Aktualitet

Miratohet Projektligji për Automjete

Miratohet Projektligji për Automjete, Beqaj e Rrustemi debatojnë nëse është kundër Kushtetutës.

Published

on

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit me 7 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se nga Komisionin funksional janë propozuar të ndryshohen dy amendamente që kanë të bëjnë më shumë me çështje teknike.

Sipas tij, Ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e zbatueshme në vend.

Kurse deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj, tha se ky ligj ka nevojë për shumë ndryshme dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai përmendi dy nene të kushtëzimet e pagesave dhe ndërrimi i pronarit që sipas tij, i dëmtojnë qytetarët me 15 milionë euro në vit.

“Te ndërrimi i pronarit, 95 mijë pronarë e bëjnë ndryshimin e pronësisë gjatë viti, nëse ndërron pronari duhet të paguhen të gjitha taksat, 15 milionë euro i dëmtojmë qytetarët si Qeveri me këtë rast edhe taksa 10 euro është në kundërshtim me Kushtetutën”

“Neni 43 duhet të hiqet krejt, në vitin 2020 mbi 200 mijë vetura të paregjistruara në treg. Nuk kem nevojë për filozofi e demagogjik kryetar”.

Ndërsa Rrustemi ka insistuar se ndryshimet e bëra janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Kjo është nismë e deputetëve, opinion ka dhënë edhe Qeveria dhe gjithçka është në rregull, nëse e keni problemin me Ligjin bazë, atëherë e  keni miratuar vet”.

Beqaj sërish ka insistuar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.

Continue Reading

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Vendi

Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026

Published

on

Sot u përmbyll me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026, një aktivitet akademik që mblodhi profesorë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë për të trajtuar temat më bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Dita përmbyllëse iu kushtua rolit të mjekësisë nukleare në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të gjirit, me ligjërata të mbajtura nga Prof. Ismet Bajrami.

Gjatë sesioneve u prezantuan zhvillimet më të fundit në përdorimin e PET/CT me 18F-FDG, biopsinë e nyjës limfatike sentinel me Tc99m dhe skanimin e kockave për vlerësimin e metastazave.

Këto metoda përfaqësojnë standardet më moderne në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit onkologjik, duke mundësuar vendimmarrje më të informuar klinike dhe përmirësim të rezultateve te pacientët.

Akademia shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Organizimi i saj dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe të ndjekjes së inovacioneve më të fundit në mjekësi.

Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj akademie, e cila u mbyll me një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe në të ardhmen e pacientëve.

Continue Reading

Live

Trump thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin dypartiak për strehimin

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se nuk do ta nënshkruajë ligjin dypartiak për përballueshmërinë e strehimit, të cilin ai e kishte quajtur “një mërzi të madhe”, por masa mund të bëhet ligj edhe pa nënshkrimin e tij, sipas Reuters.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale se po e refuzonte nënshkrimin e tij “në shenjë proteste ndaj faktit se Senati i Shteteve të Bashkuara nuk është i aftë të kalojë ligjin ‘Save America’ (Të Ruajmë Amerikën)”.

Ky projektligj për strehimin ishte një rast i rrallë i një marrëveshjeje dypartiake për një legjislacion të rëndësishëm në Kongresin thellësisht të ndarë. Ndër dispozitat e tij kryesore janë shmangia ose përshpejtimi i rishikimeve mjedisore për projektet e ndërtimit të shtëpive dhe vendosja e një tavanit për numrin e shtëpive ekzistuese njëfamiljare që mund të zotërojnë investitorët e mëdhenj të Wall Street-it.

Trump e anuloi papritur një ceremoni nënshkrimi të parashikuar për 24 qershor për t’u bërë presion republikanëve që të kalonin ligjin “SAVE America”, i cili do të kërkonte dëshmi të shtetësisë për t’u regjistruar për të votuar dhe do të krijonte një bazë kombëtare të të dhënave të votuesve duke përdorur të dhënat shtetërore. Trump ka pretenduar prej kohësh dhe në mënyrë të rreme për mashtrime të përhapura në zgjedhjet në SHBA.

Pasi ligji është miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit, ai mund të hyjë në fuqi pavarësisht nëse Trump e nënshkruan atë ose jo. Pas pranimit të projektligjit, Trump ka 10 ditë kohë për ta nënshkruar ose për të vendosur veton ndaj tij, dhe nëse nuk bën asnjërën, ai do të bëhet ligj automatikisht pa nënshkrimin e tij. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet e edicionit 2026

Published

on

By

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet, duke finalizuar një program katërditor të pasur me ligjërata shkencore, diskutime profesionale, punëtori praktike dhe aktivitete akademike të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e biokimisë, bioteknologjisë dhe shkencave biomjekësore.

Dita e katërt e Akademisë Verore solli në fokus rolin e biofizikës, biokimisë dhe diagnostikës bashkëkohore në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor, teknologjive moderne dhe praktikës klinike në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të angazhohen në diskutime profesionale mbi sfidat dhe zhvillimet më të reja në fushën e diagnostikës laboratorike, bioteknologjisë dhe shkencave të jetës.

Në ceremoninë përmbyllëse, Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, Prof. Dr. Fisnik Laha, në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau certifikata për anëtarët e Komitetit Organizativ, ligjëruesit dhe folësit kontribuues, si dhe për studentët pjesëmarrës, në shenjë vlerësimi për angazhimin, kontributin profesional dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë Akademisë Verore.

Përmes kësaj Akademie Verore, Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë konfirmoi edhe një herë përkushtimin e tij për promovimin e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik, duke krijuar një platformë që lidh dijen, praktikën laboratorike dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të shkencave shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara