Lajmet

Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Kanadasë për të marrë pjesë në një konferencë të rëndësishme për Ukrainën. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për situatën në Ukrainë dhe për përpjekjet ndërkombëtare për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë qëndrimit të saj në Kanada, Gërvalla ka pasur një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Ky takim thekson marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Kanadasë, si dhe angazhimin e përbashkët për të mbështetur popullin ukrainas në këtë periudhë të vështirë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla shprehu se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është një dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit për një paqe të qëndrueshme. Ajo theksoi solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas dhe rëndësinë e mbështetjes përmes programeve që janë duke u implementuar. Ministrja gjithashtu nënvizoi angazhimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon, duke e bërë të qartë se vendi i saj është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ndihmën ndaj atyre që e kanë të nevojshme.

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari: U pajtova të ndërpritet tregtimi i energjisë me HSE, marrë parasysh faktin se ZRrE kishte fuqi ligjore të marrë masa ndëshkuese

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëshmitari Edmond Nulleshi, të hënën deklaroi se nuk ishte pajtuar me argumentet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për të mos blerë rrymë nga kompanitë që nuk ishin të licencuara. Por, meqenëse ZRrE-ja kishte autoritet shqiptimin e masave ndëshkuese, u pajtua që të respektohet qëndrimi i saj.

Nulleshi ka qenë në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK gjatë viteve 2022-2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Përkundër faktit se nuk pajtoheshim me argumentet e ZRrE-së, marrë parasysh se ka fuqi ligjore për të marrë masa ndëshkuese, isha pajtuar që të ndërpritet tregtimi me këtë kompani (HSE) dhe të respektohet qëndrimi i ZRrE-së”, tha Nulleshi.

Dëshmitari sqaroi se kontrata për blerje të rrymës me kompaninë sllovene HSE ishte bërë bazuar në parimin e reciprocitetit, pa pasur nevojë për licencë të kësaj kompanie, me arsyetimin se Sllovenia si shtet nuk i kërkon licencat për kompanitë që tregtojnë rrymë.

Më tutje, Nulleshi theksoi se për procesin e licencës janë të parapara dy mënyra- e para që kompanive që tregtojnë rrymë u kërkohet licencam ndërkaq e dyta që në rast se shteti nga vjen kompania tregtuese e rrymës nuk kërkon licencë- zbatohet parimi reciprocitetit, duke mos kërkuar as ne si shtet licencën.

Sipas tij, në rastin konkret kompania HSE që vinte nga Sllovenia, duhej të funksiononte bazuar në parimin e reciprocitetit.

Nulleshi tha se kompanitë KESCO, KEDS, dhe KOSST, kishin zbatuar rekomandimin e ZRrE-së që me këtë kompani të mos tregtonin rrymë, me arsyetimin se nuk kishte licencë.

Ai gjithashtu shtoi se ZRrE-ja e kishte monitoruar një periudhë kohore punën e Korporatës Energjetike të Kosovës, për çka kishte lëshuar rekomandime, për të cilat me qëllim të adresimit të tyre brenda KEK-ut ishte formuar grupi punues.

Nga të gjeturat e grupit punes, Nulleshi tha se është përpiluar një draft-raport që i ishte dorëzuar Zyrës për tarifa dhe Zyrës ligjore, që në kuadër të tij shënohej fjalia se pavarësisht argumenteve të ZRrE-së, të njëjtat duhet të respektohen.

Por, sipas Nulleshit, kur ishte dërguar si dokument nga KEK-u te ZRrE-ja ishte hequr si fjali, e që tha se nuk është i sigurt se kush e ka hequr atë.

Nulleshi deklaroi se sa ishte këshilltar, veprimet i kishte ndërmarrë bazuar në kompetencat ligjore që ka gëzuar. Tha se çmimi i rrymës atëkohë ndërronte brenda ditës dhe se kompania HSE ishte me peshë në tregun e rrymës elektrike.

Lidhur me kompaninë HSE, dëshmitari Nulleshi tha se nga ajo që ka dijeni, është se si kompani ishte agjent për import të energjisë elektrike të KESCO-s.

Pas përfundimit të dëshmisë së Nulleshit, seanca u ndërpre dhe e radhës pritet të vazdojë në janar 2026./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

​Osmani viziton klubin e futbollit “Drita”

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë.

Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja dhe perspektiva të qarta për komunitetin lokal.

Vizita vazhdoi edhe te klubi i futbollit “Drita”, ku Osmani i përgëzoi futbollistët dhe stafin për rezultatet e arritura si në nivel vendi, ashtu edhe në garat evropiane, ku paraqitjet e tyre kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe energjinë e qytetit, duke theksuar se Gjilani mbetet një shembull i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme./S.K/KP/Rtsh/

Continue Reading

Të kërkuara