Lajmet

Ministrja Hajdari: Qeveria Kurti nuk do të largohet nga parimi i reciprocitetit me Serbinë

Këto komente Hajdari i bëri në komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë raportimit të planit për vitin 2021 të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka deklaruar të martën se Qeveria Kurti nuk do të largohet asnjëherë nga çështja e reciprocitetit me Serbinë, për shkak të parimit të barazisë për fqinjësi të mirë.

Këto komente Hajdari i bëri në komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë raportimit të planit për vitin 2021 të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Para anëtarëve të komisionit, ajo tha se së pari duhet të ngritën kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e reciprocitetit.

Hajdari tha se Qeveria Kurti nuk do të largohet nga parimi i reciprocitetit me Serbinë.

“Është mirë t’i ndajmë çështjet bilaterale me çështjet multilaterale. Unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të zbatojmë reciprocitetin. Reciprociteti është parim bazë, i barazisë dhe fqinjësisë të mirë dhe është një për një, si e di unë, që do të thotë qasja e njëjtë nga shteti fqinj, do të jetë edhe qasja jonë, është parim i barazisë. Dhe, ne asnjëherë si qeverisje Kurti, nuk do të largohemi nga parimi i reciprocitetit” tha ajo.

Ndërsa deputeti i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se Qeveria Kurti ka thyer parimin bazë që kishte dhënë gjatë fushatës, pasi nuk vendosi reciprocitetin me Serbinë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja pyeti se çka parasheh Ligji për Konkurrencën.

“Çka ka ndodhur saktësisht me atë udhëzim administrativ dhe nëse ka diçka që ka adresu”, pyeti ai.

Ministrja Hajdari tha se kanë trashëguar një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm, të nënshkruar nga ish-ministri i këtij digasteri, Vesel Krasniqi, e të cilin tha se e kanë dërguar në hetuesi.

“Por, në Ligjin e karburanteve të lëngëta të naftës, ne do të akomodojmë tërësisht përmirësimin e tregut të naftës në Kosovë[…]Ne kemi njoftuar organet kompetente për hetim për këtë proces sepse është një veprim i jashtëligjshëm që ka ndodhur në MINT”, u shpreh ajo.

Gjatë raportimit në komision, ministrja Hajdari shpalosi prioritet e këtij viti të ministrisë që ajo udhëheq, me ç’rast tha se do të rishikojnë dhe aprovojnë Ligjin për Investime të Huaja, Ligjin për zonat ekonomike dhe Ligjin për Investimet Strategjike.

Duke folur për investitorët strategjik, ajo ka deklaruar se tek Ligji për investime strategjike kanë hasur në devijime për shkak të interesave personale ose të qeverisë të kaluar, por për çka shtoi se nuk dëshiron të gjykojë.

“Jemi në situatë të palakmueshme si qeveri, kemi aplikacione në fushën e energjisë që parashohin tarifa nxitëse” tha Hajdari.

“Në udhëzimin administrativ të vitit 2018 lidhur me Ligjin për Investime Strategjike janë larguar kriteret të cilat ishin në interes nacional… […] Në këtë rast, më së shumti kemi aplikacione në fushën e energjisë, që parashohin tarifa nxitëse që nuk janë në interes të popullatës tonë. Ne do të iniciojmë, jo më larg se në qershor, politikën për investime, dhe pastaj ligjet do t’i adaptohen politikës dhe kritereve për investime”, shtoi ajo.

Kryetari i komisionit, Ferat Shala, kërkoi nga ministrja Hajdari që të tregojë se çka do të ndodhë me investitorët strategjikë që tashmë janë kualifikuar dhe po presin një përgjigje. Lidhur me këtë, ai i parashtroi disa herë pyetje ministres Hajdari, e cila iu përgjigj se për hapat e mëtejmë po presin opinionin ligjor të Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë prezantimit të planit njëvjeçar të ministrisë që e udhëheq, Hajdari tha se mungojnë politika për investime, politika për eksport si dhe politika për tregti. Teksa shtoi se tashmë ndodhen para inicimit të politikave për ndërmarrësi dhe për tregti.

E prioritet të veçantë, ministrja Hajdari tha se i kanë dhënë përmirësimit të klimës së të bërit biznes.

Ajo foli edhe për Gjykatën Komerciale, e cila tashmë është në proces, teksa fli edhe për domosdoshmërinë për atasheheve ekonomike në vendet e Evropës.

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara