Lajmet

Ministrja Nagavci tregon sukseset dhe sfidat e MASHTI-t gjatë vitit 2022

Ministrja u shpreh se i kanë kushtuar vëmendje politikave të reja në arsimin parauniversitar.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot në konferencën e fundvitit, deklaroi se fokusi i tyre ka qenë në të gjitha nivelet e edukimit.

Ajo përmendi disa nga punët e suksesshme të kryera gjatë vitit 2022, duke filluar nga edukimi i hershëm.

“Mendoj që kemi bërë një punë të mirë me finalizimin e ligjit për edukimin e hershëm, i cili ka kaluar në lexim të parë edhe në Kuvend e i cili është një dokument tepër i rëndësishëm për zhvillimin në këtë fazë të vërtetuar tashmë që është e rëndësishme për zhvillimin e secilit individ edhe të shoqërisë në përgjithësi. Pas ligjit të ri, edukimi në moshën 5 deri në 6 vjeç gjegjësisht deri në klasën parafillore do të jetë obligativ nga shtatori i vitit 2023. Për të gjithë fëmijët tanë, duke përfshirë kështu, duke rritur domethënë në 100% në këtë moshë në edukimin parafillor”, tha ajo.

Nagavci tha se janë paraparë edhe risi tjera të rëndësishme në projektligj, me çka tha se synojnë që të rrisin përfshirjen e fëmijëve nga mosha e hershme e jo vetëm të klasave parafillore.

Ministrja e MASHTI-t u shpreh se kanë miratuar edhe udhëzuesin për ushqyeshmërinë e shëndetshme në fëmijëri të hershme. Ajo potencoi se gjatë këtij viti është rishikimi i udhëzimit administrativ për përfshirjen e fëmijëve në institucionet edukativo-arsimore.

“Vëmendje të veçantë sigurisht i se i kemi kushtuar edhe infrastrukturës fizike të nevojshme për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm. Këtu do të them që përveç që kemi pasur rezultate në këtë drejtim, sigurisht që është një nga pjesët apo punët më sfidues, jo vetëm deri më tani, por edhe në të ardhmen, sepse është tepër e rëndësishme që investimet që i bëjnë, të mundëson vërtet përfshirjen, rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, por po ashtu të mirren për bazë edhe trendët e lëvizjeve, të migrimeve të popullsisë dhe të mos investohet në objekte të mëdha siç ka ndodh deri më tani, ku shpeshherë kanë mbet edhe pa fëmijë, qofshin këto shkolla, kryesisht”, tha ajo, duke shtuar se në këtë drejtim i kanë kushtuar dhe do të jetë në fokus të tyre edhe në vitin e ardhshëm, ofrimi i mundësive për edukimin e hershëm edhe fëmijëve në zonat rurale.

Ministrja u shpreh se i kanë kushtuar vëmendje politikave të reja në arsimin parauniversitar. Ajo tha se për herë të parë është ndarë buxheti prej 1.7 milionë euro për mësimdhënësit që kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nagavci potencoi se gjatë vitit 2022 në arsimin parauniversitar janë punësuar 100 asistentë dhe se për vitin 2023 është ndarë buxheti edhe për punësimin e 300 asistentve të tjerë.

Sa i përket infrastrukturës ligjore në arsimin parauniversitar, si rezultat, Nagavci përmendi miratimin e ligjit për tekstet shkollore, i cili u votua dje në Qeveri.

Si rezulatat të rëndësishëm, Nagavci përmendi edhe Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila nga shtatori i këtij viti është përdorur nga të dyja vendet. Si sukses të MASHTI-t, ministrja përmendi fillimin e pilotimit të arsimit dual.

Nagavci ceku se në kudër të sigurimit të cilësisë në shkolla profesionale, janë certifikuar 22 kordinatorë për sigurimin e cilësisë. Ministrja tha se punë jashtëzakonisht e madhe gjatë vitit të kaluar ka qenë finalizimi i strategjisë së arsimit për vitit 2022-2026, një punë ku janë angazhuar rreth 150 spacialistë të profileve të ndryshme.

Ajo tregoi se janë planifikuar 6 milionë e gjysmë euro për digjitalizimin e shkollave.

