Lajmet

Ministrja Hajdari tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova nga marrëveshja e EFTA-s

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari ka deklaruar se marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve anëtare të EFTA-s, është një mundësi siç thekson ajo e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa, ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shumë kompani vendore, duke ju mundësuar prodhuesve të eksportojnë një sërë produktesh në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Në një konferencë për media, Hajdari ka thënë se Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës për investime.

Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës edhe për investime. Me mundësi të rritje në sektorët kyç siç janë prodhimi, shërbimet profesionale, bujqësia dhe tjerët sektor në rritje. Prandaj, marrëveshja e tregtisë së lirë është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare. Me këto negociata, për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar kohë me parë një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend ne rajon që, përveç kapitullit te tregtisë në mallra, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë në shërbime në këtë marrëveshje. Marrëveshja e Tregtisë së Lire në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s përfshin të gjitha fushat e lidhura me Politika Tregtare”, ka theksuar Hajdari.

Hajdari nënvizoi se nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore. Ndërsa ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht.

Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore, pra të gjitha produktet industriale pa kuota, tarifa, shumë produkte bujqësore, përveç disa, në sezon të ndryshme kur kanë kuota këto vende të EFTA-s dhe po ashtu bizneset shërbyese të shërbimeve profesionale. Po ashtu investitorët do të kenë mundësi të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendore duke sjellë kapital dhe teknologji moderne, duke sjellë edhe përvojat evropiane dhe duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit të energjisë dhe sektorë tjerë strategjik në vendin tonë. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve anëtarë të EFTA-s, po krijon mundësi për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e të ardhurave kombëtare. Kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo.

Ndërsa ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë një numër i madh i diasporës kosovare që jetojnë në Zvicër dhe vendet e tjera të EFTA-s.

Mirëpo, sipas njohësve të ekonomisë, sfidë në këtë marrëveshje, mbetet një klauzole në kuadër të marrëveshjes ku thuhet se produktet me përmbajtje shtazore do duhej t’i nënshtroheshin rregullave të BE-së.

Një ndër prioritetet e marrëveshjes është fuqizimi i eksportit të produkteve kosovare, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, industrisë së përpunimit dhe teknologjisë.

EFTA dhe Kosova nisën negociatat e tyre drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në qershor 2022. Midis gushtit 2022 dhe shtatorit 2024, u mbajtën katër raunde negociatash dhe disa takime ndërsesionale.

EFTA është një organizatë ndërqeveritare e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 nga shtatë shtetet e saj anëtare të atëhershme për promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj. Katër shtetet e EFTA-s janë të gjitha ekonomi të hapura dhe konkurruese të përkushtuara ndaj liberalizimit progresiv të tregtisë në arenën shumëkombëshe dhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Lajmet

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama për vrasjen e gjyqtarit: Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon përgjigjen më ekstreme

Published

on

By

Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar pas krimit brenda një salle të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku i vrarë mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit – në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Tutje, Rama shprehet se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan tutje kryeministri shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Murati: Vendimet për studentët nuk lidhen me zgjedhjet, janë zotime të dhëna që në fillim të vitit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se masat e miratuara për studentët, përfshirë bursën e mobilitetit dhe ndarjen e shumës së menjëhershme prej 100 eurove, nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit, por janë zotime të bëra që në fillim të këtij viti.

Murati tha se shpërndarja e mbështetjes është lidhur me nisjen e vitit akademik dhe se masa e tillë është zbatuar edhe më parë.

Viti akademik fillon këtë muaj; po të kishte filluar më herët, do t’i jepnim më herët. Bursa e mobilitetit është dhënë si premtim që në janar të këtij viti. Ndërlidhja është bërë me vitin akademik. Edhe ndarja e menjëhershme, as kjo nuk është hera e parë që bëhet; së paku në dy vite radhazi ka qenë mbështetje e tillë për të gjithë studentët,” tha Murati./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

KQZ thotë se për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Më 2 tetor 2025 është përrmbyllur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara