë së Kulturës, muzeu Eksodi ’99 përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke e bërë atë të qasshme dhe të kuptueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm.

Muzeu është i hapur për vizitorë nga e marta deri të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 20:00. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara