Aktualitet

Ministrja Haxhiu priti në takim anëtarët e Komisionin për Legjislacion

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga deputeti Driton Selmanaj.

Ky Komision Parlamentar me fillim të muajit tetor ka marr vendim për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L – 057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.

Ministrja Haxhiu fillimisht e ka vlerësuar angazhimin e Komisionit dhe njëherit i ka njoftuar deputetët lidhur me dy ligjet përkatëse. Tutje Ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e Komisionit për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ndryshimet ligjore lidhur me Ligjin për KPK të cilat afektojnë gjithashtu në Ligjin për Përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj për vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatim ë Ligjit për Procedurën Përmbarimore si dhe çështjet e adresuara me ndryshim plotësimet e reja të këtij Ligji, përfshirë analizën e cila është duke u kryer si dhe procesin e ndryshim plotësimit të udhëzimet administrative për tarifat e përmbaruesve privat.

Kryesuesi i Komisionit Selmanaj, pasi shprehu disa nga problemet dhe vështirësitë në zbatimin e këtyre ligjeve, theksoi gatishmërinë e tij dhe të anëtarëve të këtij Komisioni për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ligjet e lartpërmendura dhe njoftoj Ministren Haxhiu për hapat tutje dhe komunikimin për çështjet e rëndësishme të zbatueshmërisë së këtyre ligjeve.

Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të tilla.

Continue Reading

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Bota

​Policia u del në ndihmë 5 shtetasve që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Published

on

Shërbimet e Njësisë Policore Detare u kanë dalë në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta në afërsi të Gjirit të Durrësit.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia fton qytetarët apo turistët që ndodhet në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë menjëherë Shërbimet e Njësisë Policore Detare.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Jezerc

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një vilë private në Jezerc është gjetur pa shenja jete një person.

Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personi i moshës 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Continue Reading

Aktualitet

​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, pritjet më të mëdha te Dheu i Bardhë

Published

on

Në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit. Sipas gjendjes së orës 20:09, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë me kolona deri në një kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesëdhjetë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 600 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 700 metra, me pritjet e qytetarëve gjashtëdhjetë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është 700 metra e gjatë dhe pritjet janë gjashtëdhjetë minuta.

Kolona ka edhe në Bërnjak, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është pesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesëmbëdhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Continue Reading

Të kërkuara