“Ne veçse kemi filluar që të fillojmë planifikimin me fokus në këtë vit të digjitalizimi. Janë ndarë te komunat udhëzuesit, janë planifiku 6 milionë e gjysmë euro për vitin e ardhshëm për digjitalizimin e shkollave tona dhe trajtimi i kërkesave që vijnë nga komunat do të bëhet në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe besoj fillimi i pasjisjes së shkollave me pajisjet e nevojshme, që do të shkojë paralelisht edhe me aktivitetet e tjera, si zhvillimi i kompetencave të mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë në mënyrë që pajisjet të shfrytëzohen në mënyrën sa më efikase për të përmirësuar edhe mësimdhënien edhe mësimnxënien e nxënësve”, u shpreh ajo.

Sa i përket arsimit të lartë, ajo theksoi se dje është finalizuar dhe votuar projektligji për arsimin e lartë, me ç’rast tha se ai i sjell disa risi.

Ministrja e Arsimit tha se për vitin 2023 buxheti do të jetë për 9 milionë e 712 mijë euro më shumë sesa në vitin 2022.

Ajo përmendi edhe ndarjen e bursave për studentët e dalluar në të gjitha nivelet e studimeve. Ajo tregoi se janë ndarë 3978 bursa për studentët për studime brenda dhe jashtë vendit.

Ndër të tjera, ministrja Arbërie Nagavci si sfidë, me të cilën janë ballafaquar gjatë këtij viti përmendi verifikim e diplomave të institucioneve të arsimit të lartë.

Live

Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Published

on

By

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.

Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.

(more…)

Continue Reading

Vendi

“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve

Published

on

By

Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT podcast periudhën e luftës në Kosovë, ku përveç punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai shërbeu edhe në spitalet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke trajtuar qindra ushtarë dhe civilë të plagosur. Ai e cilëson atë periudhë si një ndër më të vështirat e jetës së tij, duke e quajtur hapur “gjenocid” atë që ndodhte në spitalet e kohës.

Sipas Krasniqit, vetëm rreth 10 për qind e stafit shqiptar kishte mbetur në punë në spitalet publike, ndërsa ai dhe kolegët e tij punonin paralelisht: gjatë javës në QKUK, ndërsa fundjavave në spitalet ushtarake në terren. Lufta, tha ai, mori përmasa të mëdha pas rënies së familjes Jashari, kur filloi të shtohej ndjeshëm numri i të plagosurve.

Ai ka dokumentuar 1,239 pacientë të trajtuar gjatë asaj periudhe, prej të cilëve 120 kanë vdekur në spital, sidomos pas fillimit të bombardimeve, kur – sipas tij – u rritën keqtrajtimet ndaj pacientëve shqiptarë në QKUK.

Krasniqi ka shërbyer në disa zona lufte, përfshirë Malishevën, Gradicën dhe Llapin. Në korrik të vitit 1998, ai mori pushimin vjetor për t’u angazhuar në Malishevë, ku numri i të plagosurve ishte shumë i madh. Në vitin 2001, ai u angazhua edhe në zonën e Likovës, ku për 43 ditë trajtoi rreth 375 të plagosur.

Rreziku më i madh, sipas tij, ishte rruga drejt spitaleve. “Na dilnin prita. Kishin mundësi të na likuidonin apo të na rrihnin,” rrëfen ai, duke përmendur raste kur mjekë shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht.

Ai ndau edhe dëshmi tronditëse për torturat ndaj pacientëve shqiptarë në spital: rrahje, lidhje për radiatorë, djegie me cigare dhe etiketime si “terrorist” në dokumente mjekësore. Në disa raste, ai arriti të shpëtojë pacientë duke i nxjerrë fshehurazi nga spitali dhe duke i dërguar në vende më të sigurta.

Prof. Dr. Salih Krasniqi e përshkruan atë që ndodhte në sistemin shëndetësor gjatë luftës si një përpjekje të organizuar për shkatërrimin e shëndetësisë shqiptare dhe frikësimin e popullatës civile. Ai thekson se largimi i stafit mjekësor shqiptar nga repartet kyçe, si gjinekologjia, kishte për qëllim pengimin e trajtimit dhe detyrimin e popullsisë për t’u larguar nga vendi.

Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e sakrificës së mjekëve shqiptarë gjatë luftës dhe një dokumentim i rëndësishëm i asaj periudhe të errët të historisë së Kosovës.

Ju ftojmë të ndiqni episodin e parë të këtij podcasti: Podcasti

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Të kërkuara