Lajmet

Ministrja franceze kritikohet pasi dyshohet se keqpërdori paratë një fondi kundër radikalizmit

Schiappa njoftoi krijimin e “Fondit Marianne” në prill 2021.

Published

on

Ministrja franceze, Marlene Schiappa, e cila u bë tituj këtë javë për një fotosesion në Playboy, është në qendër të akuzave për keqpërdorim të supozuar të parave nga një fond kundër radikalizmit i krijuar pas prerjes së kokës së një mësuesi.

Schiappa, e cila mbulon ekonominë sociale dhe shoqatat, udhëhoqi krijimin e një fondi prej 2.5 milionë eurosh në punën e saj të mëparshme në ministrinë e brendshme.

Ai synon të financojë luftën ndaj “separatizmit” pas vrasjes së mësuesit të historisë Samuel Paty në vitin 2020 nga një ekstremist islamik.

Por gazetarët nga transmetuesi France 2 dhe e përjavshmja Marianne hodhën dyshime javën e kaluar mbi punën e kryer nga një organizatë bamirëse me bazë në Paris, e cila ishte një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike.

Ministria e Brendshme ka filluar një auditim dhe prokurorët e Parisit konfirmuan për AFP se po shqyrtonin një ankesë të paraqitur nga një komitet ndërministror kundër radikalizmit.

Anëtarët e familjes së Patit thanë të martën se ata ishin“veçanërisht të lënduar nga zbulimet e fundit… në lidhje me përdorimin e dyshimtë të subvencioneve… dhe mungesën e kontrolleve”.

“Emri i Samuel Patit nuk duhet të jetë kurrë dhe në asnjë mënyrë instrument për skema të tilla”, shtuan ata.

Schiappa njoftoi krijimin e “Fondit Marianne” në prill 2021.

Fondi do të “financonte njerëz dhe shoqata që do të flasin për të promovuar vlerat e republikës dhe për të luftuar kundër narrativave separatiste, veçanërisht në mediat sociale dhe platformat online”, tha ajo në atë kohë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona të arrestuar për narkotikë në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në tri raste të ndara për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në Podujevë, një burrë, shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një burrë, shtetas i huaj, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një person lëndohet rëndë pas sulmit nga disa persona në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, më 18 nëntor, rreth orës 19:00, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet në kërkim nga policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ishte kanosur nga një burrë. I dyshuari është intervistuar më 18 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa ai do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

Në Lipjan, një grua ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një grua tjetër. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj disa viktimave. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet përkatëse policore.

Një rast tjetër është raportuar në Gjilan, ku një burrë është arrestuar më 18 nëntor, nën dyshimin se kishte kanosur një burrë tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Jakup Krasniqi vazhdon qëndrimin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Published

on

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të qëndruar pranë familjes, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara