Lajmet

Miratohet Projektligji për paga dhe ai për zyrtarët publikë

Përmes projektligjit për paga rregullohet sistemi i pagave në sektorin publik, si dhe hapet dhe transformohet administrata publike.

Published

on

Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për paga dhe Projektligjin për zyrtarët publikë. Të njëjtat u konsideruan të rëndësishme nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, përmes projektligjit për paga rregullohet sistemi i pagave në sektorin publik, ndërsa hapet dhe transformohet administrata publike.

Krahas kësaj, Kurti tha se janë duke punuar për kontratën kolektive më shumë se dy sektorë dhe me kosto të buxhetuar.

Lajmet

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, predha, këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh.Mikinic, Leposaviq 15.10.2025-14:30. Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjet dhe konfiskuar: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana sekuestron telefona të rinj të padeklaruar në Prishtinë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një subjekt ekonomik në Prishtinë, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar.

Pala nuk ka ofruar asnjë dokumentacion për origjinën e mallit, transmeton KosovaPress.

Sasia e gjetur dhe sekuestruar është si vijon:

19 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G
21 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A16
1 copë tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G

Në total janë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike. Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.

Dogana e Kosovës thotë se do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Era do të jetë me shpejtësi nga 10 deri 29km/h.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 deri 6 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 16 deri 18 gradë Celcius./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Von der Leyen: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë që të ndërtojë institucione të forta.

Ajo në një postim në rrjetin X, pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor jenë pjesë e Unionit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta”, ka shkruar ajo duke përmendur edhe rëndësinë e uljes së tensioneve në vend.

Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh përfshin investime dhe reforma si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027, prej tyre dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë janë në formë kredie me këste të favorshme.

Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara